E Hënë, 04.29.2024, 11:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RAKIQ - BAHTIRI NË BRUKSEL E KA PRANUAR 'PARKUN E PAQES' MBI URËN E IBRIT

E Hënë, 12.15.2014, 09:46am (GMT+1)


Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar të dielën se prej Ministrisë së Administrimit Lokal në Prishtinë nuk ka marrë kurrfarë vërejtje për atë se vendosja e "Parkut të paqes" është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, me Marrëveshjen e Brukselit apo me ligjet e Kosovës.

Duke folur në lidhje me deklaratën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, se së shpejti "Parku i paqes" do të largohet, Rakiq ka rikujtuar se Bahtiri, në muajin gusht në Bruksel, në praninë e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, ka siguruar se parku dhe as edhe një gjë tjetër nuk do të largohet nga ura, derisa nuk gjendet një marrëveshje të cilën do ta pranonin qytetarët e të dyja komunave, shkruan sot "Koha Ditore".

"Meqë këtë e ka harruar t'ua thoshte bashkëqytetarëve të vet, kur është kthyer në shtëpi, po e shfrytëzoj këtë rast që t'ia rikujtoj dhe t'i bëj thirrje që në vend të nxitjes së konflikteve - së bashku të kënaqemi duke zgjidhur problemet e qytetarëve", ka thënë Rakiq.

Në njoftim thuhet se qëllimi i "Parkut të paqes" është shprehje e dëshirës që pika e cila i ka ndarë dy popuj në 15 vjetët e fundit në të ardhmen të jetë "vendi i takimit të tyre", ka raportuar agjencia serbe Beta.

"Vazhdimi i bisedimeve të vështira dhe të ndjeshme që e presin Qeverinë në Beograd dhe Qeverinë e re në Kosovë nuk duhet të rëndohet edhe më shumë me një deklaratë nxitëse dhe të rrezikshme. Vështirë e kemi arritur edhe këtë paqe të brishtë. Është hequr barrikada nga ura kryesore tre vjet pasi që serbët e kanë vendosur aty nga frika për sigurinë e tyre", ka thënë kryetari i Mitrovicës së Veriut.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BORXHI I PËRGJITHSHËM I SHQIPËRISË ARRIN 6.6 MILIARDË EURO (12.15.2014)
FAK-u NË DUART E BEOGRADIT (12.15.2014)
KRYEMINISTRI I KOSOVËS NUK FTOHET NË SAMITIN EKONOMIK NË BEOGRAD (12.15.2014)
GRATË SHQIPTARE JANË PJESA MË E VARFËR E SHOQËRISË, MË E DHUNUAR FIZIKISHT DHE MË PAK E PËRFAQËSUAR (12.14.2014)
EDITORIALI I VOA MBI MARRËDHËNIET KOSOVË-SERBI (12.14.2014)
MITROVICË - PARKU I PAQES NUK DO TË HIQET (12.14.2014)
LUGINA E PRESHEVËS KËRKON PËRFAQËSIM NË QEVERINË E KOSOVËS (12.14.2014)
THAÇI - MARRËVESHJA PDK-LDK DO TË ZBATOHET NË TËRËSI (Intervistë) (12.14.2014)
QOSJA REPLIKON MË TEJ NDAJ MUSTAFËS (12.14.2014)
EKSPERTËT - QEVERIA E RE TË NDALOJË URGJENT EMIGRIMIN MASIV TË QYTETARËVE (12.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]