E Hënë, 04.29.2024, 07:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BETOHEN DEPUTETËT, PASTAJ ME 91 VOTA META ZGJIDHET KRYETAR I RI I KUVENDIT

E Martë, 09.10.2013, 12:03pm (GMT+1)



TIRANË - Përveç mbështetjes së mazhorancës, kryetarit të LSI-së Ilir Meta iu besua drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë edhe nga 8 deputetë të opozitës. Në votimin e fshehtë që u zhvillua në Kuvend, kandidatura e Metës mori 91 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim. Ajo që ra në sy në listën e deputetëve që propozuan kandidaturën e Metës për këtë post ishte fakti se kjo listë kryesohej nga kryeministri i sapodekretuar Edi Rama.

Në fillim të seancës së Kuvendit, komisioni i verifikimit të mandateve bëri të ditur se nuk konstatoi asnjë pavlefshmëri gjatë verifikimit të mandateve të 140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Pas leximit të konkluzioneve të raportit nga Armando Subashi, deputetët bënë betimin njëri pas tjetrit. Sipas rregullores parlamentare, drejtuesi i seancës, Namik Dokle, lexoi tekstin e betimit dhe secili nga ligjvënësit u ngrit në këmbë duke thënë "Betohem".

ILIR META ZGJIDHET KRYETAR I PARLAMENTIT ME VOTA
Ora: 12:45 - Kreu i LSI, Ilir Meta zgjidhet kryetar i parlamentit me 91 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim. 137 deputetë morën pjesë në votim. Lista e deputetëve që kishin firmosur kandidaturën e Metës kryesohej nga Edi Rama.

PERFUNDON VOTIMI, NIS NUMERIMI I VOTAVE
Ora 12:35 - Ka zgjatur rreth gjysmë ore votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit. 137 deputetë votuan në mënyrë të fshehtë, pro ose kundër kandidaturës së Ilir Metës. Komisioni i votimit, i përbërë nga 5 anëtarë, ka nisur menjëherë procesin e numërimit të votave.

VOTOHET PER KRYETARIN E RI TE PARLAMENTIT parlament votohet per kryetarin e ri te tij
Ora 12:00 Deputetët po votojnë në mënyrë të fshehtë, pro ose kundër zgjedhjes së Ilir Metës si kryetar i ri i Parlamentit të Shqipërisë. Meta garon i vetëm për postin e kryetarit të Kuvendit.

KUVENDI NIS PROCEDURAT PER ZGJEDHJEN E KRYETARIT TE RI
Ora 11:45 - Pas betimit të deputetëve, Kuvendi nisi pikën tjetër të rendit të ditës, atë të zgjedhjes së kryetarit të legjislativit. Si anëtarë të komisionit të votimit, kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruci propozoi deputetët Spartak Braho dhe Ermonela Felaj.
Në emër të LSI-së, Petrit Vasili propozoi Luan Ramën, ndërkohë që Edi Paloka në emër të grupit të PD-së propozoi deputetët Igli Cara dhe Keltis Kruja.
Kryesuesi i seancës Namik Dokle lexoi propozimin për emërimin e Metës në krye të Kuvendit. Lista e deputetëve që kishin firmosur kandidaturën e Metës kryesohej nga Edi Rama.
Deputetet ne seancen e dyte lexojne BalkanWeb
parlamenti sheh BW
KOMISIONI I VERIFIKIMIT TË MANDATEVE: NUK U GJETËN RASTE PAVLEFSHMËRIE
Ora 11:30 - Komisioni i verifikimit të mandateve nuk konstatoi asnjë pavlefshmëri gjatë verifikimit të mandateve të140 deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Armando Subashi lexoi konkluzionet e komisionit, duke nënvizuar vetëm rastin e Vasil Bicajt, i cili ka deklaruar se refuzon të bëjë betimin duke hequr dorë nga mandati i deputetit.
"Në lidhje me këtë rast, i takon kryesuesit të seancës të veprojë në bazë të rregullores së Kuvendit."- tha Subashi.

"KQZ ka marrë vendimin përfundimtar për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve i cili përfshin nurin e votave dhe mandateve. Sipas këtij vendimi mandatet janë ndarë: ASHE 83 mandate, PS 65, LSI 16, PBDNJ 1, PKD 1 mandat. APMI 57 mandate, PD 50, PR 3, PDIU 4 mandate. Mandatet e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë janë të vlefshme."- thuhet në konkluzionet e komisionit.

Vendin e Vasil Bicajt pritet ta zërë kandidati pasardhës në listën e PD-së për Lezhën, Mhill Fufi.

SOT BETOHEN DEPUTETET
Ora 08:00 - Dje Kuvendi celi punimet e seancës së parë të legjislativit të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Seanca i mbylli punimet në orën 18:22, duke zgjatur kësisoj vetëm 12 minuta.

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha dhe pasardhësi i tij, Edi Rama shmangën qoftë edhe një shtrëngim duarsh ndërkohë që nuk munguan përshëndetjet e kortezisë mes deputetëve të të dyja krahëve.

Sikundër ishte bërë e ditur, punimet e Parlamentit të ri i çeli, Namik Dokle, që në bazë të rregullores është deputeti i dytë më i vjetër në moshë pas Berishës që më herët bëri publik vendimin e tij për të refuzuar hapjen e seancës.

Në fjalën e tij, Dokle nuk harroi të vinte në dukje nisjen e seancës pa bojkot nga palët, teksa u bëri apel grupeve parlamentare për
bashkëpunim dhe mirëkuptim në respekt të votës së popullit.

Kuvendi më pas miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve të 140 deputetëve të rinj. Kjo procedurë, sipas rregullores parlamentare, i hap rrugën zgjedhjes së organeve drejtuese të Kuvendit. Komisioni përbëhet nga 9 deputetë: 4 nga Partia Socialiste (Armando Subashi, Ermonela Felaj, Besnik Bare dhe Vexhi Muçmata); 1 nga Lëvizja Socialiste për Integrim (Vangjel Tavo) dhe 4 nga Partia Demokratike e opozitës (Voltana Ademi, Oerd Bylkbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani).
Gjatë kësaj seance u zgjodh edhe Sekretaria e Përkohshme e Kuvendit, me anëtarë 3 deputetët më të rinj të Kuvendit, (Ylli Shehu, Olta Xhaçka dhe Klajda Gjosha).
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI NISHANI MANDATON RAMËN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE (09.10.2013)
News24, EDI PALOKA - KAM AMBICIE NË POLITIKË, SI NATYRË JAM TEPËR OPOZITAR (09.10.2013)
Zëri - KOSOVA LEGALIZON KOMPANINË ILEGALE SERBE 'ELEKTROKOSMET' (09.10.2013)
BLLACË - TRANSPORTUESIT MAQEDONAS I BËJNË BLLOKIM TOTAL KUFIRIT (09.10.2013)
Kohavision, FATOS LUBONJA - RAMA NUK DO TA NDRYSHOJË IMAZHIN E SHQIPËRISË, ËSHTË I LIDHUR ME OLGARKËT - META I KATËRFISHOI VOTAT ME VJEDHJELubonja - Ne shqiptarët jemi qytetarë të dorës së dytë në vetë shtetin tonë (09.10.2013)
PAS PAK PRESIDENTI TAKON RAMËN - PRITET DEKRETIMI I KRYEMINISTRIT TË RI (09.10.2013)
KOSOVA DHE SHQIPËRIA E MBËSHTESIN DEKLARATËN PËR SIRINË (09.09.2013)
PROKURORI LLALLA KËRKON TË NDALET HOVI I DUKURISË MASIVE TË NDËRTIMEVE TË PALIGJSHME ANEMBANË SHQIPËRISË (09.09.2013)
U MBLODH KUVENDI I RI I SHQIPËRISË (09.09.2013)
KOSOVË - ARRESTOHEN DY ZYRTARË TË LARTË TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË (09.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]