E Premte, 04.26.2024, 11:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Bush: Largohem nga Shtëpia e Bardhë pa hidhërim
E Mërkurë, 01.21.2009, 11:40am (GMT+1)

Ish presidenti Xhorxh Bush tha pas kthimit në qytetin Midlend të Teksasit se ai u largua nga Shtëpia e Bardhë pa hidhërim dhe se kthimi në shtëpinë e tij është një moment i bukur. Ai dhe zonja e tij Laura u përcoll për tek helikopteri nga Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Mishel. Helikopteri kishte destinacion bazën ajrore  Andrew ku e priste avioni Air Force One, ishte i njëjti avion, por me emërtim tjetër, Air Force 7000, me të cilin Bush do të shkonte në Dallas në shtëpinë e tij të re.
Zoti Bush dhe zonja e tij ishin të ftuarit e nderit në një ceremoni mikpritëse të zhvilluar në qytetin Midlend pasi u larguan nga Uashingtoni pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit Barak Obama.
Zoti Bush u tha gazetarëve duke qeshur se objektivat e tij të reja shtëpiake përfshijnë tanimë punë si korrja e barit të shtëpisë së tij.
Por duke folur me nota më serioze ai tha se ka në plan të shkruajë një libër mbi tetë vjetët e mandatit të tij.
Ish presidenti i ka lënë një sërë problemesh pasardhësit të tij, përfshirë dy luftra dhe një ekonomi në krizë.
Sipas traditës  zoti Bush i la një shënim presidentit Obama në sirtarin e një tavoline në Zyrën Ovale. Një zëdhënëse e zotit Bush tha se në këtë shënim shprehen urime për zotin Obama, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e tij.

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"All we can do, all this we will do" - "Gjithçka që mund ta bëjmë, do ta bëjmë" - Të ngrihemi për të ndërtuar Amerikën - Nga Barak Obama, Presidenti i SHBA (01.21.2009)
Barak Obama betohet, është Presidenti i 44-t i Amerikës (01.20.2009)
Obama vjen në emër të Rilindjes Amerikane - Editorial i Voal-online (01.20.2009)
Presidenti Bush u lë lamtumirën udhëheqësave botërorë (01.20.2009)
Obama Day  - veprimtaritë e Obamës në orët në prag të përurimit (01.20.2009)
Filloi epoka Obama - dy milionë të pranishëm në ceremoni (01.20.2009)
Duke pritur Obamën - Zezakët Amerikanë me autobus në Uashington për të përjetuar historinë (01.20.2009)
Në prag të përurimit popullariteti i Obamës arrin kulmin bashkë me kremtimet (01.19.2009)
Presidenti i zgjedhur Obama, një ditë para inaugurimit nderoi kujtimin e Martin Luther King-ut (01.19.2009)
Barak dhe Mishel Obama marrin pjesë në festimet me rastin e inaugurimit (01.19.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]