PDIU I DREJTOHET NISHANIT - SHQIPTARËT NË ÇAMËRI TË NJIHEN ZYRTARISHT PAKICË KOMBËTARE
E Martë, 11.25.2014, 03:47pm (GMT+1)
TIRANË PDIU dhe shoqata "Çamëria" kërkojnë që shqiptarët e mbetur në Çamëri të njihen zyrtarisht pakicë kombëtare.
Në një prononcim publik, PDIU-ja i kërkon sot në mënyrë zyrtare dhe të drejtpërdrejtë Presidentit Nishani, Kryeministrit Rama dhe çdo instance tjetër shtetërore të ngrenë çështjen e pakicës së mbetur të shqiptarëve të Çamërisë ndaj homologëve të tyre grekë dhe Bashkimit Evropian.
Kërkesa e palës shqiptare duhet të jetë njohja zyrtare e statusit të pakicës kombëtare të shqiptarëve në Çamëri. Atyre u mohohen sot të drejtat bazike: e drejta e të vetëdeklaruarit shqiptar dhe arsimimit, meshimit e komunikimit në gjuhën amtare. Është e pafalshme nëse shteti shqiptar vijon të heshtë, thekson kjo parti.
www.voal-online.ch
|