AVOKATI - JANË LIRUAR NGA PARABURGIMI IMAMËT RAMA DHE AVDIU
E Enjte, 09.25.2014, 05:09pm (GMT+1)
Avokati Mahmut Halimi i tha Radios Evropa e Lirë se sot janë liruar nga paraburgimi klientët e tij, imamët Enis Rama dhe Ekrem Avdiu.
Sipas avokatit Halimi, procedura vazhdon dhe ata tash mbrohen në liri.
Lirimi i dy imamëve të paraburgosur u bë pas kërkesës së prokurorit të rastit, Haki Gecaj.
Raportohet se Gjykata e Apelit ende nuk ka vendosur lidhur me imamët e tjerë, të cilët janë arrestuar javën e kaluar, të dyshuar se kanë kryer vepra penale që e rrezikojnë rendin kushtetues të Kosovës.
www.voal-online.ch
|