E Martë, 05.21.2024, 02:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ÇMIMI 'HASAN PRISHTINA' KOMBËTARES SHQIPTARE TË FUTBOLLIT

E Mërkurë, 10.15.2014, 10:56am (GMT+1)




Prishtinë, 15 tetor - Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, sot, pak kohë pas ngjarjes në Beograd, në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri, i ka adresuar një letër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, me të cilën ia përcjell vendimin e Shoqatës për ndarjen e Çmimit tradicional "Hasan Prishtina" Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Në letrën e z. Lluka thuhet:
"I nderuar z. Duka, Ju shkruaj duke ua përcjellë kënaqësinë dhe përgëzimet e mia më të përzemërta, për krenarinë nacionale që dha anembanë kombit dhe te shqiptarët kudo që janë, paraqitje dinjitoze e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit, në ndeshjen kundër Serbisë, në futboll.

Unë personalisht dhe anëtarët e aktivistët tjerë të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, me seli në Prishtinë dhe që vepron tash 24 vjet në të gjtiha trojet shqiptare, ndajmë emocionin kuq e zi, me të gjithë juve, në këto momente.
Krahas kësaj, jua përcjellë vendimin e kryesisë së Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, për ndarjen për Kombëtaren Shqiptare, të Çmimit Tradicional të Shoqatës, që mban emrin "Hasan Prishtina".

Ky çmim iu ndahet personaliteteve dhe organizatave të shquara në dhënien e kontributit të tyre në rrafshin kombëtar, në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave dhe të qenies sonë nacionale.

Kombëtarja Shqiptare, lojtarët e saj dhe mbarë stafi, janë më meritorët, që për vitin 2014 të jenë laureatë të këtij çmimi, i cili deri më tani iu është ndarë: Nënës Shqiptare, Presidentit Klinton, Kryeministrit Bler, Gjeneralit Klark, Familjes Jashari, Familjes Haradinaj, Ambasadorit Uoker, Ambasadorit Uisner dhe, tani, shpresojmë të gjejmë rastin që këtë t'ia ndajmë, në një ceremoni apo eveniment, Kombëtares Shqiptare në Futboll", përfundon letra e kryetarit të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, z. Jahja Lluka.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
REUTERS, AP, AFP E TJERË TREGOJNË ME IMAZHE ATË QË NGJAU MBRËMË NË BEOGRAD (Fotogaleri) (10.15.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - TENSIONET NË STADIUM NDËRPREJNË NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI (Tekst dhe fotogaleri) (10.15.2014)
Zëri i Amerikës, VLADIMIR GJONI - TIFOZËT SERBË E KËRCËNUAN DHE SULMUAN DELEGACIONIN SHQIPTAR NË STADIUM (Intervistë) (10.15.2014)
FESTIME NË TIRANË PAS KTHIMIT TË EKIPIT TË FUTBOLLIT NGA BEOGRADI (10.15.2014)
ZËRI I AMERIKËS - BEOGRAD, PEZULLOHET NDESHJA SERBI-SHQIPËRI (10.14.2014)
KRYEMINISTRI EDI RAMA NË FACEBOOK - KRENAR PËR KUQEZINJTË, KEQARDHJE PËR FQINJËT QË LANË NAM BOTËRISHT (10.14.2014)
ANSA, EURO 2016 - ARBITRI NDËRPRET NDESHJEN SAPO TIFOZËT SERBË QËLLOJNË ME STOL BEKIM BALAJN (Tekst dhe fotogaleri) (10.14.2014)
MEDIAT SERBE SPEKULOJNË - ARRESTOHET VËLLAI I KRYEMINISTRIT RAMA (10.14.2014)
45 VETA NGA TIRANA NDALOHEN NË BEOGRAD - BUSHATI THËRRET AMBASADORIN SERB (10.14.2014)
VLAN KUNDËR ZGJEDHJEVE (10.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]