KOALICIONI PASZGJEDHOR - E PAPRANUESHME SHTYRJA E SEANCËS, JEMI GATI TË TAKOHEMI ME PRESIDENTEN E KOSOVËS, NËSE NA FTON
E Premte, 09.12.2014, 01:13pm (GMT+1)
Ka përfunduar takimi i Bllokut në të cilin është diskutuar për shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
I mandatuari për kryeministër nga Blloku, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e papranueshme përse është shtyrë seanca konstituive, duke vlerësuar se Flora Brovina, dje i ka shërbyer vetëm PDK-së.
Haradinaj tha se krijimin e institucioneve është vetëm PDK-ja, ajo që po i bllokon. Sipas tij, nuk ka nevojë për zgjedhje pasi zgjidhja është në Parlamentin e Kosovës nga deputetët.
Edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa e ka quajtur të pashembullt shtyrjen e seancës konstituive për javën e ardhshme. Mustafa tha se janë të gatshëm të marrin pjesë në takim me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, nëse kjo e fundit do t'i ftonte javën e ardhshme.
Në këtë takim të Bllokut, Haradinaj tha se nuk ka marr pjesë asnjë diplomat i huaj.
www.voal-online.ch
|