E Djelë, 04.28.2024, 11:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - ÇDO VIT ASGJËSOHEN MESATARISHT 700 HEKTARË TOKË BUJQËSORE

E Premte, 09.12.2014, 08:52am (GMT+1)



Në dekadën e fundit në Kosovë ka filluar shkatërrimi apo asgjësimi i tokave i bujqësore.

Një sipërfaqe e madhe e tokave të punueshme, janë betonuar, duke u shndërruar në zona industriale, ndërtesa kolektive, shtëpi private, objektet hoteliere por edhe pompa të benzinës.

Kështu thonë për Radion Evropa e Lirë, përfaqësues të bujqve dhe ekspertë të kësaj fushe, duke shprehur shqetësimin se ndërrimi i destinimit nga toka bujqësore, në toka për qëllime jobujqësore, në të ardhmen mund të paraqesë problem në sigurimin e ushqimit.

Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se deri në 700 hektarë tokë konsiderohet se asgjësohen brenda një viti.

Tahiri madje thotë se toka bujqësore po shkatërrohet nga vetë Komunat e Kosovës, pasi ka raste kur organet komunale japin leje për ndërtim në këto toka, por ka shumë raste që "betonimi" bëhet edhe pa leje ndërtimi.

"Fajin  dhe barrën kryesore e kanë institucionet tona, Ministria e Bujqësisë, drejtoritë komunale të bujqësisë, sepse lejojnë të ndërtojnë lloj-lloj objektesh që nuk kanë destinim fare për bujqësi. Madje në disa raste, kjo keqpërdorët pasi për të marrë një leje në ato parcela ku mbrohen më ligj, lejojnë vetë institucionet komunale, pasi japin leje për ndërtim. Kurse në shumicën e rasteve ndërtohen pa kurrfarë lejesh", thekson Tahiri për Radion Evropa e Lirë.      

Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 mijë e 887 kilometra katrorë.

Nga kjo sipërfaqe, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, llogaritet se 53 për qind e tokës në Kosovë është bujqësore, 41 për qind tokë pyjore, një për qind sipërfaqe ujore kurse pesë për qind është sipërfaqe tjetër: si tokë trafiku, urbane dhe tjera.

Edhe profesori në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, thotë se fondi i tokës bujqësore dita ditës po zvogëlohet për shkak të nevojave të tjera.

Ai ndërkaq konsideron se rajonet më të sulmuara nga ky fenomen janë përgjatë rrugës Prishtinë - Shkup si dhe komuna e Prizrenit, Drenasit dhe Vushtrrisë.

"Janë çoroditëse dhe marramendëse, në veçanti shkatërrimet e tokës bujqësore, të klasës se parë, bonitative, të cilat më ligj janë të sanksionuara dhe janë decidive të qarta se klasa e parë, e dytë dhe tretë nuk guxon të keqpërdoret, tjetërsohet dhe të përdhunohet".

"Dhe e njëjta gjë ka ndodhur madje ku ka pasur prodhimtari intensive. Madje, problemi ka shkuar sidomos në disa rajone siç është Prizreni, Drenasi dhe Vushtrria që kanë qenë në sistem të ujitjes", thotë Rusinovci në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, toka bujqësore në bazë të bonitetit të saj klasifikohet në tetë klasa:

Klasa e parë deri në të katërtën përcaktohet vetëm si tokë bujqësore, përkatësisht si tokë pyjore; klasa e pestë dhe gjashtë po ashtu si tokë bujqësore, pyjore në përjashtim si tokë për qëllime të tjera; kurse klasa 7 dhe 8 përcaktohet si tokë bujqësore, e cila sipas nevojës shfrytëzohet edhe për qëllime të tjera.

Por, në bazë të dispozitave ligjore, Ministria e Bujqësisë ka vetëm rol monitorues në zbatimin e ligjeve, kurse komunat kanë obligim që ta zbatojnë Ligjin për tokën bujqësore, thotë Idriz Gashi, shef i divizionit për tokë bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Gashi thotë se sipas disa vlerësimeve që ka bërë Ministria e Bujqësisë dhe institucionet relevante evropiane, deri në 500 hektarë tokë bujqësore kalon në tokë ndërtimore, qoftë në mënyrë të kontrolluar apo të pakontrolluar.

"Shtrirja e zonës urbane në toka bujqësore paraqet një problem të veçantë për Kosovën. Komunat e Kosovës të cilat i aprovojnë planet zhvillimore komunale, parashohin edhe zgjerimin e zonës urbane në toka bujqësore në disa raste në toka bujqësore kualitative. Kështu që kemi një partneritet jo të mirë në mes të zonës urbane dhe zonës rurale", shprehet Gashi.

Kurse, sipas Ligjit për Tokat Bujqësore në Kosovë, ndërrimi i destinimit të tokës bujqësore mund të bëhet vetëm në pajtim me planin e rregullimit hapësinor dhe dispozitat tjera të përcaktuara me Ligj.  

Në të kundërtën, çdo shfrytëzim apo ndërrim i destinimit të tokës për qëllime jo bujqësore, sipas këtij ligji, ndëshkohen më gjobë prej 1.000 euro deri në 10.000 euro.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA MUSTAFA - PDK DHE GJYKATA KUSHTETUESE TË NA SQAROJNË: SI MUND TA FORMOJNË QEVERINË PA SHUMICËN PARLAMENTARE (09.12.2014)
SKANDAL - NË JUGOSLLAVI JANË SHITUR 10 MIJË FËMIJË PËRGJATË 40 VITEVE TË FUNDIT (09.12.2014)
VETËVENDOSJE - PDK DHE BEOGRADI ZVARRISIN QËLLIMSHËM FORMIMIN E INSTITUCIONEVE (09.12.2014)
VLAN ËSHTË I VENDOSUR QË SEANCA PLENARE TË MBAHET NESËR (09.11.2014)
BEOGRADI SHTYN SEANCËN KONSTITUTIVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS (09.11.2014)
KOSOVA E KËRCËNUAR NGA GRUPE E INDIVIDË ME QËLLIME SEPARATISTE-POLITIKE (09.11.2014)
The Economist - PËR HIR TË INTEGRIMEVE, UDHËHEQJA E SHQIPËRISË HOQI DORË NGA 'SHQIPËRIA E MADHE' (09.11.2014)
KËSHILLI I BANKËS SË SHQIPËRISË - TË PLOTËSOHET STRUKTURA DREJTUESE (09.11.2014)
PRESIDENTI OBAMA - OBJEKTIVI YNË, DOBËSIMI DHE SHKATËRRIMI I GRUPIT TERRORIST ISIL (09.11.2014)
MONSINJOR MASAFRA - VIZITËN E PAPËS E PRESIM ME SHUMË GËZIM (Intervistë) (09.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]