E Premte, 04.26.2024, 01:44pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FYLE - THIRRJE PËR DIALOG MES PALËVE

E Hënë, 09.29.2014, 06:29pm (GMT+1)



Në Tiranë komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule, bëri sot thirrje për dialog politik dhe kompromis mes shumicës dhe opozitës, e cila që prej muajit korrik vazhdon bojkotin e parlamentit. Zoti Fule tha se beteja politike jashtë parlamentit nuk është një mënyrë europiane, ndërsa nxiti qeverinë që t'i krijojë asaj të gjitha kushtet e nevojshme për të ushtruar veprimtarinë e vet në parlament. Këto komente zoti Fyle i bëri në përfundim të takimit të katërt të Dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Komisionit europian. Nga ana e tij kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm që të diskutojë me opozitën për gjithshka që lidhet me rregullat e bashkëjetesës politike në parlament."‹"‹

Në vizitën e tij të tetë në Shqipëri por të fundit si Komisioner për Zgjerimin zoti Stefan Fyle duket se u angazhua sërish në rolin e një ndërmjetësi mes palëve politike në Shqipëri, për të cuar në zbutjen e tensioneve të forta të cilat në të kaluarën kanë penguar jo pak ecjen e vendit drejt Bashkimit europian. Përplasjet mes shumicës dhe opozitës, e cila ndodhet jashtë parlamentit kanë zënë sot një pjesë të mirë të diskutimeve edhe në tryezën e dialogut politik të nivelit të lartë, por ato kanë qenë në qendër edhe të bisedimeve që i paraprin takimit, mes të cilave dhe ai me kreun demokrat Lulzim Basha.

Në një mesazh në Twitter, pak para tryezës së Dialogut, komisioneri Fyle shkroi se "në një demokraci të pjekur, debatet politike duhet të zhvillohen brenda institucioneve demokratike". Ndërsa në konferencën e shtypit pas takimit zoti Fyle ishte më i drejtpërdrejtë:

"E bëra të qartë, sic e kam bërë edhe para pak kohe, se të punosh jashtë parlamentit e të sillet beteja juaj politike në rrugët e vendit, kjo nuk është mënyra europiane dhe nuk ndihmon vendin që ta sjellë Shqipërinë akoma më afër ambicies së shqiptarëve për t'ju afruar perspektives europiane".

Më herët kryetari demokrat Basha, pas takimit me zotin Fyle bëri përgjegjëse shumicën për situatën tepër të rëndë politike sic e quajti ai:

"Ne duam të kthehemi në Kuvend. Ne duam të kthehemi në Parlament. Por parlamenti nuk është ndërtesë. Parlamenti nuk është një grumbull qytetarësh, njerëzish. Parlamenti është Kushtetutë, është demokraci, është debat, është dialog, është rregullore, është ligj. Të gjitha këto janë nëpërkëmbur nga asambleja e drejtuar nga çifti Rama-Meta. Ne kërkojmë rivendosjen e Parlamentit sepse vetëm me rivendosjen e Parlamentit, konceptit të parlamentarizmit, mund të ketë një pajtushmëri midis opozitës dhe Parlamentit".

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama ishte sot më konkret në qëndrimet e tij. Lidhur me incidentin që coi në largimin e opozitës nga parlamenti ai tha se shumica ishte distancuar qartë, parlamenti kishte marrë masat e tij dhe dy deputetët janë akuzuar dhe penalisht. Po ashtu, ai u shpreh se cdo kërkesë e opozitës për komisione hetimore do të pranohet, ndërsa shtoi se ishte i gatshëm të pranonte cdo propozim që do të conte në shtrëngimin e masave për të parandaluar hyrjen në parlament të njerëzve që në të kaluarën mund të kenë patur probleme me drejtësinë.

"Nëse opozita vërtet është larguar nga parlamenti për ato që thotë, ne jemi të gatshëm të votojmë komisionet hetimore që kërkon opozita, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me opozitën për cdo propozim lidhur me gërmimin ligjor në të shkuarën e njerëzve kur këta janë kandidatë për jetën politike, publike apo në administratë, nëse kjo gjendet në përputhje me kushtetutën dhe të drejtat e njeriut. Nëse këto janë arsyet atëherë opozita le të vijë ditën e enjte. Ne jemi të gatshëm për këto. Nëse pastaj dalin të tjera, ne prapë këtu jemi. Kujt mund t'i përgjigjemi do e bëjmë, kujt nuk mundemi nuk do i përgjigjemi. Vetëm ju lutem, askush të mos na kërkojë të bëjmë babysitter-in e opozitës", deklaroi zoti Rama.

Komisioneri Fyle ndërsa nënvizoi rëndësinë e dialogut politik ju drejtua me një thirrje të dyja palëve:

"I kam bërë thirrje si qeverisë dhe opozitës, sepse përgjegjësia është e të dyja palëve, që ta përdorin këtë dritare të vogël që na është hapur sot që opozita të kthehet në parlament dhe që qeveria të sigurojë e të marrë masat që opozita të ketë cdo gjë që i duhet dhe të bëjë punën e saj të rëndësishme".

Konflikti politik duket se la disi në hije priroritetet kyce që Shqipëria duhet të përmbushë, e për të cilat ajo pret një vlerësim të ri, javën e ardhshme, kur parashikohet të publikohet edhe progres Raporti i radhës nga ana e komisionit europian, vetëm disa muaj pasi vendit ju dha statusi kandidat.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI NISHANI NDERON PERSONALITETE SHQIPTARO-AMERIKANE (09.29.2014)
RREGULLA TË REJA PËR SHQIPTARËT QË HYJNË NË GREQI (09.29.2014)
VENDIM I KËSHILLIT TË BASHKIMIT EVROPIAN - EULEX DO TË JETË NË MBËSHTETJE TË PUNËS SË GJYKATËS SPECIALE (09.29.2014)
KEVIN KÖRNER - SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR REFORMA, NË MËNYRË QË TË KETË NJË EKONOMI MË STABËL (09.29.2014)
GRATË NË SHQIPËRI ZËNË VETËM 1,4% TË NUMRIT TË KRYEBASHKIAKËVE NË TË GJITHË VENDIN (09.29.2014)
AGK - DËNOHET SULMI NDAJ GAZETARIT BURIM ZARIQI (09.29.2014)
SERBI - KRERËT POLICORË TË TMERRUAR ME RRAHJEN E VËLLAIT TË KRYEMINISTRIT (09.29.2014)
VRASJET POLITIKE NË KOSOVË - KOMPETENCË E GJYKATËS SPECIALE (09.29.2014)
KOSOVË - TRAFIKANTËT PËRFITOJNË NGA GJENDJA E RËNDË EKONOMIKE, MASHTROJNË VAJZA TË MITURA (09.29.2014)
PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË NUK E PËRCAKTON QËNDRIMIN NDAJ PARLAMENTIT (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]