E Hënë, 05.13.2024, 06:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DËSHMITARI A - HASHIM THAÇI KA URDHËRUAR VRASJEN E SPIUNËVE, SYLEJAMN SELIMI THA SE DO TË JEMI TË SIGURTË EDHE NËSE FITON SERBIA

E Hënë, 11.17.2014, 07:34pm (GMT+1)



Më tutje gjatë dëshmisë së tij, duke vazhduar t'u përgjigjej pyetjeve të Gregory Guy Smith-it, "Dëshmitari A", tha se Hashim Thaçi e mësonte Sylejman Selimin se si të vepronte.

Dëshmitari A e konfirmoi atë që e kishte thënë më herët se "mësues i Sylejman Selimit ishte Hashim Thaçi".

"Hashim Thaçi i ka dhënë urdhra [Sylejman Selimit]për me i vra këta njerëz, ku një gjë të tillë është duke e bërë ende", tha dëshmitari.

Pastaj Guy Smith, avokati i Sylejman Selimit e përfundoi marrjen në pyetje të dëshmitarit.

Dëshmitari, i pyetur nga kryetari i trupit gjykues Darius Silicki më pas përshkroi dhomën e qendrës së ndalimit në Likovc ku u keqtrajtua, duke thënë se aty në atë dhomë i pa dhjetë të akuzuarit e këtij procesi.

Ai tregoi se këta persona i njihte më herët, prandaj nuk e kishte vështirë t'i identifikonte.

Dëshmitari A: Sylejman Selimi më Tha se i Paguan Amerika për t'i Vrarë Spiunët


Në gjykimin për krime lufte të Grupit "Drenica 2", "Dëshmitari A" duke iu përgjigjur pyetjeve të Gregory Guy Smithit, avokatit të Sylejman Selimit tha se katër pjesëtarë të UÇK-së i kanë thënë që Amerika i paguan ata për t'i vrarë spiunët.

Këtë deklaratë "Dëshmitari A" e kishte dhënë më 11 gusht. Gregory Guy Smith kërkoi të dijë nëse kjo është e vërtetë.

Këtu në gjykatë keni thënë se personat të cilët më rrihnin siç pretendoni ju në Likovc kanë thënë se janë të paguar nga Amerika për t'i vrarë spiunët. A keni thënë kështu?, pyeti avokati i Sylejmna Selimit.

"Po, zotëri"
, u përgjigj shkurt dëshmitari.

Kush ua ka thënë këtë?, shtroi pyetjen e dytë për këtë çështje Gregory Guy Smith

"M'i kanë thënë Sylejman Selimi, Hysni Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku. Gjithashtu më kanë thënë se i marrin nga 500 marka gjermane në muaj për me i vra spiunët", tha Dëshmitari A.

Dëshmitari tregoi se Sylejman Selimi dhe tre të tjerët e UÇK-së, i kanë thënë se për vete do të jenë të sigurt edhe nëse luftën e fiton Serbia, pasi në atë rast do t'i dërgonë për të jetuar në Gjenevë.

Në fillim të seancës Gregory Guy Smith u ankua se nuk mund t'i shtrojë pyetje dëshmitarit, ngase nuk e di se ku ka mbetur, pasi nuk e ka procesverbalin e seancës së kaluar.

Kryetari i trupit gjykues Darius Silicki urdhëroi që procesverbali të shtypet dhe t'u dorëzohet palëve./kallxo.com/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - KOLAPSI BUXHETOR I ALARMON TË GJITHË, POR JO PDK-në (11.17.2014)
AAK NUK HEQ DORË NGA POSTI I KRYEMINISTRIT (11.17.2014)
NDËRRON JETË KËNGËTARI DOKTOR FLORI - VDEKJA DYSHOHET NGA MBIDOZA (11.17.2014)
Top Channel- MUSTAFA E DËGJON PARTINË, PRANON POSTIN E KRYEMINISTRIT (11.17.2014)
TIRANA KREMTON 17 NËNTORIN - NË CEREMONI FOTO TË ENVER HOXHËS (11.17.2014)
KRONIKA GJASHTËMUJORE E KRIZËS POLITIKE NË KOSOVË - SOT BËHEN 5 MUAJ NGA SEANCA E 17 KORRIKUT (11.17.2014)
LORIK CANA ME FLAMURIN E PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA NË ITALI (11.17.2014)
UDHËTIMI I NËNPRESIDENTIT BIDEN NË UKRAINË DHE TURQI (11.17.2014)
LDK E VENDOSUR NË ROLIN E SAJ PRIJËS PËR T'IA DHËNË KOSOVËS QEVERISJEN E RE - PA PDK-në (11.16.2014)
UNDP dhe USAID - 72 PËR QIND E QYTETARËVE TË KOSOVËS JANË SHUMË TË PAKËNAQUR ME QEVERISJEN (11.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]