E Mërkurë, 05.01.2024, 11:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MESILA DODA - LIGJI I QEVERISË PËR HAPJEN E DOSJEVE I MBRON TË INKRIMINUARIT

E Djelë, 12.21.2014, 09:07am (GMT+1)



TIRANË - Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, sërish në udhëkryq. Pas depozitimit të parlament të draftit të pregatitur nga Shoqata për të Drejtat e Njeriut, të drejtuar nga Elsa Ballauri, Ministria e Mirëqenies Sociale nisi hartimin e një drafti tjetër po për hapjen e dosjeve. Të pyetura për këtë situatë të krijuar, deputetja e opozitës, Mesila Doda, e cila depozitoi draftin në parlament si dhe hartuesja e tij, Ballauri, tregojnë se jo vetëm është një absurditet dhe një rast i paprecedentë, kjo gjë do të sjellë edhe vonesa të procesit të hapjes së rreth 140 mijë dosjeve. Ndërkohë që shpirtrat e mijëra shqiptarëve të persekutuar, të familjeve të atyre që sot nuk janë më, pasi kanë vdekur nëpër burgjet e diktaturës komuniste, nuk do mund të gjejnë paqe, por do iu duhet të presin sërish. Deputetja Doda gjatë intervistës për "Gazeta Shqiptare" është shprehur se: "Ky ligj paralel i ekzekutivit kërkon të mbrojë të inkriminuarit". Ndërkohë që Elsa Ballauri ka folur për ndryshimet e dy drafteve duke thënë se: "Projektligji që kemi dorëzuar ne është mbështetur në dy shtylla kryesore: hapja e dosjeve dhe lustracioni, ndërsa projektligji i ministrisë është thjesht një përkthim i ligjit gjerman mbi hapjen e dosjeve".

Mesila Doda
Zonja Doda si e gjykoni nisjen e punimeve nga qeveria, përkatësisht nga Ministria e Mirëqenies Sociale për hartimin e një drafti të ri për hapjen e dosjeve?

Është një prej marrëzive që rëndom ndodhin në realitetin shqiptar. Tendenca për të ngecur procesin e lustracionit dhe të mënjanojnë rolin e legjislativit. Është hera e parë në 24 vite pluralizëm, që ekzekutivi sjell drafte paralel dhe kërkon të reduktojë një ligj, i cili është gjithëpërfshirës, pasi vjen nga shoqëria civile dhe është i përkrahur nga gjitha shtresat antikomuniste të vendit.

Ky ligj paralel, a do ta dëmtojë procesin e hapjes së dosjeve? Do bëni diçka konkrete për këtë situatë?
Ky ligj paralel kërkon të mbrojë të inkriminuarit. Unë e kam dorëzuar në parlament dhe pres marrjen në shqyrtim të ligjit. Asgjë nuk e dëmton procesin më shumë se një proces fars. Këtë po kërkojnë sot të implementojnë përfaqësuesit e ekzekutivit. Në mënyrë të panevojshme dhe të paprecedent.

Në festime të ndryshme për 70-vjetorin e Çlirimit është përdor rëndom fotografia e diktatori Hoxha, mendoni se duhet të ndalohet përdorimi i simboleve të komunizmit? Dhe a përbën rrezik që figura e tij të kthehet në idhull, duke qenë se të rinjtë nuk i njohin krimet makabre të komunizmit?
Ndalimi i partive me aspirata ekstremiste fashiste dhe komuniste dhe përdorimi i simboleve të tyre do duhet të ndalohen me ligj. Në platformën e dekomunistizimit që do paraqesim së shpejti, një prej propozimeve do jetë edhe ky, nxjerrja jashtë ligjit e partive komuniste a fashiste dhe simboleve të tyre. Gjykoj që shqiptarët kanë vuajtur shumë nga diktaturat. Duhet t'u flasim shqiptarëve me të vërteta, jo me përralla të ëmbla për të kaluarën, kur e kaluara jonë mbart veç tmerr, vrasje, dhunë e heqje dinjiteti. Është historia, ku një grusht njerëzish i morën jetën dhe dinjitetin pjesës më të madhe të popullit. Këtë histori duhet ta njohim dhe ta dënojmë. Kjo është detyra jonë, të kryejmë procesin e dekomunistizimit në politikë, drejtësi, diplomaci, administratë dhe të ndërtojmë institucionin e memories.
ERMELINDA HOXHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NGËRÇI PËR GUVERNATORIN E BANKËS - DREJT ZGJIDHJESKëshilli Mbikqyrës i Bankës propozon për anëtar të tijin Gent Sejkon, kandidaturë e presidentit për postin e guvernatorit, vendim që ndihmon ndaj pengesës ligjore (12.20.2014)
DHUNA NË SHKOLLA - DUKURI SHQETËSUESE NË KOSOVË (12.20.2014)
KOMANDANTI I FORCAVE SPECIALE DEMIRAJ - KODHELI MË SHKARKOI PËR ARSYE ABSURDE (12.20.2014)
KOSOVË - SBASHK NË PRAG TË GREVËS SË PËRGJITHSHME (12.20.2014)
ADRIATIK KELMENDI - KOALICIONET E KOMPROMISEVE KOSOVË-SERBI (12.20.2014)
THAÇI NUK I KA VOTAT E MJAFTUESHME PËR PRESIDENT (12.20.2014)
EDHE MEDIAT AMERIKANE RAPORTOJNË PËR IKJEN MASIVE TË KOSOVARËVEAta tani përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në qendrat strehimore në Hungari (12.20.2014)
GRUPI 'DRENICA' LIROHET ME KUSHT - SAMI LUSHTAKU JEP 50 MIJË EURO (12.19.2014)
GAZIFIKIMI I SHQIPËRISË - MARRËVESHJE ME AZERBAJXHANIN (12.19.2014)
Zëri i Amerikës, RAMUSH HARADINAJ - ASKUSH NUK MUND TË SHFAJËSOHET PËR GJENDJEN NË KOSOVËHaradinaj - Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga klasa politike (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]