ALMA LAMA GODET NË KUVEND - ANËTARËT E KOMISIONIT PËR PUNË TË JASHTME NUK DINË ANGLISHT
E Hënë, 12.15.2014, 11:22pm (GMT+1)
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Alma Lama, ia bëri një pyetje interesante sekretarisë së Kuvendit gjatë seancës së sotme.
Pasi ka kuptuar se kush janë anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Lama tha se 80 për qind e anëtarëve të këtij komisioni nuk dinë anglisht.
"Dua ta pyes sekretarinë e Kuvendit nëse do të shpallë konkurs për përkthyes për Komisionin e Jashtëm", tha Lama.
Kryetari i Kuvendit e mori këtë pyetje të Alma Lamës si "sugjestive".
"Është një pyetje sugjestive, por besoj se e dinë. Edhe nëse nuk e dinë, e mësojnë", tha kryeparlamentari Kadri Veseli duke iu përgjigjur pyetjes së Alma Lamës.
www.voal-online.ch
|