E Mërkurë, 05.01.2024, 10:49pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
"New York Times" (Editorial) - Presidenti Obama
E Enjte, 01.22.2009, 04:01pm (GMT+1)

 

"E derisa dita e inagurimit të presidentit të 44-të të SHBA-ve vazhdoi me parada dhe festime, imazhi që mbeti ishte ai i presidentit të 44-të, i cili arriti të përqafonte simbolizmin, por dhe të ngrihej mbi të".


-
Nuk ka pasur mungesë imazhesh të fuqishme ditën e përurimit të Barack Obamas si president.
Ato fillonin me njeriun me plot besim në vete, që mundi të gjitha klishetë e politikës tradicionale dhe kritikat se ishte tepër i ri, i papërvojë, shumë i zi, apo kishte edhe nga ata që e akuzonin se nuk ishte i zi sa duhet, për të marrë postin e presidentit në një vend të ndarë nga dallimet racore në një numër rrugësh të turpshme.
Turma që morri pjesë në ceremoninë e betimit i mundi këto ndarje, së paku për një ditë, ndonëse shpresojmë edhe për më gjatë.
Mijëra njerëz erdhën nga çdo skaj i vendit që përballet me jo pak kriza e rreziqe dhe prapë ishin shumë optimistë për udhëheqësin e tyre të ri.
Në fjalimin e tij inagurues presidenti Obama i dha njerëzve qartësinë dhe respektin për të cilin kishin kaq shumë nevojë.
Në fjalimin 20 minutësh ai fshiu tetë vitet e zgjedhjeve false dhe politikave të dështuara të George Bushit dhe premtoi që ta riangazhonte Amerikën me idealet e saj më të çmuara.
"Në këtë ditë ne jemi mbledhur se kemi zgjedhur shpresën ndaj frikës dhe unitetin e qëllimit mbi konfliktin. Sot ne jemi mblëedhur të deklarojmë fundin e premtimeve fallse e dogmave që për një kohë të gjatë i kanë marrë frymën politikës sonë", tha Obama në fjalimin e përurimit.
Fjalimi nuk ishte programatik, por e bëri të qartë se Obama i sheh problemet e vendit dhe synon t'i rregullojë ato.
Obama nuk harroi të thoshte se do të ribënte qeverinë në mënyrë të tillë që ajo t'i shërbente realisht qytetarëve.
"Pyetja që shtrohet sot nuk është nëse qeveria jonë është shumë e madhe apo shumë e vogël. Çështja ka të bëjë me atë se sa funksionale është qeveria, a po i ndihmon familjet të gjejnë punë me një rrogë të denjë, a po ua mundëson qytetarëve të kenë kujdesin shëndetësor që mund ta përballojnë financiarisht dhe një pensionim me dinjitet", tha Obama.
Obama ishte tepër i qartë në dënimin e ideologjive të dështuara për tregje të pakontrolluara. Ai theksoi se kriza e fundit dëshmon se "pa një sy vigjilent tregu mund të dalë jashtë kontrollit".
Z. Obama nuk u tërhoq nga plani i tij ambicioz për të rimëkëmbur ekonominë. Ai nënvizoi se "gjendja ekonomike kërkon veprime të guximshme" për të ndërtuar rrugë dhe ura, stacione elektrike, rrjete dixhitale dhe transformimin e shkollave.
Pas më shumë se shtatë vjetësh duke dëgjuar deklaratat e Bushit që përdornin frikën për të justifikuar një luftë shkatërruese dhe të panevojshme është një ndjesi e madhe lehtësimi të dëgjosh Obaman të hedhë poshtë si false zgjedhjet "mes sigurisë sonë dhe idealeve tona".
E derisa dita e inagurimit të presidentit të 44-të të SHBA-ve vazhdoi me parada dhe festime, imazhi që mbeti ishte ai i presidentit të 44-të, i cili arriti të përqafonte simbolizmin, por dhe të ngrihej mbi të.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Obama takohet me këshilltarët ekonomikë dhe të sigurisë (01.22.2009)
Presidenti Obama merr mesazhe urimi nga udhëheqës botërorë - Sarkozi, Berluskoni, Merkel, Mandela ... (01.22.2009)
Hillari Klinton konfirmohet nga Senati si Sekretare Shteti e SHBA-ve (01.22.2009)
Thaçi: Presidenti Rugova do të ketë vlerësim historik (01.22.2009)
Presidenti Obama në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë (01.21.2009)
Bush: Largohem nga Shtëpia e Bardhë pa hidhërim (01.21.2009)
"All we can do, all this we will do" - "Gjithçka që mund ta bëjmë, do ta bëjmë" - Të ngrihemi për të ndërtuar Amerikën - Nga Barak Obama, Presidenti i SHBA (01.21.2009)
Barak Obama betohet, është Presidenti i 44-t i Amerikës (01.20.2009)
Obama vjen në emër të Rilindjes Amerikane - Editorial i Voal-online (01.20.2009)
Presidenti Bush u lë lamtumirën udhëheqësave botërorë (01.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]