E Premte, 04.26.2024, 04:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NJË MUAJ NGA VRASJA E ARTAN SANTOS - DOSJA KTHEHET PËR PLOTËSIM NË POLICI

E Djelë, 07.27.2014, 08:40am (GMT+1)



TIRANE - Kur është mbushur plot një muaj nga dita kur bankieri Artan Santo u qëllua për vdekje në zonën e ish-Bllokut, policia dhe prokuroria ende nuk ka ndonjë të dyshuar për krimin e rëndë dhe një pistë konkrete për vrasjen.

Zyrtarisht Prokuroria e Përgjithshme tha për "GSH" se dosja "Santo" i është kthyer për hetime të mëtejshme policisë së Tiranës, e cila nëse siguron prova, njofton menjëherë prokurorinë. Hetimet për vrasjen e bankierit të njohur janë në pikën zero, pas lirimit të dy kushërinjve Saimir e Klodian Gjozi, të cilët u mbajtën të arrestuar për 15 ditë dhe më pas rifituan lirinë.

Edhe pse Policia e Shtetit tha se në duart e kushërinjve u gjetën shenja baruti, gjykata vendosi t'i lirojë, pasi prokuroria nuk solli para saj prova për implikimin e tyre në krimin e rëndë. Në fakt, vrasja e bankierit Santo konsiderohet si një nga dosjet më të vështira për t'u zbardhur, pasi sipas policisë, vrasësit janë mjaft profesionistë dhe krimi ka qenë i mirëorganizuar.

Sa u përket pistave, prokuroria ka ngritur disa të tilla, ku më kryesorja lidhet me detyrën e Artan Santos si bankier. Përgjatë këtij muaji, prokurorët kanë mbledhur të gjitha provat që mendohet t'i shërbejnë hetimit dhe kanë pyetur dëshmitarët okularë dhe personat që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR KRIME LUFTE DO TË NDIQEN 23 SHQIPTARË (07.27.2014)
ZHDUKJA E DËSHMIVE TË DHUNIMEVE TË LUFTËS (07.27.2014)
ANGAZHIM I VONUAR PËR TË DHUNUARAT E LUFTËS (07.27.2014)
51 VJET MË PARË BINTE TËRMETI NË SHKUP - QYTETIN MË TË MADH SHQIPTAR TË KOHËSPasuan shpërngulje masive të shqiptarëve - për të mos u rikthyer më në qytetin e tyre (07.26.2014)
ISA MUSTAFA THOTË SE BLLOKU LDK-AAK-NISMA I JEP KOSOVËS QEVERI TË QËNDRUESHME DHE ME INTEGRITET (07.26.2014)
Përfundon vizita e Ministres së Jashtme të Italisë Mogherini në TiranëGJATË PRESIDENCËS ITALIA KA PËRPARËSI AFRIMIN E BEOGRADIT ME TIRANËN (07.26.2014)
JAHJAGA I KUNDËRPËRGJIGJET PRAPË SHUMICËS SË RE QEVERISËSEPresidentja tha se hapat e mëtejmë për ndërtimin e institucioneve do të jenë në pajtim me ligjet dhe kushtetutën. (07.26.2014)
SHQIPËRIA, KOSOVA DHE MALI I ZI ARRIJNË MARRËVESHJE PËR KUFIRIN TREPALËSH (07.26.2014)
'PAJTUESIT E GJAQEVE', TRAFIKANTË TË VËRTETIMEVE PËR AZIL POLITIK - 4 MIJË EURO PËR NJË DOKUMENT FALSPërgjimi i telefonatave çon në kapjen e tyre (07.26.2014)
VETËVENDOSJE - TË MOS VONOHEMI, ËSHTË E DOMOSDOSHME TË ARRIHET MARRËVESHJA ME LDK-AAK-NISMA (07.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]