E Premte, 04.26.2024, 03:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BIK KËRKON TË MOS POLITIZOHET ARRESTIMI I IMAMËVE

E Enjte, 09.18.2014, 04:27pm (GMT+1)


Bashkësia Islame e Kosovës beson në pafajësinë e imamëve të saj të arrestuar një ditë më parë. Kërkon që të respektohen vendimet e organeve të drejtësisë.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës është shprehur e shqetësuar me lajmin për shoqërimin dhe më pastaj edhe ndalimin disa imamëve të saj të mërkurën në një operacion të policisë së Kosovës. Nëpërmjet një komunikate, kryesia e Bashkësisë Islame shpreh besimin "në pafajësinë e tyre, përderisa organet e drejtësisë nuk e dëshmojnë  të kundërtën".

Të mërkurën policia e Kosovës ndërmori një operacion të gjerë për arrestimin e personave të dyshuar, për "vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës". Gjatë këtij operacioni janë bastisur gjashtëmbëdhjetë vende dhe janë arrestuar pesëmbëdhjetë persona, pjesa më e madhe imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në reagimin e kësaj bashkësie thuhet se ajo "e bazon punën dhe veprimtarinë e saj në parimet hyjnore islame, andaj ne besojmë se edhe ligjërimet e imamëve në xhamitë tona janë zhvilluar në këtë frymë. Institucioni i Xhamisë te ne historikisht ka luajtur rol pozitiv në edukimin dhe fisnikërimin e popullatës sonë, po ashtu xhamitë kanë pasuar rol determinues edhe në zhvillimet  e rëndësishme të popullit dhe vendit tonë. E ripërsërisim nuk prejudikojmë fajësinë, po në të njëjtët kohë jemi kundër fushatës që demonizon institucionin e imamit dhe xhamive pa folur  drejtësia, andaj edhe njëherë apelojmë që të presim verdiktin e organeve të drejtësisë".

Bashkësia Islame u bën thirrje të gjithë qytetarët, e posaçërisht besimtarëve që "me qetësi e maturi të presin vendimin e organeve të drejtësisë, larg çdo politizimi e polarizimi, tendence e keqkuptimi.  Kontributi më i mirë për vendin, shtetin dhe fenë tonë, në këtë situatë të krijuar, është qetësia dhe besimi në institucionet e vendit.  Bashkësia Islame e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të mbrojë dhe të prezantojë të drejtat dhe vlerat e besimtarëve islam në përputhje me mësimet Kuranore, traditën e Pejgamberit, dhe me rendin kushtetues të vendit tonë".

Në reagim, Bashkësia Islame e Kosovës, shprehte e përkushtuar në kultivimin dhe interpretimin e mësimeve islame për paqe, respekt, tolerancë e mirëkuptim, larg urrejtjes, ekstremizmit dhe dhunës.

"Populli ynë është shquar për urtësi, mirëkuptim, maturi e pjekuri, respekt dhe përkrahje për tjetrin, virtyte e vlera këto që duhet të reflektojnë dhe të na shoqërojnë edhe në këto momente. Zoti e do paqen dhe njerëzit që e kultivojnë dhe angazhohen për të!", thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Arrestimet e së mërkurës, ishin pjesë e operacioneve të filluara gjatë muajit të kaluar kur u arrestuan mbi 40 persona nën dyshimet për përfshirje në luftimet në Siri dhe në Irak përkrah organizatave të shpallura terroriste, rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes e mosdurimit kombëtar, racor e fetar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EDHE OSBE DËNON KËRCËNIMET NDAJ GAZETARËVE NË KOSOVË (09.18.2014)
SHKUP - NEVZAT HALILI SHPALL REPUBLIKËN E ILIRIDËS (09.18.2014)
AMBASADORI AMERIKAN PYET SERBINË PSE PO VJEN PUTINI NË BEOGRAD (09.18.2014)
KUVENDI SHKARKON FULLANIN SI GUVERNATOR - 5 TË MAJTË KUNDËR, RAMA NUK VOTON (09.18.2014)
ISA MUSTAFA - NËSE KRYESUESJA NUK E THËRRET SEANCËN, NE DO TË VEPROJMËMustafa - “PDK nuk e ka shumicën dhe kjo mund të zgjasë edhe katër vjet” (09.18.2014)
LAN - JO ZGJEDHJE TË REJA, ZGJIDHJE NË PARLAMENT (09.18.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - PAS DËSHTIMIT TË ZGJEDHJES SË ARSIM BAJRAMIT NË POSTIN E KTYETARIT, NDËRPRITET SEANCAKoalicionit paszgjedhor nuk i jepet e drejta për të propozuar kandidatin e saj (09.18.2014)
KRISTAQ LUNIKU - ËSHTË TRONDITUR BESIMI TEK BANKA E SHQIPËRISË (Intervistë) (09.18.2014)
LIVE BLOG: SEANCA KONSTITUTIVE (09.18.2014)
QEVERIA RISHIKON BUXHETIN - SYNON TË PËRFUNDOJË 51 PROJEKTE TË MËDHA (09.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]