E Enjte, 05.02.2024, 05:39am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPTARËT MËSOJNË NË LIBRA SHQIP KËNGË TË PËRKTHYERA NGA MAQEDONISHTJA

E Shtunë, 09.27.2014, 08:53am (GMT+1)


Gabime drastike në tekstet shkollore, veçanërisht në librat e muzikës të cilët vazhdojnë të mbeten të njëjtë, pavarësisht ri-botimeve të tyre. Gabimet e autorëve, të cilët fituan të drejtën përmes konkurseve jo publike nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë, iu kanë shpëtuar edhe recensentëve.

Nxënësit shqiptarë mësojnë këngë të përkthyera nga gjuha maqedonase, si dhe për kompozitorë dhe interpretues të huaj. Asgjë autor, kompozitor apo këngë shqiptare nuk gjendet në këta libra. Madje, thuajse në gjithë librin, këngët maqedonase janë të përkthyera në shqip, por përkthimi dhe përshtatja me notat, nuk përputhen aspak.

Profesorët shqiptarë thonë se ky është diskriminim kulturor dhe se për tekstet, nuk janë konsultuar ekspertët. Ata janë ankuar disa herë tek përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, por problemi mbetet i njëjtë, përcjell Alsat. Nga Lidhja e Pedagogëve të Muzikës Shqiptare në Maqedoni thonë se po punojnë me botime të vjetra, pasi me librat e rinj, është e pamundur për shkak të lëshimeve të rënda.

"Këto libra janë një dëshmi e diskriminimit kulturor drejt fëmijëve shqiptar dhe popullit shqiptar. Ne si autorë të muzikës shqiptare nuk kemi pasur as shansin për të konkurruar, për arsye se nuk kemi qenë të njoftuar se konkursi ka dalë. Kemi formuar grupe me pajtimin e zv/ministrit dhe grupin punues të Ministrisë së Arsimit që t'i formojmë ne si Lidhje e Pedagogeve, disa grupe dhe të punojmë për ato libra. Librat ishin përgatitur qysh dy vjet më parë dhe kur erdhi momenti që ato të botoheshin, nuk kishim kontakt më me ata që na premtuan", tha Adem Ymeri, Kryetar i LPMSHM.

"Këngët që janë të parashikuara në këtë tekst, janë do të thotë në dy gjuhë, ku në gjuhën maqedonase është radhitur teksti në përputhshmëri me notat, ndërsa në gjuhën shqipe nuk ka lidhje me notat. Ne sot nuk punojmë me këto libra, ato janë lënë anash nëpër biblioteka. As nxënësit nuk i bartin me vete. Në punojmë me botimet e vjetra ", deklaroi Florim Zulfiu, Nënkryetar i LPMSHM.

Pasojat e këtyre gabimeve i vuajnë fëmijët dhe prindërit e tyre. Këngëtari Selami Kolonja përmes rrjetit social Facebook shkruante se arsimi shqip në Maqedoni është në situatë alarmante. Kolonja gjykonte zyrtarët për heshtjen dhe indiferencën e tyre ndaj këtyre lëshimeve.

"Situata në arsimin shqiptar në ciklin fillor në Maqedoni është alarmante dhe kërkon reforma serioze sa i përket lëndës së Arsimit Muzikor, lëndës së Historisë dhe Lëndës së Gjeografisë! Unë kam qenë pjesë aktive e jetës së paraluftës në Kosovë! Atëherë kur në institucionet e Kosovës (nga ana e Serbisë) u futën masat e dhunshme dhe që udhëheqësit kosovarë nuk i nënshkruan dhe nuk e pranuan këtë robëri kulturore! Ndërsa në Maqedoni, ky fenomen është pranuar në heshtje, pa zhurmë dhe pa u hetuar nga asnjëri! Një popull që nuk reagon kur shkelet në fyt kultura e tij, historia dhe fëmija, mund të marrë ndëshkim nga Perëndia!", tha Selami Kolonja, këngëtar.

Për Ministrin e Arsimit Abdilaqim Ademi nuk ka një komision që të shqyrtojë gabimet drastike dhe diskriminuese për shqiptarët në tekstet shkollore. Sipas tij, duhet ndryshuar ligji për tekstet shkollore, i cili parashikon një botim të vetëm si për nxënësit maqedonas edhe për ata shqiptar.

"Ne duam të bëjmë ndryshime të ligjit dhe të sigurojmë zgjidhje sistemore e cila nuk do të lejojë botime të tilla, dhe nuk do të lejojë që të përsëriten më në të ardhmet. Kam pasur takim edhe me LASH-in, edhe me pedagogët e lëndës së muzikës. Jam në kontakt edhe me profesorët e historisë, me qëllim që të tejkalojmë sa më shpejtë këtë situatë", u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Përmbajtjet por edhe gjuha shqipe janë të nëpërkëmbura edhe në shumë libra të tjerë, veçanërisht në histori dhe gjeografi, dhe deri tani, nuk ka ende një strategji të mirëfilltë për hetimin dhe përshtatjen e teksteve shkollore.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRIA DHE VENDET E TJERA FQINJE IU VËNË BARRIERA PRODUKTEVE KOSOVARE (09.26.2014)
PRESIDENTI NISHANI - SISTEMI I DREJTËSISË KËRKON REFORMIM TË THELLË (09.26.2014)
PADI NDAJ TETË DOGANIERËVE TË PIKËS SË KAKAVIJËS (09.26.2014)
KOSOVË - PAGAT E ULËTA, ÇMIMET E LARTA (09.26.2014)
VATIKANI KA PRANUAR NISJEN E PROCEDURAVE DIPLOMATIKE PËR NJOHJEN E KOSOVËS (09.26.2014)
SHBA KËRKON NGA ARMENIA TA NJOHË KOSOVËN (09.26.2014)
FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHKËLQESISË SË TIJ ZOTËRI BUJAR NISHANI NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA (09.26.2014)
PRESIDENTI NISHANI DHE ZONJA NISHANI MORËN PJESË NË PRITJEN E DHËNË NGA PRESIDENTI BARACK OBAMA DHE ZONJA E PARË MICHELLE OBAMA (09.26.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA PRITET NGA PRESIDENTI OBAMA (09.26.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA FLET PËR GJENDJEN NË VEND (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]