E Shtunë, 04.27.2024, 05:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PAS DYNDJES SË SHQIPTARËVE NË PORTIN E VLORËS, REAGON  AMBASADA GJERMANE - NUK KA AZIL PËR EMIGRANTË EKONOMIKË

E Premte, 12.19.2014, 09:10am (GMT+1)



TIRANË Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë deklaroi sot se "nuk ka azil për emigrantë ekonomikë në Gjermani".

Duke ndjekur situatën e krijuar në Portin e Vlorës, ku ka një dyndje qytetarësh shqiptarë të mashtruar, të cilët duan të nisen drejt Gjermanisë me besimin se atje do t'iu jepet azil politik, Christiane Wolters, zëdhënësja e shtypit në këtë ambasadë u shpreh:

"Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë po ndjek me shqetësim, emigrimin ilegal të shqiptarëve për në Gjermani, i cili prej një viti është në një nivel shumë të lartë. Kohët e fundit duket se janë përhapur thashetheme me qëllim për të nxitur shqiptarët të udhëtojnë jashtë vendit duke iu servirur atyre fakte të rreme.

Të gjithë ata, të cilët çojnë ndër mend të paraqesin kërkesë për azil në Gjermani, duhet të dinë se: Kushtetuta dhe ligjet e shtetit tonë parashohin të drejtën për azil për t'ju ofruar mbrojtje qytetarëve, të cilët janë të kërcënuar nga përndjekja në vendet e tyre të origjinës. Por në të kundërtën, kush dëshiron t"˜i shpëtojë një situate të vështirë ekonomike, nuk ka të drejtë për azil.

Thashethemet, sipas të cilave, për shtetasit shqiptarë ekzistojnë shanset për të përfituar azil politik dhe mundësitë për t'u punësuar, janë të pavërteta.

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Gjermani ose në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian praktikisht refuzohen në shumicën dërrmuese të rasteve. Njëkohësisht procedurat janë përshpejtuar ndërkohë, kështu që brenda një kohe të shkurtër pason rikthimi vullnetar ose në rast nevoje dëbimi.

Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë ekonomike të shumë njerëzve në Shqipëri. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, së bashku me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, ne e mbështesim Shqipërinë për përmirësimin e kushteve të jetesës të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të saj dhe për të për të ecur përpara në procesin e përafrimit në EU. Zgjidhja për shtetasit shqiptarë, që kanë nevojë për mbrojtje, nuk qëndron në një procedurë pa shpresë azilkërkimi në Gjermani, por në një jetë më të mirë në Shqipëri dhe në një Shqipëri me të ardhme evropiane."
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HUMAN RIGHTS WATCH I KËRKON KUVENDIT TË KOSOVËS - THEMELOJE GJYKATËN SPECIALE, TË CILËN E KËRKON DREJTËSIA PËR KRIMET E PASLUFTËS (12.19.2014)
SHQIPËRIA DHE TURQIA - MIQËSI PA KUFI DHE TREGTI PA KUFI (12.18.2014)
JAHJAGA - QYTETARËT PO IKIN, NE KEMI PËRGJEGJËSI (12.18.2014)
'LISTA SERBE' SHPËRFILL MARRËVESHJEN E BËRË ME ISËN DHE HASHIMIN - ËSHTË KUNDËR FAK-ut (12.18.2014)
VLORË - QINDRA QYTETARË NË PORT, DUAN TË KËRKOJNË AZIL NË GJERMANI, I KTHEN MBRAPSHT POLICIA (12.18.2014)
BASHKIMI EVROPIAN - NUK KA AZIL PËR QYTETARËT E KOSOVËS (12.18.2014)
SHQIPËRIA NDËR VENDET MË TË KORRUPTUARA TË BOTËS - OSBE NIS PROJEKT KUNDËR KORRUPSIONIT (12.18.2014)
DONALD LU BËN BETIMIN PËR DETYRËN E AMBASADORIT TË SHBA NË TIRANË (12.18.2014)
BEOGRAD - RAMA KËRKON FINANCIME KINEZEBisedime me kryeministrin e Kinës Li Keqiang, takim dhe me homologun serb Vucic (12.18.2014)
ISA NË VERI - VETËM ME LEJE TË SERBISË (12.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]