E Shtunë, 04.27.2024, 04:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PLATINI NË GIJOTINË SHQIPËRINË
E Premte, 10.24.2014, 08:46am (GMT+1)



VOAL - Grafike nga cikli " Pse e vonojnë vendimin kot, se dihet ".... i piktorit Avni Delvina. Në këtë grafikë jepet ideja e një dënimi të kombëtares shqiptare nga UEFA ....

Michel Platini në qendër të grafikës me mimikën e tij karakteristike, i veshur me një xhaketë me ngjyrat e flamurit serb... si dhe Shqipëria në prag të ekzekutimit ......

Nisur nga grafika dhe nga lajmet që po qarkullojnë dhe nga sjellja e papërgjegjëshme e Michel Platinisë në deklaratat e tij rreth minikopterit, ku i akuzonte lojtarët shqiptarë në mënyrë tragjikomike, VOAL ka zgjedhur si titull të grafikës: "PLATINI NË GIJOTINË SHQIPËRINË"
--
Më poshtë vendimi i UEFA-s:


UEFA Shqipëria humb 3-0 në tavolinë ndeshjen me Serbinë, FSHF 100 mijë € gjobëNION- Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka marrë vendimin e tij përfundimtar, pas diskutimeve të gjata në lidhje me ndeshjen e 14 tetorit në Beograd mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila u ndërpre për shkak të incidenteve në minutën e 42 dhe sigurisht nuk është vendimi që me të drejtë, e priste Shqipëria.

UEFA konfirmon se Shqipëria e humb ndeshjen në tavolinë dhe 3 pikë i shkojnë Serbisë, (humb 3-0 në tavolinë). Duket se Shqipëria është penalizuar pasi pamundësia fizike e futbollustëve të kombëtares është interpretuar si refuzum për të rinisur lojën.

Komisioni i disiplinës vendos gjithashtu që Serbisë t'i hiqen 3 pikë dhe të luajë dy ndeshje pa tifozë. Mësohet gjithashtu se, të dyja federatat, ajo shqiptare dhe serbe janë gjobitur me nga 100 mijë euro.

Me vendimet e Komisionit të Disiplinës, Shqipëria mbetet me 4 pikë, ndërsa Serbia me 1 pikë.

FSHF në një konference për shtyp tha se vendimi ishte i padrejtë dhe se Shqipëria do ta apelojë atë pranë Komisionit të Apelit në UEFA. Praktikisht sipas tyre Serbia nuk është dënuar.

FSHF: VENDIMI UEFA I PADREJTË, VIJOJMË LUFTËN. AVOKATI: PRAKTIKISHT SERBIA NUK ËSHTË DËNUAR
Federata Shqiptare e Futbollit në një konferencë për shtyp ka bërë publik vendimin e UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit, ku praktikisht sipas tyre Serbia nuk është dënuar për dhunën dhe racizmin. Humbja nga ana e Shqipërisë, siç thanë edhe zyrtarët e FSHF-së është bazuar tek deklaratat e futbollistëve, të cilët u shprehën se ishin të pamundur fizikisht që të vijonin lojën. Por pikërisht kjo deklaratë është marrë si refuzim.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe avokati Artan Hajdari, studioja e të cilit bëri mbrojtjen në UEFA. Sipas tij, Shqipëria do vijojë luftën për të marrë tre pikë, pasi vendimi është i padrejtë.

"Vendimi i UEFA jepet i arsyetuar, arsyet jepen vetëm pas 5 ditësh nëse neve apelojmë. Vendimi duket i çuditshëm, ne do ta godasim me forcë nga ana juridike. Lufta jonë do vazhdojë. Argumentet tona janë shumë të fortë, 3 pikëshi duhet të na jepet neve", tha Hajdari.

Gjykata të tilla janë brenda trupit të UEFA-s, por kjo e sotmja është një zgjidhje, një kompromis që nuk shkon. Dikush duhet ti merrte këto 3 pikë. Më mirë të thoshin të riluhej ndeshja. Ne kemi të drejtë të kërkojmë brenda 5 ditëve argumentet e vendimit, nga momenti që informohemi të. Lufta juridike vijon. Apeli është më debutues. Në një ndeshje futbolli dikush duhet të fitojë, më këtë rast ne jemi të dhunuarit dhe dënohemi njësoj si Serbia

Avokati sqaroi më tej se, në Apel, Shqipëria do kërkojë që Serbia të hetohet edhe për racizëm, pasi siç shtoi ai, praktikisht Serbia nuk është dënuar.

DE BIASI: VENDIMI NUK NA DHA DREJTËSI
Fill pas lajmit të publikuar në media, në lidhje me vendimin e dhënë nga UEFA, ka reaguar dhe trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi. Sipas De Biasit, vendimi nuk na dha drejtësi. "Vendimi nuk na dha drejtësi, na hoqën atë që fituam në fushë"-tha De Biasi.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SERWER - INCIDENTI NË BEOGRAD, SHENJË E NACIONALIZMIT (10.24.2014)
GRATË NË SHQIPËRI VAZHDOJNË TË JETOJNË NË NJË DISKRIMINIM TË PËRGJITHSHËM NGA SHOQËRIA (10.24.2014)
HOXHAJ - DO BËJMË TRAKTAT PAQEJE ME SERBINË, BRENDA 3-5 VITESH I ZGJIDHIM TË GJITHA ÇËSHTJET (10.23.2014)
BORA LË PA RRYMË QYTETARËT KOSOVARË (10.23.2014)
BIRN - FAZLLIÇ 1 MILION DOLLARË PËR PD, UA VODHI AMERIKANËVE NË KËMBIM TË NJË KONTRATE BIZNESI (10.23.2014)
LAN PA VV - KËMBËNGUL TEK PRESIDENTJA PËR SQARIME (10.23.2014)
FADIL ISMAJLI - PREZANTIMI I PARË I KOSOVËS NË BEOGRAD (Intervistë) (10.23.2014)
Deutsche Welle - DELEGACIONET E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË NË BEOGRAD (10.23.2014)
BUSHATI DHE AHMETAJ SOT NË BEOGRAD (10.23.2014)
KRYEMINISTRAT VUÇIÇ DHE RAMA KOMENTOJNË PËR VIZITËN E ARDHSHME (10.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]