ILIR META URON ISA MUSTAFËN PËR ZGJEDHJEN NË KRYE TË KUVENDIT TË KOSOVËS
E Enjte, 07.17.2014, 08:12pm (GMT+1)
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një kumtese bën me dije, se kryetari i saj, Isa Mustafa, ka pranuar një telefonatë urimi nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
"Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, uroi kryetarin Mustafa me rastin e zgjedhjes së tij në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës", thuhet në këtë njoftim, ndërsa sipas të njëjtës, të dy janë zotuar për bashkëpunim të ndërsjellë parlamentar dhe shkëmbimin e përvojave më të mira parlamentare.
www.voal-online.ch
|