E Djelë, 04.28.2024, 04:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BILL KLINTON: KOSOVA SHEMBULL. JAM KRENAR PËR JU!
E Djelë, 11.01.2009, 03:12pm (GMT+1)

 


Ish-Presidenti Bill Klinton u ndje dhe njëherë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vizitën në Kosovë. Lule dhe thirrje gezimi nga qindra kosovare mbushen rruget ku kaloi ish-numri 1 i Amerikes. Liderët e Kosovës e falenderuan për ndihmën e çmuar ndaj Kosovës në kohën kur ai ishte President. "Faleminderit, Z. President", ishte shprehja që u dëgjua më shpesh sot nga salla e parlamentit të Kosovës nga kreu i shtetit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Thaci kryeparlamentari Krasniqi, ku deputetët u mblodhën për të dëgjuar ish-presidentin e SHBA-ve Bill Klinton. Në fjalën e tij të gjatë para parlamentarëve kosovarë, Klinton iu përgjigj mirënjohes së kosovarëve se "ndjehet krenar për Kosovën, dhe se kosovarët po ashtu duhet të ndjehen krenar për veten e tyre".


"Ndoshta jeni 2 milionë apo 200 milionë, por nësoj do të ishte fuqia e shembullit tuaj... duhet të jeni shembull dhe krenar për atë që keni kaluar", tha mes duartrokitjeve Klinton. Kosova nuk është më ajo që ishte në vizitat e mëparshme dhe këtë Presidenti e vërtetoi me fjalët, "Duhet të jeni shumë krenar, ju keni konsoliduar institucionet demokratike që i keni ndërtuar, keni ngritur shtypin e lirë, partitë më të mëdha janë duke punuar së bashku, jeni pjesë e BB, FMN dhe së shpejti do të jeni dhe në BE, NATO etj". Sipas Klinton edhe puna që ka bërë shteti kosovar me etnitetet është për tu përgëzuar. "Puna që keni bërë për të siguruar serbët, ju jeni shembulli më i mirë".
Nën historitë e tij si ish-president, fëmijë, diplomat, Klinton solli edhe shembullin sesi ai vetë nga një familje e varfër dhe pa shkollë u bë një ditë President. Dhe Klinton e bëri të ditur jo pa qëllim këtë shembull duke i rrëfyer kosovarëve se duhet të besojnë tek e ardhmja, gjithmonë. "Besoj se e ardhmja do te jetë ndryshe. Kur linda në një fshat të varfër dhe asnjë nga ne nuk kishte mbaruar shkollë, por familja kishte vetëm fermerë, dhe askush nuk ndihej i shtypur, por askush nuk u ndje i shtypur se besonim se do të ndryshonim të ardhmen. Unë mendoj se keni bërë shumë, mund të krijoni një popull një shtet të fuqishëm dhe të jeni në rajon një vend i përfitimeve", u shpreh Klinton.
Ne fjalen e tij , Klinton nuk harroi te pershendese kontributin e cmuar te Presidnetit te ndjere Ibrahim Rugova dhe tu percillte kosovareve pershendetjet nga Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton.

Pak para fjalës së Klinton, liderët kosovarë, Sejdiu, Thaci e Krasniqi nga salla e Kuvendit përshëndetën vizitën e Bill Klinton. Të emocionuar liderat i bënë të ditur ish-presidentit se nuk do ta harrojnë kurrë kontributin e çmuar që ai dha për Kosovën. "Ne kujtojmë angazhimin tuaj në kohën kur luftonim për liri", tha në liderat gati në një gojë. Për krerët e shtetit, puna filloi pikërisht kur u vulos liria e Kosovës. "Ne jemi të vetëdijshmë për përgjegjësitë që na takojnë, dhe po punojmë fort për të zhvilluar Kosovën", tha në fjalën e tyre Sejdiu e Thaci. (http://www.voal-online.ch)


MBËRRITI NË PRISHTINË ISH PRESIDENTI AMERIKAN BILL KLINTON

ISH PRESIDENTI AMERIKAN BILL KLINTON SOT NË PRISHTINË


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EVROPA E LIRË: BILL KLINTON ARRIN NË KOSOVË (11.01.2009)
MBËRRITI NË PRISHTINË ISH PRESIDENTI AMERIKAN BILL KLINTON (11.01.2009)
RTK: NDEROJMË SOT BILL KLINTONIN - HEROIN AMERIKAN TË KOSOVËS (11.01.2009)
Disa rrugë të kryeqytetit të Kosovës do të jenë të mbyllura për automjetet (11.01.2009)
ISH PRESIDENTI AMERIKAN BILL KLINTON SOT NË PRISHTINË (11.01.2009)
Bush: Rënia e Murit të Berlinit, vullnet i njerëzve (10.31.2009)
KOSOVA GATI PËR BILL KLINTONIN (10.31.2009)
Bush, Gorbaçov e Kol bashkë në Berlin (10.31.2009)
Seancë informimi në Kongres mbi zgjedhjet vendore në Kosovë (10.30.2009)
Tentojnë për të shpëtuar Tarçullovskin nga krimi në Luboten (10.30.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]