E Premte, 05.03.2024, 09:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LUMIR ABDIXHIKU - 2014, VIT I HUMBUR PËR KOSOVËN

E Shtunë, 09.27.2014, 08:17pm (GMT+1)



Kosova ka stagnuar si në aspektin politik, po ashtu dhe në atë ekonomik dhe se ky vit është një vit i humbur. Fatkeqësisht ekonomia vazhdon të mbetet nën hijen e politikës dhe se mos funksionimi i Qeverisë së Kosovës, dëmton trendin e rritjes ekonomike.

Ndërsa ngritja e çmimit të energjisë elektrike, mund të provokoj trazira sociale, pasi që kjo gjë po bëhet e padurueshme, për qytetarët e varfër të këtij vendi. Kosova vazhdon të mbetet një vrimë e zezë sa i përket investimeve të huaja.

Kështu ka bindjen njohësi i çështjeve ekonomike, njëherësh drejtor në Institutin "Riinvest", Lumir Abdixhiku.

Ai thotë për Kosovapress se zhvillimet politike shpesh herë, në vend se të bëhen ndikues pozitiv të zhvillimit ekonomik, janë bërë barrierë. Abdixhiku pohon se Kosova nuk e ka luksin të operojë pa një qeveri , pasi që Qeveria e Kosovës për shkak të investimeve kapitale dhe projekteve të mëdha që i ka në plan dhe për shkak të prokurimit publik nga e cila varet një numër i madh i bizneseve, do të duhej të jetë shumë funksionale, në mënyrë që bizneset të ekzistonin në këtë situatë mjaftë të rëndë ekonomike.

Në të kundërtën ai thotë se mungesa e funksionimit qeverisës, do të ndikonte dukshëm në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të Kosovës. Qeveria e Kosovës sipas tij, për shkak të këtyre faktorëve, është determinues kryesor i rritjes ekonomike në Kosovë dhe mos funksionimi i qeverisë, e dëmton këtë trend të rritjes ekonomike të Kosovës.

"Nëse nuk ka qeveri, nëse stopohen investimet e prokurimit publik dhe projektet e mëdha të Kosovës, atëherë ndikimet do të jenë negative, në potencen e rritjes ekonomike të Kosovës. Pra, potenciali rritës nuk do të jetë siç e kemi parashikuar. Natyrisht nuk do të kemi 4 për qind rritje ekonomike siç është paraparë. Do të jetë më e ulët dhe do të kemi implikime të tjera buxhetore. Pra problemi kryesor i mos funksionimit të qeverisë së Kosovës, do të shpërfaqet shumë shpejtë, gjatë draftimit të buxhetit të Kosovës. Në atë kohe ne do të duhej, t'i kishim institucionet tona dhe ngërçi do të duhej të përfundonte", t
ha ai.

Ndërsa thotë se kosovaret vazhdimisht ballafaqohen me rritje të çmimeve, përderisa pagat e tyre në sektorin privat, mbesin kryesisht konstante dhe nuk ndryshojnë. Një relacion i tillë, sipas tij dëmton xhepin e konsumatorëve të Kosovës, dëmton standardin e jetesës së tyre dhe se rritja e çmimit të energjisë elektrike si produkt bazik, godet të gjithë proporcionalisht.

Sipas Abdixhikut kosovaret nuk kanë potencial dhe luks për të duruar rritje të mëtutjeshme, sidomos kur kjo rritje ndodh shumë shpejtë në disa vite. Ai thotë se pavarësisht arsyeve të ZRRE-së, për ngritje të çmimeve, do të duhej të ndërhynte Qeveria, jo përmes ndryshimit të vendimeve të këtij institucioni, por përmes heqjes së TVSH-së për energji elektrike. Në të kundërtën ai thotë se mund të ketë dhe destabilizim social.

"Zgjidhje shumë e shpejtë dhe e menjëhershme e zbritjes së çmimit të energjisë elektrike do të ishte heqja e TVSH-së dhe proporcionalisht reduktimi i çmimit prej 16 për qind .Përndryshe Kosova, nëse vazhdon me rritje të mëtutjeshme, mund të rrezikoj dhe destabilizim social, meqenëse pakënaqësitë qytetare do të shpërfaqen. Ne nuk kemi luksin që qytetarët tanë të paguajnë vazhdimisht çmime të larta të energjisë elektrike, e cila është një produkt bazik, por nuk është produkt luksi...Është një situatë e padrejtë, e bërë ndaj konsumatorit të rregullt të energjisë elektrike. E dyta në qoftë se ka një stagnim ekonomik, në qoftë se kemi një status qou sa i përket zhvillimit të standardit të jetesës së kosovarëve, atëherë rritja e vazhdueshme e çmimeve, do të bëhet e padurueshme", thekson Abdixhiku.

Ndërsa s sa u përket premtimeve të fundit, për rritje të serishme të pagave ai thotë se këto janë deklarata politike dhe se para se të ndodhin premtime për rritje apo për ndryshimet buxhetore, do të duhej fillimisht t'i konsolidonin institucionet e vendit.

"Është herët me u përfolë mundësitë buxhetore të Kosovës. Dhe është herët me u përfol mundësitë e rritjes, e sidomos në qoftë se të dhënat e para të ATK-së dhe Doganës për nën përformansë për mbledhje të të hyrave janë të sakta. Në qoftë se ATK dhe doganat, kanë shënuar këtë vit, nën performansë për mbledhje të të hyrave, atëherë ka shumë pak mundësi për ndryshime të mëdha buxhetore. Gjithsesi të mos harrojmë që Qeveria e kaluar e Kosovës, ka pasur luks të paraparë në buxhetin Kosovës, kostot e mallrave, shërbimeve, drekave dhe darkave, të mëditjeve të administratës publike, kanë qenë enorme. Gjithmonë ka pasur hapësirë për një shkurtim të luksit, në kurriz të rritjes së performansës së administratës publike, nëpërmes rritjes së pagave. Por mos të harrojmë se rritja e pagave, nuk është zgjidhje sepse po rriten edhe çmimet në një relacion të tillë. Kemi thënë se duhet ta rrisim produktivitetin, e jo artificialisht vetëm paga, në të kundërtën do të kemi situata inflacioniste, çfarë kemi edhe tani",
tha ai.

E sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja, ai thotë se Kosova asnjëherë nuk ka arritur të jetë vend atraktiv për investitorët e huaj serioz, ashtu siç janë vendet e rajonit dhe se ajo vazhdon të mbetet një vrimë e zezë, sa i përket investimeve.

Të gjitha këto trende negative, të cilat e kanë përcjell vendin tonë, Abdixhiku thotë se e kanë sjellë Kosovën në një status- quo dhe se viti 2014 është një vit i humbur ekonomikisht dhe politikisht.

"Në afat shkurtë do të kemi një status- quo gjithsesi. Meqenëse ekonomia merr kohë për të reaguar. Le të themi se vitin 2014-të e kemi humbur politikisht, rrjedhimisht dhe ekonomikisht. Vitin 2015-të do ta kalojmë duke rikuperuar humbjen e 2014-tës dhe në vitin 2016-të, do të kthehemi në pozicionin çfarë kemi qenë në fund të vitit 2013-të. Që i bie se i kemi humbur dy, tre vite për shkak të defekteve të tanishme, me shpresë që në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, politikat e ardhshme do të jenë me të favorshme, sa i përket sektorit privat. Sepse është sektori privat, ai që do ta bëjë rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës, jo sektori publik. Në periudhën afatshkurtër shoh një Status Qou. Nuk parashikoj ndonjë zhvillim të madh, me shumë shpresë se në periudhën afatmesme do të ketë politika të mirëfillta, për një periudhë afatgjate me të shëndoshë dhe me të qëndrueshme ekonomike në Kosovë", ka thënë Abdixhiku.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RADIO EVROPA E LIRË - VAZHDIMI I SEANCËS KONSTITUIVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS DO TË JETË MË 2 TETOR (09.27.2014)
KOSOVË - KONTRABANDA MË E MADHE PO BËHET ME MEDIKAMENTE DHE ME STOLI ARI (09.27.2014)
SHQIPTARËT MËSOJNË NË LIBRA SHQIP KËNGË TË PËRKTHYERA NGA MAQEDONISHTJA (09.27.2014)
SHQIPËRIA DHE VENDET E TJERA FQINJE IU VËNË BARRIERA PRODUKTEVE KOSOVARE (09.26.2014)
PRESIDENTI NISHANI - SISTEMI I DREJTËSISË KËRKON REFORMIM TË THELLË (09.26.2014)
PADI NDAJ TETË DOGANIERËVE TË PIKËS SË KAKAVIJËS (09.26.2014)
KOSOVË - PAGAT E ULËTA, ÇMIMET E LARTA (09.26.2014)
VATIKANI KA PRANUAR NISJEN E PROCEDURAVE DIPLOMATIKE PËR NJOHJEN E KOSOVËS (09.26.2014)
SHBA KËRKON NGA ARMENIA TA NJOHË KOSOVËN (09.26.2014)
FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHKËLQESISË SË TIJ ZOTËRI BUJAR NISHANI NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]