E Premte, 04.26.2024, 07:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RRUGA E ARBRIT E SHKURTON LARGËSINË MES TIRANËS E SHKUPIT ME 100 KILOMETRA

E Premte, 12.19.2014, 10:28am (GMT+1)


Shqipëria me nënshkrimin e marrëveshjes për kredi me Kinën ka siguruar paratë për ndërtimin e kilometrave të fundit të Rrugës së Arbrit deri në kufirin me Maqedoninë, respektivisht deri në Dibër.

Ndërkohë edhe në Maqedoni ka filluar seriozisht të diskutohet për pjesën e këndejme të kësaj rruge e që duhet në fund të lidhet me Korridorin e 8, respektivisht me autostradën Kërçovë-Ohër dhe Gostivar- Shkup. Besoj se gjatë vitit të ardhshëm do të përfundojnë përgatitjet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, respektivisht nga Dibra deri në kufirin me Shqipërinë.

Këtë e konfirmoi javën e kaluar për gazetën KOHA drejtori i Drejtorisë "Rrugët Shtetërore të Maqedonisë", Lubço Georgievski. "Gjatë vitit 2015 do të vazhdojnë aktivitete për ndërtimin e rrugës Dibër- Kërçovë, por edhe në aksin rrugor Ura e Boshkut, Dibër", tha ai. Edhe nga Komuna e Dibrës presin që të zgjidhet çështja e ndërtimit të aksit rrugor prej kufirit me Shqipërinë deri në qytetin e Dibrës.

Në 2015 fillojnë punimet, kërkohet koncesioner për Gostivar-Kërçovë
"Në vitin 2015 do të fillojnë punimet për rindërtimin e rrugës Ura e Boshkut deri në Dibër dhe punimet në aksin rrugor prej urës së Boshkut deri në Izvor të Kërçovës. Besoj se problem që duhet të ndërtohet nga pala maqedonase mbetet vetëm aksi rrugor Dibër-Bllatë në një gjatësi prej katër kilometrash", thotë kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata.

Ndërkohë, ndërtimi i autostradës Ohër-Kërçovë por edhe i pjesës tjetër të Rrugës së Arbrit në drejtimin Tiranë-Dibër dhe Dibër-Kërçovë pritet të favorizojë edhe ndërtimin e autostradës Gostivar-Kërçovë. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se ndërtimi i autostradës Kërçovë-Gostivar paraqet është në prioritet të Qeverisë, ku koncesioneri i ardhshëm pritet të fillojë me ndërtimin e rrugës në vitin 2016. Me vazhdimin e Rrugës së Arbrit dhe kyçjen në autostradën Kërçovë -Gostivar do të mundësohet lidhja e Dibrës me Shkupin.

Nga Ministria e Transportit thonë se ndërtimi i autostradës Kërçovë-Gostivar është prioritet i lartë për Qeverinë ku koncesioneri i ardhshëm pritet të fillojë me ndërtimin e rrugës në vitin 2016. "Në përgatitje e sipër është pakoja që vlerësoj se do të jetë e pranueshme për koncesionerët e ardhshëm. Presim që deri në fund të vitit apo më së voni deri në muajin janar apo shkurt të vitit të ardhshëm të shpallet thirrja publike për gjetjen e koncesionerit për ndërtimin e aksit rrugor si autostradë Gostivar- Kërçovë", ka deklaruar ministri i Transportit Mile Janakievski muajin e kaluar.

Rruga e Arbrit shkurton 100 km distancën Tiranë-Shkup
Projekti i Rrugës së Arbrit në Shqipëri është zvarritur për disa vite për shkak të intensitetit të punimeve dhe mungesës së fondeve. Aktualisht në Shqipëri ka përfunduar një pjesë e këtij aksi të rëndësishëm që shkurton distancën jo vetëm për në Lindje të Shqipërisë, por dhe me afro 100 kilometra distancën Tiranë- Shkup. Rruga Tiranë-Dibër është në përfundim e sipër.

Kjo autostradë, e njohur me emrin Rruga e Arbrit, duhet te lidhë Detin Adriatik dhe Detin e Zi. Kështu deklaroi ministri i transportit të Shqipërisë Edmond Haxhinasto gjatë inspektimit të punimeve që po bëhen në urën e Matit dhe tunelin e Qafë Buallit në Bulqizë. Me ndërtimin e urës dhe tunelit si dy segmente kryesore te rrugës së Arbrit sipas ministrit Haxhinasto punimet do të fillojnë me 30 dhjetor të këtij viti dhe se në muajin fund të vitit 2015 do përfundojnë punimet edhe për segmentin 27 kilometra ku nuk kanë nis punimet ende.

"Ndërtimi i kësaj rruge që do të shkurtojë distancën me Tiranën për 100 kilometra. Problem kyç deri më sot për punimet edhe 27 kilometrave të mbetura ka qene ndërtimi urës së Matit dhe tunelin e Qafë Buallit në Bulqizë me distancë prej 3 kilometra e gjysmë. Ndërtimin e segmentit të mbetur të kësaj me koncesion do ta ndërtojë kompani kineze", deklaroi ministri Haxhinasto. Sipas tij përveç rëndësisë së madhe që ka në planin rajonal, duke lidhur Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë deh Kosovën ka edhe rëndësi ekonomike.

"Ajo do të përmirësojë transportin e brendshëm ndërmjet Tiranës dhe Durrësit dhe të gjithë pjesës veriore të Shqipërisë, po ashtu edhe transportin e brendshëm në Maqedoni, Kosovë dhe Bullgari. Për këtë arsye, qeveria shqiptare rrugën e ndërton sa më shpejt të jetë e mundur, duke punuar njëkohësisht në dy pjesë", deklaroi Haxhinasto. Rruga e Arbrit e cila në pjesën shqiptare sipas ministrit të transportit të Shqipërisë.

Haxhinasto pritet të përfundon deri në fund të vitit të ardhshëm kjo rrugë do të kalojë në 10 zona në Shqipëri, ndërsa vazhdimi në territorin e Maqedonisë, pas kalimit të kufirit shqiptar, fillon në Gjoricë, në luginën e Drinit të Zi, poshtë urës së vjetër me harqe të Spiles, e cila është mbuluar nga diga e hidrocentralit të Dibrës së Madhe.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DIALLOGU - THAÇI IA CAKTON MUSTAFËS TAKIMIN ME VUÇIQIN TEK MOGHERINI NË JANAR (12.19.2014)
PAS DYNDJES SË SHQIPTARËVE NË PORTIN E VLORËS, REAGON  AMBASADA GJERMANE - NUK KA AZIL PËR EMIGRANTË EKONOMIKË (12.19.2014)
HUMAN RIGHTS WATCH I KËRKON KUVENDIT TË KOSOVËS - THEMELOJE GJYKATËN SPECIALE, TË CILËN E KËRKON DREJTËSIA PËR KRIMET E PASLUFTËS (12.19.2014)
SHQIPËRIA DHE TURQIA - MIQËSI PA KUFI DHE TREGTI PA KUFI (12.18.2014)
JAHJAGA - QYTETARËT PO IKIN, NE KEMI PËRGJEGJËSI (12.18.2014)
'LISTA SERBE' SHPËRFILL MARRËVESHJEN E BËRË ME ISËN DHE HASHIMIN - ËSHTË KUNDËR FAK-ut (12.18.2014)
VLORË - QINDRA QYTETARË NË PORT, DUAN TË KËRKOJNË AZIL NË GJERMANI, I KTHEN MBRAPSHT POLICIA (12.18.2014)
BASHKIMI EVROPIAN - NUK KA AZIL PËR QYTETARËT E KOSOVËS (12.18.2014)
SHQIPËRIA NDËR VENDET MË TË KORRUPTUARA TË BOTËS - OSBE NIS PROJEKT KUNDËR KORRUPSIONIT (12.18.2014)
DONALD LU BËN BETIMIN PËR DETYRËN E AMBASADORIT TË SHBA NË TIRANË (12.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]