E Hënë, 04.29.2024, 06:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Rubikon, MISHA GLENNY - NË SHTETET E REJA TË BALLKANIT KISHTE INTERESA MAFIOZE, JO PATRIOTIZËM

E Martë, 09.10.2013, 07:54pm (GMT+1)




Prishtinë, 10 shtator - RUBIKON ka nisur  sonte sezonin e dhjetë  me intervistën ekskluzive me autorin e librit "McMafia", Misha Glenny. Ai rrëfen prapaskenat e luftërave në ish-Jugosllavi, të cilat sipas Glenny u zhvilluan për interesa klanore, kriminale dhe kontrabandë, e nuk kishin të bënin fare me  religjionin apo identitetin kombëtar.

Luftërat në ish-Jugosllavi u zhvilluan më tepër për përfitime ekonomike dhe krim të organizuar të elitave në pushtet, sesa për qëllime patriotike, ka thënë autori i librit "McMafia", Misha Glanny, në një intervistë ekskluzive për emisionin Rubikon të KTV-së.

Glenny ka thënë se patriotizmi nuk ka ekzistuar në asnjërin nga shtetet e reja të Ballkanit, por vetëm kontrabanda dhe interesi kriminal, e të vetmi që po pësoni ishin civilët, të cilët po vriteshin.

Ai ka shpjeguar se arsyeja pse gjatë shkrimit të librit "McMafia" nuk është përqendruar fare te kosovarët dhe shqiptarët, ishte fakti se ai donte të theksonte se kjo nuk kishte të bënte fare me pritjet kombëtare në drejtim të aktiviteteve kriminale.

"Dhe, ajo që më ka bërë përshtypje është se krejt mënyra se si po i përshkruanim luftërat në ish-Jugosllavi, si luftëra që kishin të bënin me religjionin apo identitetin kombëtar, diçka tjetër po na ikte, diçka shumë fundamentale, që ishte se luftërat kishin të bënin me elitat, veçanërisht me elitat e serbëve dhe kroatëve, që përpiqeshin të kapnin sa më shumë para që ishte e mundur, përderisa ndodhte ndarja, ata e inkurajonin ndarjen, duke privatizuar asetet shtetërore, për shembull; duke i vendosur miqtë e tyre nëpër pozitat kryesore në qeveri dhe biznese, e kështu me radhë...... Kjo kishte lidhje me aktivitetin e krimit të organizuar dhe i gjithë territori u bë zonë kyç për diçka edhe më të madhe që po ndodhte, që ishte pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik", ka thënë Misha Glenny, autor i librit " McMafia".


Gazetari britanik për KTV-në ka treguar se si CIA-a përpiqej ta arrestonte Arkanin gjatë takimit të tij me një biznesmen shqiptar nga Kosova.

Për çfarë ai është i bindur se ka pasur edhe bashkëpunime në vijën e parë të frontit gjatë luftës, bashkëpunime ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.

Ai thotë se nuk ishte sekret që UÇK-ja merrte fonde edhe nga tregu i narkotikëve, dhe këtë e kanë  ditur edhe agjencitë e zbulimit nga Gjermania dhe Franca në veçanti, por gjithashtu edhe nga Britania dhe SHBA-ja.

Por, sipas Misha Glennyt, kah fundi, kur lufta u bë serioze, u bë sistematike dhe ne kemi parë shumë individë nga Kosova dhe Shqipëria duke bërë shumë para, duke bërë shuma të mëdha parash. Dhe, ju keni ndarjen e njëjtë sa i përket pabarazisë së pasurisë në Kosovë, që është një ndarje shumë dramatike, njëjtë sikurse është në Serbi, Bosnjë apo në Maqedoni.  Dhe, kjo është ngaqë njerëzit që janë përfshirë në biznesin e ndërtimit të shtetit, ishin gjithashtu të interesuar që edhe vetë, personalisht, të ishin shumë të pasur...... Shumë nga kjo tregti ka qenë e paligjshme, nuk është e thënë që gjithçka të ketë lidhje me narkotikët, ka shumë të bëjë me pasurinë e parave. Dhe, ekziston edhe misteri pse ka aq shumë pompa benzine në Kosovë, unë e kam parë që ka shumë pompa benzine në Kosovë, për çfarë nevojiten gjithë ato?

Kontrabandimi i cigareve, i narkotikëve, por dhe trafikimi i grave, sipas  Glennyt, ishin edhe arsyet e nisjes se konflikt të brendshëm ndërmjet komunitetin shqiptar dhe atij maqedonas...

E krejt kjo, sipas tij, ndodhi kur maqedonasit vendosën të zgjerohen në këtë biznes dhe u bë një tollovi dhe mund të them se ishte lufta për kontrabandimin e cigareve.   

Misha Glenny tha se Marrëveshja e Ohrit ndodhi, ngase ky konflikt rreth cigareve kërcënonte të përhapej dhe të shndërrohej në konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni, që do të ishte katastrofë për të gjithë. Atëherë, ajo çfarë saktësisht ndodhi në Maqedoni është se BE-ja pati kërkesa për anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në BE. Duke e bërë Marrëveshjen e Ohrit, ajo i dha statusin e kandidatit, edhe pse Maqedonia nuk ishte aspak e gatshme për këtë status.

Gazetari dhe historiani britanik ka folur edhe për bisedimet Kosovë Serbi, ai thotë se baronesha Catherine Ashtonit bëri punë shumë të kujdesshme, të balancuar mirë dhe diplomatike, duke i bërë Daçiqin dhe Thaçin të ulen bashkë dhe të bisedojnë.

Por edhe pse ia doli t'i nxiste ata të bënin marrëveshje, kjo nuk ishte marrëveshje e Ashtonit, kjo ishte marrëveshje që kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë arritën vetë.

Misha Glenny thotë se Gjingjiqi u vra absolutisht  në stilin mafioz për arsye patriotike, e pjesërisht kriminale, pjesërisht politike dhe pjesërisht ekonomike, absolutisht dhe në stil mafioz.

Ndërsa shprehet se Kosova përjetoi dhjetë vjet humbje tragjike pas vdekjes së Gjingjiqit.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRISHTINA KËRKON NGA SHKUPI TË MOS E PËRSHKALLËZOJË SITUATËN (09.10.2013)
GREQIA BËN STËRVITJE USHTARAKE PRANË GRAMOZIT - KUNDËR UÇK DHE UÇÇ (09.10.2013)
BETOHEN DEPUTETËT, PASTAJ ME 91 VOTA META ZGJIDHET KRYETAR I RI I KUVENDIT (09.10.2013)
PRESIDENTI NISHANI MANDATON RAMËN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE (09.10.2013)
News24, EDI PALOKA - KAM AMBICIE NË POLITIKË, SI NATYRË JAM TEPËR OPOZITAR (09.10.2013)
Zëri - KOSOVA LEGALIZON KOMPANINË ILEGALE SERBE 'ELEKTROKOSMET' (09.10.2013)
BLLACË - TRANSPORTUESIT MAQEDONAS I BËJNË BLLOKIM TOTAL KUFIRIT (09.10.2013)
Kohavision, FATOS LUBONJA - RAMA NUK DO TA NDRYSHOJË IMAZHIN E SHQIPËRISË, ËSHTË I LIDHUR ME OLGARKËT - META I KATËRFISHOI VOTAT ME VJEDHJELubonja - Ne shqiptarët jemi qytetarë të dorës së dytë në vetë shtetin tonë (09.10.2013)
PAS PAK PRESIDENTI TAKON RAMËN - PRITET DEKRETIMI I KRYEMINISTRIT TË RI (09.10.2013)
KOSOVA DHE SHQIPËRIA E MBËSHTESIN DEKLARATËN PËR SIRINË (09.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]