E Hënë, 05.20.2024, 04:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Profili i Angela Merkelit, kurorëzuar nga Forbes gruaja më e fuqishme në botë
E Enjte, 10.29.2009, 09:02am (GMT+1)

 

 

 

Është kancelarja e parë në Gjermani dhe ka bërë një rrugë të gjatë për të qenë gruaja më e fuqishme në botë, siç e ka kurorëzuar revista Forbes:

ANGELA MERKEL është paraqitur në zgjedhje me tregues pëlqimi dhe popullariteti të pashembullt. Por nëse zgjedhjet nuk ia garantonin një koalicion të qëndrueshëm të qeverisjes, rrezikonte katër vite të vështira dhe ndoshta edhe fillime të një zemërimi pezmatues brenda CDU-së.

Merkel, 55 vjeçe, prej të cilave 35 të përshkuara në ish RDGJ e 20 në politikën federale, ka thyer shumë rekorde në jetën e saj. Është gruaja e parë kancelare, e para nga lindja e vendit, një karrierë marramendëse me aq shumë mbiemra: "vajza", siç e thërriste babai politik i saj

Helmut Kohl i cili i kooptoi në qeveritë e tij të pas vitit 1991, ''Angie" e "Nëna", nëna e kombit, tani. Lindur në Hamburg më 17 korrik 1954 nga një prift protestant e nënë arsimtare, Merkel është rritur në RDGJ. Diplomohet në fizikë, anëtarësohet në lëvizjen e vitit 1989 të Rilindjes Demokratike të RDGJ e pastaj kaloi në CDU. Kthesa e madhe arrin më 1999, kur, pas skandalit të fondeve të zeza në CDU, pas distancimit nga babai-zotëri Kohl: në vitin 2000 bëhet lidere e CDU, më 2002 bëhet kryetare grupi parlamentar në Bundestag e më 2005 kancelare. Armët e saj janë durimi, aftësia taktike dhe arti i eleminimit të armiqve. Aq sa Schroeder ishte egocentrik, po aq ajo është modeste, dhe ndoshta për këtë iu pëlqen gjermanëve.

Vishet pa tepërime: pantollona të njëjtë dhe xhaketa me ngjyra të ndezura, gjerdan metali rreth qafës. Pas beretave tradicionale, tani ka gjetur një stil alla Thatcher. Për jetën private thotë se i pëlqejnë tortat me boronica dhe se të premten ia jep të shoqit, kimistit Joachim Sauer, listën e blerjeve. Zëri i saj është i qetë dhe i njëjtrajtshëm, mimika e kufizuar (i mban krahët në formë gjysmëhakur si në Yoga, thonë mediat). Biografi Gerd Langguth e ka përkufizuar "sfinkse", duke ia lënë për këtë fajin formimit të saj në RDGJ. Arritja e koalicionit me liberalët e FDP e ka forcuar atë në krye të Gjermanisë dhe i ka bërë të ulen zërat ndjellakëqinj për të ardhmen e qeverisjes së saj./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.ansa.it)

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Holanda nuk e ndryshon qëndrimin për Serbinë (10.29.2009)
NASA lëshon raketë të re (10.28.2009)
Doris Pak: Pa e zgjidhur problemin me Kosovën, Serbia nuk do të ketë të ardhme integruese (10.28.2009)
Arrin në 5 numri i viktimave të gjetura në Tisa (10.28.2009)
Kompania Belleair sjell për herë të parë 3 Airbus A320 (10.28.2009)
Bildt: Vonesa për Shqipërinë "teknike" (10.28.2009)
Xhorxh Soros, ky do të jetë shekulli i Kinës (10.28.2009)
Tragjedia e Tisës - konfirmohet vdekja e Elvira Jahës, 23 vjeçare (10.27.2009)
Kosova promovohet në CNN, BBC dhe Euronews (10.27.2009)
Karaxhiçi, komandant i spastrimit etnik (10.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]