E Enjte, 05.16.2024, 08:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

NGA LUFTA NË PAQE - OBAMA DO TA PRANOJË ÇMIMIN NOBEL


E Enjte, 12.10.2009, 08:36am (GMT+1)

   

 

WASHINGTON - Obama është i treti president i SHBA në detyrë, përkrah Theodore Roosevelt dhe Woodrow Wilson, të fitojë çmimin. Jimmy Carter u nderua dy dekada pasi la detyrën. Të tjerë laureatë të Nobelit të Paqes përfshijnë  Nelson Mandela, Martin Luther King Jr. dhe Nënë Tereza.

 

Obama do ta pranojë çmimin nëntë ditë pasi urdhëroi 30 000 trupa amerikane më shumë në Afganistan për të kapur momentumin kundër Talibanëve. Shpallja e trupave kaq afër ceremonisë së Nobelit ishte një "përkim interesant i historisë" që nuk e dëmton presidentin, tha një zyrtar i lartë i administratës.

 

Ai do ta marrë çmimin në një ceremoni në Hollin e Qytetit Oslo duke filluar nga ora 7 pasditë me orën e lindjes, pasi të ketë fluturuar gjatë natës nga Washingtoni. Ndihmësit thanë se Obama, i njohur për retorikën e tij të fortë, ishte duke punuar ende në fjalimin që do të zgjasë nja 20-25 minutra edhe në orët pak para udhëtimit.

 

Në një sinjal ndaj amerikanëve se ekonomia e dobësuar e SHBA dhe shkalla 10 për qind e papunësisë mbeten përparësia e tij kryesore, Obama mbajti një takim me anëtarë të Kongresit të SHBA në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar krijimin e vendeve të punës pak para se të fluturonte për në Norvegji.

 

 

Amerikanët mbeten të shqetësuar për ekonominë, duke zbritur shkallën miratuese ndaj Obamës nën 50 për qind ose më poshtë dhe ndoshta duke lënduar Partinë e tij Demokratike në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

 

Disa sondazhe thonë se ndërsa shumë amerikanë janë krenarë se Obama po merr çmimin, një shumicë ndihet të pamerituar.

 

Shumë njerëz, përfshirë disa në Shtëpinë e Bardhë, u habitën kur komiteti I Nobelit shpalli në tetor se po vlerësonte me çmimin e paqes Obamën për "përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve" dhe përmendte nxitjen e tij ndaj çarmatimit bërthamor.

 

Kritikët e quajtën vendimin të papjekur, ngaqë Obama, i cili mori detyrën në janar, ka pasur pak arritje të prekshme ndërsa përballet me sfida që nga lufta në Afganistan dhe projektet bërthamore të Iranit e të Koresë së Veritu deri te ndryshimet e klimës.

 

Obama pritet të bashkohet me liderët e tjerë botërorë në Kopenhagë javën e ardhshme në konferencën e OKB-së për ndryshimin e klimës, ndonëse ende legjislacioni për shkurtimin e gazrave ndotëse është strukur ende në Kongresin e SHBA.

 

DUKE ZGJERUAR QARKUN

 

Zyrtari i administratës tha se Obama nuk do ta shmangë nga fjalimi i tij në Oslo luftën në Afganistan dhe do t'i trajtojë kundërthëniet në dukje të një presidentit të kohës së luftës vendi i të cilit është përfshirë në dy luftëra tek merr çmimin e paqes.

 

"Aktualisht ai ka një numër iniciativash të politikësh së jashtme dhe të sigurisë kombëtare, të cilat janë përcaktuar të gjitha për të çuar drejt arritjes së paqes dhe sigurisë në botë. Aty përfshihen përpjekjet tona në Afganistan, përpjekjet tona kundër ekstremizmit," tha zyrtari.

 

Obama do të trajtojë çështje si drejtimin e konfliktit afgan, tha zyrtari, duke shtuar se Obama do të trajtojë çështjen nëse e meritoi çmimin.

 

"Ai e ndjen se gjithsesi ai nuk e ka fituar çmimin ende. Ai është në fillim të presidencës së tij dhe gjithsesi në fillim të punës së tij në emër të paqes."

 

Në kohën e shpalljes, Obama tha se ishte i befasuar dhe tejet i përvujtë, por do ta pranonte çmimin si një "thirrje për veprim" në përballje me sfidat e Shekullit të 21-të.

 

"Unë do të thoshja se presidenti e kupton dhe përsëri do të pranojë se ai nuk i përket të njëjtit diskutim si Mandela dhe Nënë Tereza," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs të mërkurën.

 

"Por mendoj se presidenti është krenar për çfarë ka ndërmarrë Shtëpia e Bardhë për ta riangazhuar botën."

 

Është besuar gjerësisht se Obama do ta përmirësojë imazhin global të Amerikës pas tetë viteve presidencë të  George W. Bush, i cili mënjanoir aleatët me politikat e tij kryesisht unilaterale, si ajo e vitit 2003 e pushtimit të Irakut nën udhëheqjen e SHBA./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.reuters.com)

Ross Colvin


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NESËR OBAMA MERR ÇMIMIN NOBEL TË PAQES (12.09.2009)
PRESIDENTI GYL NESËR NË TIRANË (12.09.2009)
HYSENI: ASGJË NUK E ANULON PAVARËSINË E KOSOVËSNga Melazim Koci, Hagë (12.09.2009)
The Washington Post - Shkenca politike e KopenhagësNga Sarah PALIN  (12.09.2009)
Gjenerali amerikan mbështet strategjinë e presidentit Obama për Afganistanin (12.09.2009)
Ambasadori Hamiti dorëzoi letrat kredenciale te Mbretëresha Elizabeta II (12.08.2009)
KRYEMINISTRI BERISHA: 8 DHJETORI, DITA E NGADHËNJIMIT TË IDEALIT EVROPIAN TË RINISË SHQIPTARE (12.08.2009)
Petersen: BE të kërkojë nga Beogradi të mos ndërhyjë në Kosovë (12.08.2009)
SHBA. LËRENI TË QETË PAVARËSINË E KOSOVËS!Nga MELAZIM KOCI, Hagë (12.08.2009)
Presidenti amerikan Obama dhe kryeministri turk Erdogan diskutojnë Iranin dhe Afganistanin (12.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]