ISA MUSTAFA - PDK PROPOZON E PARA, POR KRYEKUVENDARIN E ZGJEDHIM NE
E Martë, 08.26.2014, 06:47am (GMT+1)
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se PDK do ta propozojë e para kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por nëse nuk arrin ta marrë shumicën, do të gjendet hapësira kushtetuese që Blloku, që ka shumicën ta zgjedh Kryetarin e Kuvendit.
Mustafa thotë se ngërçi politik i krijuar duhet të zgjidhet në Kuvend, me votë të deputetëve.
Kreu i LDK-së, deklaroi në një intervistë për "˜Epoka e Re' (numri i së martës) se Qeveria gjithëpërfshirëse nuk e ka asnjë kuptim, as demokratik e as racional.
Thotë se koalicioni LDK-AAK-Nisma është i vendosur për ta çuar deri në fund, duke përjashtuar çdo mundësi të koalicionit me PDK-në.
"Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja por nuk jemi të gatshëm të lëshojmë pe nga projekti ynë", tha Mustafa.
Sipas tij, vullneti i popullit nuk mund të përkufizohet me 30 për qind të votave, por me shumicën.
Mustafa thotë se Blloku e ka votën e pakicave dhe se presin prapë votat e tyre në Kuvend dhe për Qeverinë.
Mustafa thotë se PDK do ta propozojë e para kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por nëse nuk arrin të marrë shumicën, do të gjendet hapësira kushtetuese që Blloku që ka shumicën ta zgjedhë Kryetarin e Kuvendit.
www.voal-online.ch
|