E Premte, 04.26.2024, 01:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NË TIRANË SELIA E FONDIT PËR BALLKANIN

E Premte, 10.31.2014, 06:22pm (GMT+1)


Vendet e rajonit ngrejnë një strukturë të përbashkët për nxitjen e procesit të integrimit europian, mbështetur në modelin e Grupit të Vishegradit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur që për të nxitur dhe përshpejtuar integrimin europian të rajonit të ndjekin modelin e vendeve të Grupit të Vishegradit. Në fillim të viteve '90, Cekia, Sllovakia, Poloniadhe Hungaria, i dhanë jetë një nisme të përbashkët e cila synonte pikërisht anëtarësimin e tyre në grup në Bashkimin europian. Ata krijuan dhe një fond të posacëm, model i cili do të zbatohet dhe nga vendet e rajonit.

Sot në përfundim të një takimi në Bratislavë, mes ministrave të jashtëm të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe atyre të Ballkanit perëndimor, u ra dakort që selia e Fondit për Ballkanin perëndimor të jetë në Tiranë. Në takim mori pjesë dhe Përfaqësuesja e Lartë e ardhshme e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Federica Mogherini.

Shqipëria arriti të merrte konsensusin e të gjitha vendeve të Ballkanit. Propozimi i saj konkurroi deri në fund me ofertën e Malit të Zi i cili kërkonte që Fondi të kishte zyrat e tij në Podgoricë. Falë negociatave me autoritetet malazeze, Podgorica tërhoqi kandidadurën e saj në këmbim të mbështetjes së Shqipërisë që posti i Drejtorit të Fondit për Ballkanin perëndimor t'i besohet asaj. Fondi do të ketë edhe një zëvendësdrejtor si dhe një specialist, që të gjithë me status diplomatik.

Secili nga vendet e Ballkanit perëndimor do të kontribuojë cdo vit me 30 mijë euro, ndërkohë që 100 mijë euro do të jepen nga Fondi i Grupit të Vishegradit, i cili do të ofrojë edhe ndihmë me ekspertë të tij për ngritjen dhe funksionimin e këtij institucioni. Ndërkohë vendet anëtarë do të punojnë edhe për thithjen e donacioneve të tjera që mund të tërhiqen nga shtete, organizata ndërkombëtare, por edhe nga donatorë të fushave të ndryshme.

Përdorimi i fondeve të Ballkanit Perëndimor, do të synojë nxitjen e bashkëpunimit rajonal, nëpërmjet mbështetjes financiare të projekteve të vogla në fusha të ndryshme bashkëpunimi rajonal, kryesisht në fusha të tilla si arsimi, shkëmbime të të rinjve, në njohjen e kulturave reciproke, të fushës së artit, në zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkencës, të sportit, turizmit, apo dhe medias.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RADIO EVROPA E LIRË - LAN DREJT RISHIKIMIT TË MARRËVESHJES (10.31.2014)
HARADINAJ MERR MBËSHTETJEN E PLOTË TË AAK (10.31.2014)
ISA MUSTAFA PARALAJMËRON DIALOG BRENDA PARTISË DHE KOALICIONIT PËR TEJKALIMIN E KRIZËS (10.31.2014)
KRIZA NË KOSOVË LË JAHJAGËN PA SHKUAR NË BEOGRAD (10.31.2014)
LDK PARALAJMËRON DEBAT TË BRENDSHËM PËR DALJE NGA KRIZA - NUK PËRJASHTOHET RIDIZAJNIMI I MARRËVESHJES ME AAK DHE NISMA (10.31.2014)
ZËRI I AMERIKËS, ADRIATIK LLALLA - SYNOJMË TË GODASIM KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN (Intervistë) (10.31.2014)
MINISTRJA KODHELI TAKON SEKRETARIN E MBROJTJES TË SHBA (10.31.2014)
SEKRETET E EULEX-it KANË PËRFUNDUAR NË ZYRAT E AGJENCISË SË INTELIGJENCËS DHE SIGURISË TË SERBISË - BIA (10.31.2014)
TEUTA SAHATQIJA THOTË SE LDK NUK E PËRFILL IDENË E VETËVENDOSJES PËR PROTESTA (10.30.2014)
EULEX NËN HETIME (10.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]