E Premte, 04.26.2024, 08:19am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS I JEP PLOTËSISHT TË DREJTË PDK-së

E Premte, 08.22.2014, 12:28pm (GMT+1)



PRISHTINE - Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës Kryeparlamentar. Gjatë seancës konstituive, sipas Gjykatës, janë shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës. Gjykata e ka njohur PDK-në si grupin më të madh parlamentar dhe të drejtën që ajo të ketë Kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë Gjykata ka deklaruar se seanca e datës 17 korrik nuk ka qenë e realizuar.  

Vendimi i plotë:

Të enjten, më 21 gusht 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe votoi në rastin KO119/14, lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 05-V-001, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.
Kërkesa u parashtrua në Gjykatë, më 18 korrik 2014, nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese vendosi si në vijim:
I. njëzëri, të DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
II. me shumicë votash, TË KONSTATOJË që:
a. mbledhja dhe procedura e ndjekur pas pezullimit të seancës konstitutive, më 17 korrik 2014, nga Kryesuesja, për shkak të mungesës së kuorumit, kanë shkelur nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene;
b. Vendimi Nr. 05-V-001, i 17 korrikut 2014, është jokushtetues, si për nga procedura e ndjekur, ashtu edhe për nga përmbajtja, pasi nuk ishte grupi më i madh parlamentar ai që propozoi Kryetarin e Kuvendit dhe, rrjedhimisht, është i pavlefshëm;
c. Seanca konstituive e Kuvendit, që ka filluar më 17 korrik 2014, nuk është realizuar plotësisht, konkretisht nuk janë zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Rrjedhimisht, Kuvendi duhet ta përfundojë seancën konstitutive duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët në pajtim me nenin 67 (2) në lidhje me nenin 64 (1) të Kushtetutës dhe me Kreun III të Rregullores së punës që zbaton këto nene dhe në pajtim me këtë Aktgjykim.

Teksti i plotë i Aktgjykimit do t'u dorëzohet palëve, do të postohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në kohën e duhur."


-thuhet në vendim.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRETH 30 ORGANIZATA SHQIPTARE KUNDËR JANULLATOSIT (08.22.2014)
MBETJET MORTORE SILLEN NGA RUDNICA NË KOSOVË (08.22.2014)
ANULOHET LIRIMI ME KUSHT I ISMET HAXHËS (08.22.2014)
NDËRKOMBËTARËT E KOSOVËS - ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NUK DO TË PRODHONIN REZULTATE TË PRANUESHME (08.22.2014)
SUPERVJEDHJA E BANKËS SË SHQIPËRISË - PROKURORIA FIRMOS FLETËTHIRRJEN PËR FULLANIN (08.22.2014)
Zëri i Amerikës, RUDINA SESERI - BORDI MBIKËQYRËS DHE GUVERNATORI FULLANI KANË DËSHTUAR (08.21.2014)
VJEDHJA NË BANKËN E SHQIPËRISË, RAMA - DUHEN VEPRIME TË KUJDESSHME (08.21.2014)
ZBULIMI - KISHA E PARË NË BOTË U NDËRTUA NË KOSOVË (08.21.2014)
U MBYLL SEANCA DËGJIMORE E GJYKATËS KUSHTETUESE (08.21.2014)
VJOSA OSMANI - SEANCA E KUVENDIT E 17 KORRIKUT ISHTE LEGALE (08.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]