E Premte, 04.26.2024, 01:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KROACIA MUND TA BLLOKOJË SERBINË DREJT BE-së, NËSE SERBIA NUK I BURGOS KRIMINELËT E LUFTËS

E Hënë, 12.22.2014, 10:33am (GMT+1)


Kroacia mund të bllokojë procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE nëse Beogradi nuk do t'i ndjekë penalisht të akuzuarit për krime lufte gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, ka thënë ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pushiq për agjencinë e lajmeve "Anadolu".

"Kroacia do të aplikojë, vetëm dhe ekskluzivisht, absolutisht të njëjtat kritere që i janë aplikuar Kroacisë kur është anëtarësuar në BE", ka thënë Pushiq, e cila është edhe ministre e çështjeve të BE-së në Kroaci dhe e para zëvendëskryeministre, duke shtuar, "asgjë më shumë, e asgjë më pak".

Kroacia dëshiron që Beogradi të ndjekë penalisht komandantët e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe liderët politikë të akuzuar për krime lufte gjatë luftës në vitet e '90-ta, transmeton Koha.net.

Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në mes të viteve 1991 - 1995, Armata Jugosllave e kontrolluar nga Serbia, ka zhvilluar luftë kundër pavarësisë së Kroacisë. Një numër i madh i komandantëve dhe liderëve serbë janë burgosur apo janë duke u gjykuar në Hagë për krime lufte, por edhe 19 vjet pas përfundimit të luftës së përgjakshme, shumë të tjerë të akuzuar janë ende në arrati.

Pushiq tha se dënimi i të akuzuarve për krime lufte ka qenë pjesë e kërkesave të BE-së për Kroacinë sikurse edhe për Bosnje e Hercegovinën, madje në faza edhe më të hershme.

Ministrja kroate tha se marrëdhëniet Serbi Kroaci janë të mira, por janë ndikuar së fundmi me lirimin e përkohshëm të "kriminelit të akuzuar për krime lufte, [Voislav] Sheshel".

Në ditën kur kroatët kujtuan rënien e qytetit të Vukovarit në duart e forcave serbe më 1991, Shesheli u kishte dërguar mediave kroate një komunikatë të titulluar "Dita e Çlirimit të Vukovarit". Ai gjithashtu në komunikatë thoshte se mbështet ende ideologjinë e "Serbisë së Madhe", që nënkupton aspiratat territoriale në kurriz zë Bosnjës, Kroacisë e Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SPARTAK NGJELA - QEVERIA SOCIALISTE ËSHTË DREJT FALIMENTIMIT (12.22.2014)
SOT KA NISUR STINA E DIMRIT (12.22.2014)
KOSOVË - GJYKATA SHFAJËSON DHUNËN POLICORE NDAJ GAZETARËVE (12.22.2014)
KOSOVA IMPORTON NAFTËN, DUHANIN, UJIN, PRODUKTET USHQIMOREPërqindja më e madhe e importit është nga Serbia, Italia, Gjermania, Turqia, Kina Shqipëria dhe Maqedonia (12.21.2014)
AMBASADORI WILHELM - MARRËVESHJA E BRUKSELIT, KUSHT PËR SERBINË (12.21.2014)
LIGJI I RI - DEPUTETËT ME DOSJE KRIMINALE TË LËNË MANDATIN (12.21.2014)
'TË REBELUARIT' E LDKsë, TË PAVENDOSUR NËSE DO TA VOTOJNË BUXHETIN NË KUVEND (12.21.2014)
KOSOVË - 1580 BIZNESE U SHUAN MË 2014, NJË NDËR SHKAQET KRYESORE ISHTE NGËRÇI POLITIK (12.21.2014)
HUMB JETËN NË AKSIDENT DJALI 19 VJEÇAR I SHKRIMTARIT VISAR ZHITI (12.21.2014)
MESILA DODA - LIGJI I QEVERISË PËR HAPJEN E DOSJEVE I MBRON TË INKRIMINUARIT (12.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]