E Premte, 04.26.2024, 04:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MAQEDONI - RRITET NUMRI I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT TË FËMIJËVE

E Shtunë, 09.20.2014, 07:46am (GMT+1)



Vendet e Ballkanit Perëndimor ballafaqohen me sfida serioze sa i përket luftës kundër trafikimit të njerëzve, e cila viteve të fundit ndryshon si nga përmbajtja, ashtu dhe forma, përfshirë këtu shfrytëzimin edhe të fuqisë punëtore.

Ndërkohë, vërehet rritje e numrit të viktimave të trafikimit të fëmijëve, të cilët shfrytëzohen në forma të ndryshme, kryesisht për kërkim lëmoshe.

Hulumtimi i organizatës ndërkombëtare për migrim IOM, ka nxjerrë në pah moszbatimin në përpikëri të rregullativës ligjore që rregullon këtë çështje.

"Rajoni ballafaqohet me sfida afatgjata kundrejt trafikimit me qenie njerëzore, si pasojë e kushteve të rënda ekonomike dhe situatave të komplikuara politike", ka bërë të ditur Majra Allbu, e cila është koordinatore e IOM-it.

Nga rezultatet e hulumtimit në fjalë del se në Maqedoni dhe Kosovë në numër më të madh viktima nga trafikimi me qenie njerëzore janë femrat, të cilat janë pre e shfrytëzimit seksual.

Pjesa më e madhe e këtyre viktimave janë ende të mitura dhe nuk e kanë të kryer as shkollën fillore.

Ekzistojnë më shumë forma përmes së cilave bëhet rekrutimi i viktimave të trafikimit me njerëz, por zakonisht kjo bëhet përmes kontakteve të drejtpërdrejta, e jo rrallëherë dhe agjencitë e ndryshme për punësim përdoren si kanale për rekrutimin e shumë të rejave, që më pas bëhen pre e trafikimit.

Përfaqësuesit e zyrave diplomatike Shkup kanë theksuar nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit të institucioneve, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar, në luftën kundër trafikimit të njerëzve.

"Viktimat nuk kanë mundësi që vetë t`i bëjnë ballë kësaj dukurie, andaj është më se e nevojshme që institucionet e ndryshme ndërkombëtare t`i ndihmojnë ato", ka thënë shefi i administratës së Ambasadës Italiane në Shkup, Xhovani Vietri.

Nga ana tjetër, Sande Kitanovski, koordinator nacional nga Maqedonia në luftën kundër trafikimit me njerëz, vlerëson se për të pasur rezultate të dukshme në këtë drejtim, nevojitet mbështetje e koordinuar e institucioneve për viktimat e trafikimit.

"E gjithë kjo neve na jep një pasqyrë reale për t`i parashikuar të gjitha nevojat që mund t`i kemi ne, si shtet, por edhe rajonin në përgjithësi, për të qenë sa më efikasë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore",  shprehet Kitanov.

Në rekomandimet e hulumtimit të prezantuar të premten në zyrën e IOM-it në Shkup, theksohet se ndër faktorët që kryesisht ndokojnë në trafikimin e qenieve njerëzore janë varfëria, mosmarrëveshjet familjare, mungesa e ligjeve apo moszbatimi i tyre në përpikëri, ndërkohë apostrofohet dhe neglizhenca nga ana e disa institucioneve përkatëse për atë që ndodh përreth.

Në rekomandimet e hulumtimit në fjalë, gjithashtu, theksohet nevoja emergjente e bashkëpunimit të institucioneve në nivel shtetëror dhe ndërkombëtar, zhvillimi i procedurave gjyqësore me një efikasitet të lartë kur bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme siç është trafikimi, e cila nuk prek vetëm viktimën, por rrethin më të gjerë.

Po ashtu nevojitet edhe angazhim më i madh autoriteteve qeveritare për riintegrimin në formë sa më pak të dhimbshme të të gjithë atyre personave, të cilët në një formë kanë qenë viktima të trafikimit me njerëz.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EVAKUOHET SHTËPIA E BARDHË - NJË PERSON KAPËRCEN GARDHIN (09.20.2014)
PRISHTINË - 30 DITË PARABURGIM PËR IMAMËT E ARRESTUAR (09.19.2014)
ARRIN MAKINA E PAPËS NË SHQIPËRI (09.19.2014)
VIZITA E PAPËS, KRYEMINISTRI - BASHKËPUNIM ABSOLUT ME SIGURINË E VATIKANIT, NUK KA ASGJË PËR T'U SHQETËSUAR (09.19.2014)
FOTOGRAFITË E 40 MARTIRËVE TË KISHËS KATOLIKE NË BULEVARDIN 'DËSHMORËT E KOMBIT' (09.19.2014)
NAIM TËRNAVA MERRET NË PYETJE NGA POLICIA (09.19.2014)
LIDHJA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE TAKOHET ME KONGRESMENË AMERIKANË - NË MAQEDONI KA RACIZËM KUNDËR SHQIPTARËVE (09.19.2014)
PARAKALIM I STILIT KOMUNIST NË GJIROKASTËR - MORËN PJESË EDHE ISH PRESIDENTI MOISIU DHE ANËTARË TË KABINETIT QEVERITAR (09.18.2014)
VLAN TEK PRESIDENTJA JAHJAGA - NE JEMI SHUMICA, JEMI ZGJIDHJAIsa Mustafa - Nuk ka si të jetë më gjithpërfshirëse qeveria se kjo që po krijojmë ne (09.18.2014)
BIK KËRKON TË MOS POLITIZOHET ARRESTIMI I IMAMËVE (09.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]