E Martë, 04.30.2024, 03:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TIRANË - QEVERIA DHE OPOZITA QËNDRIM TË NJËJTË NDAJ INCIDENTEVE TË DJESHME DHE TË MBRËMSHME NË BEOGRAD

E Mërkurë, 10.15.2014, 05:15pm (GMT+1)



Në Shqipëri ministria e jashtme shprehur sot keqardhjen ndaj qëndrimeve të autoriteteve serbe lidhur me incidentet e ndodhura dje në Beograd të cilat cuan në ndërprerjen e ndeshjes së futbollit mes kombëtares së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë.

Ministri Ditmir Bushati deklaroi sot pasdite se është për të ardhur keq që autoritetet më të larta serbe nuk kanë gjetur kurajon për t'u distancuar dhe për të dënuar aktet e dhunës si dhe urrejtjen e shfaqur haptazi ndaj simboleve kombëtare shqiptare dhe atyre të Natos. AI bëri thirrje që të dalin përpara përgjegjësisë autorët duke kërkuar nga pala serbe që të heqë dorë nga keqinformimi dhe propaganda mediatike. "Sjelljet ekestremiste që kërkojnë të mbajnë peng të dy popujt janë pjesë e të kaluarës" tha zoti Bushati.

Nga ana e saj edhe opozita në Shqipëri foli për një shans të humbur nga ana e Beogradit "për të dëshmuar shkëputje nga ekstremizmi i dhunshëm i së shkuarës. Një rast i humbur për të dëshmuar vizion europian dhe vullnet për të ecur përpara", deklaroi sot deputeti Aldo Bumci, ndërkohë që kryetari i Bashkisë njëkohësisht dhe drejtuesi i opozitës Lulzim Basha vendosi që t'i japë kombëtares së futbollit titullin Mirënjohja e Tiranës.

Mbi ndeshjen e mbrëmshme Uefa ka njoftuar hapjen e një hetimi dhe pritet që ajo të dal me një vendim javën e ardhshme. Ministri i jashtëm shqiptar Bushati kërkoi prej këtij organizmi një hetim të paanshëm.

Reagime pati dhe nga Brukseli ku Maja Kocijancic, zëdhënese e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për politikën e jashtme Catherine Ashton shprehu  keqardhje "për ndërprerjen e ndeshjes pas një akti provokimi"sic u shpreh ajo.  Zonja Kocijancic foli për një profesionalizëm të autoriteteve serbe, ndërkohë që nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke kujtuar këtu edhe vizitën e pritshme të kryeministrit Edi Rama në Beograd, parashikuar për më 22 tetor.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITMIR BUSHATI TAKIM ME GAZETARËT - DJE DHE MBRËMË NË BEOGRAD SUNDOI ATMOSFERË DHUNE, KSENOFOBIE DHE RACIZMI, KËRKOVA KOMUNIKIM ME HOMOLOGUN DAÇIÇ, AI NUK PRANOI (10.15.2014)
RTL - FLUTURAKJA NUK ËSHTË FUTUR NGA SHQIPTARËT (10.15.2014)
ZYRA E KRYEMINISTRIT VUÇIÇ KONFIRMON ZYRTARISHT PËR CNN - KEMI NGRITUR AKUZË KUNDËR OLSI RAMËS (10.15.2014)
Deutsche Welle - DËSHTOI NDESHJA SHQIPËRI-SERBI NË BEOGRAD (10.15.2014)
SAIMIR TAHIRI: LAJMI PËR ARRESTIMIN E OLSI RAMËS - SPEKULIM (10.15.2014)
NË PRISHTINË FESTË PAS TAKIMIT SERBI-SHQIPËRI (10.15.2014)
ÇMIMI 'HASAN PRISHTINA' KOMBËTARES SHQIPTARE TË FUTBOLLIT (10.15.2014)
REUTERS, AP, AFP E TJERË TREGOJNË ME IMAZHE ATË QË NGJAU MBRËMË NË BEOGRAD (Fotogaleri) (10.15.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - TENSIONET NË STADIUM NDËRPREJNË NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI (Tekst dhe fotogaleri) (10.15.2014)
Zëri i Amerikës, VLADIMIR GJONI - TIFOZËT SERBË E KËRCËNUAN DHE SULMUAN DELEGACIONIN SHQIPTAR NË STADIUM (Intervistë) (10.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]