E Martë, 04.30.2024, 04:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GUVERNATORI FULLANI IU KËRKOI BANKAVE TË SHTOJNË KREDITË PËR EKONOMINË

E Shtunë, 03.01.2014, 08:05am (GMT+1)



Në Tiranë, Banka e Shqipërisë u kërkoi bankave private që të mbështesin më fort zhvillimin e vendit, duke lëshuar më shumë kredi për firmat prodhuese. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, zhvilloi një takim me drejtuesit e bankave vendase. Ai theksoi se tani që qeveria po u kthen firmave borxhet e vjetra është koha që bankat t'i përdorin këto fonde për të mbështetur planet e reja të biznesit. Zoti Fullani tha se në marrëveshje me FMN dhe Bankën Botërore Shqipëria do të pastrojë bilancet me kreditë e këqija pa asnjë pasojë mbi sistemin bankar dhe financiar. Kjo është edhe një nxitje shtesë që ato të lehtësojnë kriteret e kredidhënies.
"‹"‹

Banka e Shqipërisë u bëri thirrje bankave private që të marrin pjesë në zhvillimin e ekonomisë së vendit, duke mbështetur me sa më shumë kredi projektet e biznesit për investime dhe zgjerim prodhimi. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi në një takim vjetor me përfaqësues të gjithë bankave në vend se gjallërimi i kredisë do të përmirësojë ekonominë, duke lënë pas kreditë me probleme. Ai tha se bankat nuk po shfrytëzojnë sa duhet masat nxitëse për të zgjeruar kredidhënien. Sipas tij, bankat duhet të ulin çmimin e kredive të reja dhe të ristrukturojnë kreditë e vjetra. Zoti Fullani tha se sfida e ekonomive rajonale është pastrimi i bilanceve negative dhe se çdo kredi me probleme duhet parë si një mundësi e re.

Banka qendrore shprehu optimizmin se rritja ekonomike këtë vit do të jetë më e qëndrueshme. sepse qeveria e re po u kthen firmave private borxhet e prapambetura nga qeveria e mëparshme, duke lehtësuar gjendjen e tyre financiare. Zoti Fullani tha se ky është një çast i përshtatshëm për bankat, për të rigjallëruar kreditimin. Banka e Shqipërisë beson se kthimi i borxheve të vjetra të qeverisë ndaj firmave private do të sjellë një zinxhir përmirësimesh tek bankat, tek vetë kompanitë private dhe tek rindërtimi i gjithë planeve të tyre të punës dhe të investimeve. Firmat kanë projektuar shtimin e punës dhe po kërkojnë financime nga bankat, dhe kështu hallkat e ekonomisë pritet të kthehen në normalitet, parashikoi banka qendrore.

Në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit Shqipëria ka këmbëngulur që kreditë me probleme të mos fshihen nga tabelat dhe bankave t'u rikthehet cdo vlerë sado e vogël. Këto qëndrime vlerësohet se kanë shërbyer për qëndrueshmërinë e sistemit bankar dhe për sigurinë e depozitave. Shqipëria së fundi ka rënë dakord me FMN dhe Bankën Botërore që të pastrohet bilanci i bankave nga kreditë e humbura dhe pa shpresë arkëtimi. Ky pastrim i bilanceve do të bëhet pa asnjë efekt financiar në sistemin bankar shqiptar, dhe për këtë është hartuar një projekt-ligj, i cili pritet të miratohet së shpejti nga parlamenti. (za)

 
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIKTIMA E PARË E GRIPIT TË DERRAVENë Shqipëri autoritetet njoftuan sot se një 30 vjeçare shtatzënë humbi jetën. Gruaja kishte patur edhe simptoma të tjera e vuante dhe nga diabeti (02.28.2014)
KOSOVË - JANË NË RRITJE RASTET E DHUNËS NË SHKOLLA (02.28.2014)
GJYKATA KUSHTETUESE RRËZON KËRKESËN E PD-së PËR XHUKËN (02.28.2014)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - DHUNA E EKSTREMISTËVE SERBË, PROBLEM NUMËR NJË NË KOSOVË (02.28.2014)
ALEKSANDËR ARVIZU - EKONOMIA DHE KORRUPSIONI ISHIN MË KEQ NGA SA MENDOHEJ, DUHEN ARRESTIME, HETIME DHE DËNIME NDAJ ZYRTARËVE TË LARTË (02.28.2014)
AUSTRIA PREMTON TA MBËSHTESË KOSOVËN (02.28.2014)
VUÇIÇ HAP FUSHATËN ZGJEDHORE NË KOSOVË (02.28.2014)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - KORRUPSIONI ËSHTË SHKELJA KRYESORE E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI (02.28.2014)
KUVENDI I SHQIPËRISË - OPOZITA E REVOLTUAR PËR SHKARKIMIN E KRYEINSPEKTORES SË VERIFIKIMIT TË PASURIVE, BERISHA PARALAJMËRON DESTABILIZIM (02.27.2014)
AUTORITETET GREKE BLLOKOJNË AUTOBUSËT SHQIPTARË NË KAKAVIJË (02.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]