Sipas këtij televizioni, ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë e
cila u ndërpre në pjesën e parë ishe skandaloze, transmeton
Indeksonline.
RTL nuk ka lënë pa komentuar edhe "˜fluturaken' e cila kishte me vete
flamurin kombëtar të ilustruar me heronjtë, Ismajl Qemajli dhe Isa
Boletini. Sipas gjermanëve flamuri nuk ishte skenar i shtetasve
shqiptarë.
"I gjithë stadiumi ishte i mbushur me tizofë serbë, por askund nuk
shiheshin tifozë shqiptarë. Gjendja e serbëve acarohet kur shihet flamuri
kombëtar i shqiptarëve duke valuar mbi kokat e serbëve.
Një provokim i rëndë për serbët. Lojtari me numër 13, kap me nervozitet
flamurin e kombëtares shqiptare kur papritmas Taulant Xhaka shkon dhe ia
rrëmben nga dora. E pastaj fillon dhuna e serbëve ndaj përfaqësues
shqiptare", thuhet në edicionin e lajmeve të RTL-së.