E Martë, 03.19.2024, 10:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ADRIATIK KELMENDI - KOALICIONET E KOMPROMISEVE KOSOVË-SERBI

E Shtunë, 12.20.2014, 11:20am (GMT+1)


Voal-online.ch - Ky është shansi që nuk do t'ia lejojnë vetes ta lëshojnë nga dora Brukseli, Washingtoni e Berlini, nënvizon Adriatik Kelmendi, i cili ka botuar sot në Koha Ditore opinionin me titull "Koalicionet e kompromiseve  Kosovë-Serbi, ku shkruan:
 
Në Kosovë, me krijimin e koalicionit të madh PDK-LDK-"Srpska", me mbi dy të tretat e votave në Kuvend, si dhe në Serbi me një fuqi edhe më të madhe të votës me koalicionin SNS-SPS-SVM do të mund të kalohet çdo gjë. Ky është shansi që nuk do t'ia lejojnë vetes ta lëshojnë nga dora Brukseli, Washingtoni e Berlini, me synimin që njëherë e mirë ta mbyllin kapitullin e problemeve në Ballkanin e Jugut

NË SYTË E BASHKËSISË ndërkombëtare nuk mund të ketë kohë më të përshtatshme për ta hequr qafesh problemin Kosovë e Serbi sesa 3-4 vjetët e ardhshëm. Dhe të gjithë ne që jetojmë në këto dy shtete me probleme me njëra-tjetrën do të duhej të jemi të përgatitur për ato që mbesin të shkruara pastaj në histori si - vendime të mëdha.

Në terren është fuqia. Në Kosovë, me krijimin e koalicionit të madh PDK-LDK-"Srpska", me mbi dy të tretat e votave në Kuvend, si dhe në Serbi me një fuqi edhe më të madhe të votës me koalicionin SNS-SPS-SVM do të mund të kalohet çdo gjë.

Një koalicion PDK-LDK edhe më herët është përdorur për të bërë kompromiset e mëdha për të shpallur pavarësinë ashtu siç u shpall më 17 shkurt 2008, teksa në Serbi koalicioni i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq për herë të parë në Kuvend nuk e ka asnjë parti që është kundër anëtarësimit në BE.

Ky është shansi që nuk do t'ia lejojë vetes ta lëshojnë nga dora Brukseli, Washingtoni e Berlini, me synimin që njëherë e mirë ta mbyllin kapitullin e problemeve në Ballkanin e Jugut.

Gjithçka nëpërmjet vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

E të gjitha këto, me shtysën, plotësimin e kushteve për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

MUND TË THUHET se nuk mund ta di vetëm po të kishte mundësi që dikush të jetonte në Mars për këta 15 vjet, por të gjithë të tjerët që kanë ndonjë njohuri në marrëdhëniet shqiptaro-serbe e dinë se cilat janë synimet e palëve.

Shqiptarët dëshirojnë që nëpërmjet dialogut ta rrumbullakojnë procesin e pavarësisë dhe të sovranitetit, dhe në fund të jetë në këtë aspekt e barabartë me shtetet e tjera të botës.

Serbët e dinë se s'mund ta ndalin këtë, por në të njëjtën kohë kërkojnë sa më shumë autonomi dhe të drejta për pjesëtarët e etnisë së tyre në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare do që nëpërmjet sintagmës eufemistike "normalizim i marrëdhënieve", të mbajë palët e interesuara në dialog, derisa të mos vijë koha e kërkesës edhe për njohje juridiko-kushtetuese të të dyja shteteve mes vete.

Mirëpo të gjitha këto të ditura e kanë një të përbashkët kryesore frikën. Drojën se nëpërmjet këtij procesi gjërat mund të shkojnë keq, dhe që përfundimisht palët, por edhe kjo pjesë e Ballkanit, do të zhytet në probleme të reja.

Shqiptarët druajnë se duke bërë koncesione të mëdha ndaj serbëve në mënyrë që këta të fundit ta njohin pavarësinë, veçanërisht me rastin e kompetencave të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kjo mund të dalë si një Kalë Troje në fund. Nëse do të ketë kompetenca ekzekutive e politike Asociacioni, druhet se edhe në rastin e njohjes së pavarësisë ai mund të jetë një faktor destabiliteti me dirigjim nga Beogradi për shtetin e ri, i cili do ta bëjë defunksional edhe vetë shtetin. Në këtë mënyrë, pra, koshienca shqiptare punon, serbët do të mund ta rrënojnë çdo të arritur, e rrjedhimisht edhe të minojnë gjasat për anëtarësim në BE, me qëllimin final që Kosovën ta quajnë shtet të dështuar, nga i cili mund edhe të ndahet Asociacioni dhe t'i bashkohet Serbisë.

Në anën tjetër, serbët druajnë që nëse procesi i dialogut përfundon pa pasur ata njëfarë lloj autonomie brenda Kosovës, atëherë shqiptarët do të mund që t'i kritikojnë rrethanat në atë mënyrë që vendi të zbrazet përfundimisht prej tyre.

Ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka frikën se me mosmenaxhim si duhet të situatës dhe me mungesë të një pajtimi të kënaqshëm nga shqiptarët dhe serbët, rrezikohet i gjithë angazhimi i tyre i deritashëm në rajon, si dhe rritet potenciali i konflikteve të reja.

KËTO EDHE JANË çështjet kryesore që diskutohen edhe në takimet formale e joformale të përfaqësuesve të të dy popujve nga Kosova dhe Serbia, siç janë edhe ato që organizohen tash e disa vjet me elegancë nga Qendra për Qeverisje Gjithëpërfshirëse me seli në New York. Në një të tillë të mbajtur në Mal të Zi së fundi, ku morën pjesë përfaqësuesit e subjekteve kryesore politike dhe të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia, brenga kryesore ishte pikërisht Asociacioni i Komunave Serbe. Krijimin dhe kompetencat.

Dhe të gjitha palët konfirmonin me ose pa vetëdije frikët e veta. Si dhe mosbesimin në palën tjetër.

Ndonëse të qarta ishin tashmë se cilat janë vijat e kuqe: Kosova dhe Serbia janë dy shtete të ndara.

Por me probleme jo të vogla për t'i zgjidhur.

Çështja është se si të arrihen të gjitha këto?

Përgjigjet do të detyrohen t'i japin në këta 3-4 vjet Mustafa e Thaçi, në njërën anë, dhe Vuçiqi e Daçiqi, në anën tjetër.

E shumë prej qytetarëve do t'u duken të vështira për t'u përtypur.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THAÇI NUK I KA VOTAT E MJAFTUESHME PËR PRESIDENT (12.20.2014)
EDHE MEDIAT AMERIKANE RAPORTOJNË PËR IKJEN MASIVE TË KOSOVARËVEAta tani përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari (12.20.2014)
GRUPI 'DRENICA' LIROHET ME KUSHT - SAMI LUSHTAKU JEP 50 MIJË EURO (12.19.2014)
GAZIFIKIMI I SHQIPËRISË - MARRËVESHJE ME AZERBAJXHANIN (12.19.2014)
Zëri i Amerikës, RAMUSH HARADINAJ - ASKUSH NUK MUND TË SHFAJËSOHET PËR GJENDJEN NË KOSOVËHaradinaj - Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga klasa politike (12.19.2014)
Radio Evropa e Lirë, ISA MUSTAFA - NUK NA DUHET DIALOGU ME SERBINË, NËSE NUK JEP REZULTAT KONKRET (Intervistë)Mustafa - Themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të jetë i lehtë, por Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë (12.19.2014)
SURPRIZA E ARVIZUSË PËR SHQIPTARËT - VIZAT PËR NË SHBA BËHEN 3 VJEÇARE (12.19.2014)
RRUGA E ARBRIT E SHKURTON LARGËSINË MES TIRANËS E SHKUPIT ME 100 KILOMETRA (12.19.2014)
DIALLOGU - THAÇI IA CAKTON MUSTAFËS TAKIMIN ME VUÇIQIN TEK MOGHERINI NË JANAR (12.19.2014)
PAS DYNDJES SË SHQIPTARËVE NË PORTIN E VLORËS, REAGON  AMBASADA GJERMANE - NUK KA AZIL PËR EMIGRANTË EKONOMIKË (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]