E Premte, 04.26.2024, 04:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NDËRKOMBËTARËT - AS KËSAJ RADHE NUK PO NDËRHYJMË NË KRIJIMIN OSE MOSKRIJIMIN E INSTITUCIONEVE

E Shtunë, 09.13.2014, 01:17pm (GMT+1)



Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe ambasadori britanik, Ian Clif, deklaruan se Kosova, nuk është në një krizë institucionale, edhe pse që nga data 8 qershor, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, Kosova ende nuk i ka institucionet e reja.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se gjendja aktuale politike, në të cilën gjendet Kosova, nuk ka nevojë për ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar në Kosovë.

"Kemi një proces demokratik dhe nuk shoh ndonjë krizë. Gjithçka është një proces demokratik dhe keni pasur zgjedhje shumë të mira. Patëm disa pyetje në gjykatë, që është demokratike edhe për vendet e tjera. Le të shohim se çka do të ndodhë në javën e ardhshme. Ne nuk interferojmë, ata (politikanë) nuk kanë nevojë për ndërhyrjen tonë, ne nuk duam të interferojmë dhe nuk mendoj se Kosova ka nevojë për ndërhyrjen tonë", ka thënë Zhbogar.

Ai ka theksuar se për të ardhmen e Kosovës, nevojitet një zgjidhje e drejtë që të ketë një Qeveri dhe Parlament dhe të shkohet tutje.

"Ka shumë punë për t'u bërë dhe le të shkohet përpara", ka shtuar Zhbogar.

Edhe ambasadori britanik, Jan Klif, tha se deri me tash nuk sheh ndonjë krizë sa i takon formimit të institucioneve.

Ai, deklaroi se duhet të mbështetur Gjykatën Kushtetuese dhe se vendimet e institucioneve të pavarura duhet të respektohen.

"Mendoj se do të ishte shumë e dëmshme nëse i kontestojmë vendimet e Kushtetueses. Ne e kemi mbështetur punën e Gjykatës edhe në të kaluarën edhe në aspektin teknik. Natyrisht, ka të atillë që e kritikojnë punë e Gjykatës, sepse nuk e pëlqejnë atë zgjidhje, por është një proces normal", ka deklaruar Cliff.

Ambasadori Clif ka thënë, po ashtu, se komuniteti ndërkombëtar nuk do të ndërhyjë në formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

"Ne në Britani natyrisht e mbështesim pavarësinë e Kosovës, ne mbështesim integritetin territorial të Kosovës, po nuk është puna jonë që të zgjedhim se kush duhet të jetë kryeministër, kush do të jetë ministër i Ambientit, këto janë gjëra për politikanët e Kosovës", është shprehur ambasadori Clif, duke shtuar se këtë proces janë duke e përcjellë nga afër.

Zhbogar dhe Cliff i bënë këto komente derisa bashkë me presidenten Atifete Jahjaga janë nisur me tren nga Prishtina në Pejë, në aktivitetet për shënimin e manifestimit "Ditët e Trashëgimisë Kulturore".

Ndryshe, presidentja Atifete Jahjaga të shtunën, edhe pse është pyetur nga gazetarët për një përgjigje lidhur me gjendjen aktuale politike, ajo nuk është përgjigjur.

Mirëpo, gjatë javës që po lëmë pas, Jahjaga kishte thënë se: "Krijimi shpejt i institucioneve tona, do të garantojë funksionim demokratik të shtetit, do të tregojë aftësinë tonë për të menaxhuar krizat dhe gatishmërinë tonë për të gjetur vetë zgjidhjet që do të çojnë drejt përmbushjes së pritjeve të qytetarëve tanë për një shtet të përparuar, të përgjegjshëm dhe të respektuar si dhe pjesë të familjes euroatlantike".

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, që ishte planifikuar të mbahej më 12 shtator, është shtyrë për të enjten e ardhshme, me datën 18 shtator.

Ky vendim pasoi takimin që kryesuesja e seancës Flora Brovina zhvilloi me partitë politike, ku morën pjesë vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe komunitetet pakicë.

Brovina pati njoftuar se takimi është thirrur për shkak të kërkesës urgjente të Listës Serbe, për t'u shtyrë seanca konstituive, e paralajmëruar për 12 shtator.
rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VIZITA NË TIRANË - PAPA FRANÇESKU NUK PRANON QË HASHIM THAÇI TË JETË PJESË E TAKIMEVE (09.13.2014)
SHBA - POLITIKA MAQEDONASE, RECETË SI SHKATËRROHET SHTETI (09.13.2014)
KOALICIONI PASZGJEDHOR - 'LISTA SERBE' MË PARË NUK KISHTE SHPREHUR SHQETËSIME NDAJ VETËVENDOSJES (09.13.2014)
KOSOVË - KRIZA AKTUALE ËSHTË LOJË E BEOGRADIT QË SYNON TA DËRGOJË KËTË VEND NË ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME (09.12.2014)
PËRKUJTOHET 16 VJETORI I VRASJES SË AZEM HAJDARIT (09.12.2014)
KOALICIONI PASZGJEDHOR - E PAPRANUESHME SHTYRJA E SEANCËS, JEMI GATI TË TAKOHEMI ME PRESIDENTEN E KOSOVËS, NËSE NA FTON (09.12.2014)
BRUKSELI NUK KA ASGJË KUNDËR QË BISEDIMET ME SERBINË T'I UDHËHEQË ALBIN KURTI (09.12.2014)
KOSOVË - ÇDO VIT ASGJËSOHEN MESATARISHT 700 HEKTARË TOKË BUJQËSORE (09.12.2014)
ISA MUSTAFA - PDK DHE GJYKATA KUSHTETUESE TË NA SQAROJNË: SI MUND TA FORMOJNË QEVERINË PA SHUMICËN PARLAMENTARE (09.12.2014)
SKANDAL - NË JUGOSLLAVI JANË SHITUR 10 MIJË FËMIJË PËRGJATË 40 VITEVE TË FUNDIT (09.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]