E Martë, 05.14.2024, 10:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KËSHILLI I BANKËS SË SHQIPËRISË - TË PLOTËSOHET STRUKTURA DREJTUESE

E Enjte, 09.11.2014, 07:34am (GMT+1)


Në Shqipëri Këshilli Mbikqyrës i Bankës Qendrore kërkoi sot plotësimin sa më shpejt të strukturës drejtuese të saj, pas arrestimit të guvernatorit Ardian Fullani dhe Inspektores së Përgjithshme Elivar Golemi. Aktualisht Këshilli funksionon me tre anëtarë mangut dhe një tjetër që ka dhënë dorëheqjen. Në përfundim të një mbledhjeje të zhvilluara gjatë ditës, Këshilli nënvizoi përmes një deklarate se zhvillimet në tregjet financiare janë të qëndrueshme.
"‹"‹
Banka e Shqipërisë duket se po drejtohet në kushtet e emergjencës pas tronditjes që mori nga skandali i vjedhjes e më pas arrestimi në fundjavë guvernatorit Ardian Fullani, dhe vendimi i Këshillit Mbikqyrës për shkarkimin e tij. Aktualisht drejtimi i Bankës i ka kaluar automatikisht zëvendës guvernatores Elizabeta Gjoni. Vetë Këshilli, nga 9 anëtarë, ka mbetur tani vetëm me 6, pasi dy vende janë mbajtur vakante prej disa muajsh. Ndërkohë që një tjetër anëtar, Ardian Civici, paraqiti dje dorëheqjen. Në deklaratën e tij, Këshilli "ndonëse çmon se përcaktimet ligjore janë të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë edhe në situatën aktuale, shpreh nevojën për organizimin e drejtimit të institucionit në një kohë të shpejtë".

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se ndërhyrjet në Bankën e Shqipërisë do të jenë të shpejta por pa u ngutur, ndërsa nuk dha ndonjë afat të qartë kohor se kur do të duhet të bëhen. Në parlament ka mbërritur kërkesa për shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani, por ajo nuk është futur në rendin e tij të ditës e nuk ka kaluar ende as në komisionin përgjegjës, atë të Ekonomisë. Për pasojë, kjo cështje nuk do të mund të trajtohet gjatë seancës së nesërme të parlamentit.

E paqartë është dhe shpejtësia me të cilën do të veprohet për përzgjedhjen e guvernatorit të ri, i cili zgjidhet nga parlamenti, me propozim të presidentit. Guvernatori i zgjidhet ndërmjet anëtarëve të Këshillit, e për pasojë, duket se pa përfunduar plotësimi i të paktën katër vendeve që kanë mbetur bosh, nuk mund të flitet për një emër të ri.
Ndërkohë parlamenti nuk ka bërë asnjë hap edhe lidhur me Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës, një funksion tërësisht në kompetencën e tij, pasi është ai që e emëron dhe shkarkon. Inspektorja aktuale Elivar Golemi, u arrestua po ashtu në fundjavë, në të njejtën kohë me guvernatorin. Ndaj saj, që prej javës së shkuar ka dhe një kërkesë për shkarkim, nga Komisioni i Ekonomisë. Por as për këtë nuk ka asnjë vendim për të nisur procedurat. Këshilli Mbikqyrës i Bankës i kujtoi sot parlamentit se "ligji nuk siguron vazhdimësinë e funksionit të Inspektorit të Përgjithshëm, në kushtet e mungesës së tij".
Ndërkohë, Këshilli Mbikqyrës në deklaratën e tij foli për një situatë të qëndrueshme të tregjeve financiare, për një ecuri të nivelit të depozitave dhe një situatë të qëndrueshme në zhvillimin e veprimtarisë së bankave.

Më herët edhe shoqata e bankave që veprojnë në Shqipëri, u shpreh në të njejtën linjë. "Stabiliteti i bankave tregtare në vend nuk është cënuar. Sistemi  bankar shqiptar mbetet likuid, i mirë kapitalizuar, me një rritje të vazhdueshme dhe një  performancë të qëndrueshme", nënvizon shoqata në një deklaratë të lëshuar pas zhvillimeve të fundit në Bankën Qendrore.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI OBAMA - OBJEKTIVI YNË, DOBËSIMI DHE SHKATËRRIMI I GRUPIT TERRORIST ISIL (09.11.2014)
MONSINJOR MASAFRA - VIZITËN E PAPËS E PRESIM ME SHUMË GËZIM (Intervistë) (09.10.2014)
ALBIN KURTI - MARRËVESHJA, FILLIM I NJË NDRYSHIMI TË MADH NË KOSOVË (09.10.2014)
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA LAN-VETËVENDOSJE (09.10.2014)
SHBA DËRGOJNË NJË ZËVENDËSAMBASADOR SHQIPTAR NË PODGORICËBegzat Bix Aliu, diplomati i parë shqiptaro-amerikan që punon në departamentin e Shtetit Amerikan (09.10.2014)
KINA PREMTON AUTOSTRADËN SHQIPËRI-MAQEDONI (09.10.2014)
PAS LUFTËS NË KOSOVË AFËR 800 VETËVRASJE (09.10.2014)
ZËRI I AMERIKËS - VETËVENDOSJE I BASHKOHET KOALICIONIT LDK-AAK-NISMA (09.10.2014)
SOT SHPALLET MARRËVESHJA LAN-VV (09.10.2014)
GAFA E PRESIDENTIT NISHANI - E QUAN PRESHEVËN 'SERBIA E JUGUT' (09.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]