SERBIA VAZHDON KOLONIZIMIN E VERIUT TË KOSOVËS
E Hënë, 12.15.2014, 07:19pm (GMT+1)
Kolonizimi i viseve të Mitrovicës me serbë nuk ka përfunduar në vitet e 90-ta.
Serbia po investon miliona euro brenda territorit të Kosovës, duke ngritur objekte të banimit kolektiv ku synon të sjellë qytetarë serbë nga vise të ndryshme, raporton KTV.
Këto objekte të ngritura në pjesën veriore të Mitrovicës janë në përfundim e sipër, ndërsa të gjitha mjetet për ndërtimin e tyre vijnë nga Serbia.
Ndërtimi i tyre po bëhet jashtëligjshëm dhe duke mos respektuar asnjë ligj të Kosovës.
Megjithëse në veri u zgjodhën organet legjitime komunale, ato vazhdojnë të mos jenë funksionale.
Vendet, në të cilat edhe në të kaluarën janë ndërtuar këso objekte nga qeveria serbe, kanë qenë kryesisht në prona shqiptare, transmeton Koha.net.
Edhe objektet aktuale, që po ndërtohen në veri me para të Serbisë, janë duke u ndërtuar në prona, të cilat i blenë nga banorët shqiptarë.
Prej përfundimit të luftës, Serbia ka shpenzuar miliona euro në Kosovë.
www.voal-online.ch
|