E Premte, 04.26.2024, 11:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA DHE TURQIA - MIQËSI PA KUFI DHE TREGTI PA KUFI

E Enjte, 12.18.2014, 05:22pm (GMT+1)



TIRANË Shqipëria dhe Turqia vendosin të nënshkruajnë marrëveshjen për Tregtinë e Lirë. Për këtë qëllim ka vizituar sot Tiranën, Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zejbekçi, pasi të dyja vendet kanë rënë dakord të zgjerojnë marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Ministri shqiptar i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ai turk, Nihat Zejbekçi, kanë dhënë sot një deklaratë të përbashkët për shtyp. Zejbekçi deklaroi " ramë dakord sot me ministrin për Marrëveshjen e Tregtisë së lirë, pra, miqësi pa kufi, tregti pa kufi. Jemi miq shumë të mirë, kemi vëllazëri shumë të mirë, por duhet të kemi partneritet shumë të mirë edhe në ekonomi. Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira, vëllimi tregtar është rritur 4 herë dhe mundësitë janë që të shtohen edhe më shumë shkëmbimet tregtare dhe investimet. Kam ardhur këtu dhe e ndiej veten si në shtëpinë time e me këtë rast përshëndet mikun tim dhe gjithë popullin shqiptar," theksoi ministri turk.

Sipas mediave turke, Shqipëria për Turqinë ka një pozicion të rëndësishëm në partneritetin tregtar dhe në atë ekonomik. Miqësia dhe bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve, që bazohet në lidhjet rrënjësore dhe kulturore, po zgjerohet akoma edhe më shumë me mbështetjen reciproke në arenën ndërkombëtare, zhvillimi i vizitave të nivelit të lartë dhe me marrëveshjet e nënshkruara.

Marrëveshja për Tregtinë së Lirë, shkruan TRT,e cila u nënshkrua në vitin 2006 dhe hyri në fuqi në vitin 2008, përbën një forcë të madhe lëvizëse në marrëdhëniet dypalëshe tregtare dhe ekonomike. Aktualisht, negociatat me autoritetet shqiptare janë në vazhdim me synimin për përfshirjen e shërbimeve dhe fushën e investimeve në STA.

Para marrëveshjes së STA në 2005 importet e bëra nga Shqipëria arrinin vlerën 16 milion dollarë, kjo shifër në vitin 2013 u rrit afërsisht 5 herë duke vajtur në 82 milionë dollarë. Eksporti ndaj këtij vendi në vitin 2005 ka qenë 191 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2013 u rrit në 266 milionë dollarë.

Ndërsa në periudhën dhjetë-mujore të këtij viti, kapaciteti bilateral tregtar midis Turqisë dhe Shqipërisë ka vazhduar të rritet ndjeshëm. Eksportet e tanishme në Shqipëri në krahasim me periudhën e një viti më parë kanë pasur një rrije me 20% në nivelin prej 260 milionë dollarëve, ndërsa importet duke treguar 52 % rritje ka arritur në 81.5 milionë dollarë. Kapaciteti i tregtisë dypalëshe është planifikuar të rritet në 500 milionë dollarë, në një kohë sa më të shkurtër.

Turqia importon nga Shqipëria materialet e ndërtimit prej hekuri dhe çeliku, këpucë lëkure, lëkura dele dhe qengji, produkte tekstilesh, përbërësit bimor që përdoren në farmaceutikë dhe parfumeri si dhe skrap alumini. Ndërsa Turqia eksporton në këtë vend veshje, pajisje elektrike, drithëra dhe produkte furre, pompa, kabllot dhe telat, materialeve të ndërtimit alumini dhe plastika.

Kompanitë turke sigurojë punësim për tre mijë persona

Marrëdhëniet e investimeve dhe kontraktuese mes të dy vendeve po tërheqin vëmendjen si një zonë e rëndësishme në këtë drejtim të bashkëpunimit ekonomik. Deri tani investimet e Turqisë në Shqipëri janë afruar 1 miliard dollarë. Ndërsa punësimi që sigurojnë kompanitë turke në Shqipëri është rreth tre mijë persona. Në anën tjetër kontraktorët turq në Shqipëri kanë realizuar 24 projekte kontraktuese me një vlerë afërsisht në total 1 miliard dollarë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHJAGA - QYTETARËT PO IKIN, NE KEMI PËRGJEGJËSI (12.18.2014)
'LISTA SERBE' SHPËRFILL MARRËVESHJEN E BËRË ME ISËN DHE HASHIMIN - ËSHTË KUNDËR FAK-ut (12.18.2014)
VLORË - QINDRA QYTETARË NË PORT, DUAN TË KËRKOJNË AZIL NË GJERMANI, I KTHEN MBRAPSHT POLICIA (12.18.2014)
BASHKIMI EVROPIAN - NUK KA AZIL PËR QYTETARËT E KOSOVËS (12.18.2014)
SHQIPËRIA NDËR VENDET MË TË KORRUPTUARA TË BOTËS - OSBE NIS PROJEKT KUNDËR KORRUPSIONIT (12.18.2014)
DONALD LU BËN BETIMIN PËR DETYRËN E AMBASADORIT TË SHBA NË TIRANË (12.18.2014)
BEOGRAD - RAMA KËRKON FINANCIME KINEZEBisedime me kryeministrin e Kinës Li Keqiang, takim dhe me homologun serb Vucic (12.18.2014)
ISA NË VERI - VETËM ME LEJE TË SERBISË (12.18.2014)
RITA ORA - ENDE S'MUND TË BESOJ SE PERFORMOVA PËR OBAMËN (12.17.2014)
NUK E PAGOI ENERGJINË - RAMA E SHKARKON ZËVENDËSMINISTREN BEJKO (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]