Debore ne Tropoje
Tiranë, 17 Prill /ATSH- Ministria e Mbrojtjes ka nisur sot një helikopter Cougar, kërkim-shpëtimi, drejt qytetit të Bajram Currit për të ndihmuar zonat e thella të Tropojës për shkak të dëborës së madhe.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë lëvizjen, pas kërkesës së Drejtorisë së
Përgjithshme të emergjencave civile për të çuar ndihma në zonën e
Bjeshkëve të lumit të Gashit, në komunën Tropojë e Vjetër.
Sipas informacioneve më të fundit në këtë zonë janë të bllokuar si rezultat i motit të keq 13 persona dhe 120 krerë bagëti.
Trashësia e deborës në këtë zonë shkon deri në 1 metër.