E Hënë, 04.29.2024, 03:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Deutsche Welle - S'KA KOMPROMIS ME TERRORIZMIN!

E Enjte, 01.08.2015, 01:39pm (GMT+1)


Sulmin terrorist ndaj gazetës satirike Charlie Hebdo e kanë denuar të gjitha vendet demokratike. Në Gjermani të gjithë politikanët janë të mendimit, se sulme të tilla nuk duhet të tolerohen.
Paris Anschlag auf Charlie Hebdo - Solidarität Deutschland Berlin

Politikanët gjermanë e kanë dënuar ashpër sulmin terrorist në mjediset e gazetës satirike Charlie Hebdo në Paris. Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) i ka dërguar telegram ngushëllimi krerëve të shtetit në Francë dhe popullit francez. Merkel e quajti këtë një "sulm ndaj mendimit të lirë dhe lirisë së shtypit, që janë elementet themelore të kulturës sonë të lirë dhe demokratike. Ky është një sulm i cili nuk mund të justifikohet me asgjë". Edhe presidenti gjerman Joachim Gauck i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të tij francez. "Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe gjithmonë të angazhohemi për ruajtjen e lirisë, të të drejtave të njeriut dhe demokracisë", shkruan Gauck.

Zëvendëskancelari Sigmar Gabriel (SPD) e ka quajtur sulmin si një "krim jashtëzakonisht brutal". Gabriel pohon se ky atentat kurrësesi nuk duhet të çojë në vetcensurë dhe dorëzim kundrejt kërkesave të islamistëve. "Nuk nuk do të frikësohemi". Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière tha se aktualisht nuk ka asnjë të dhënë konkrete për përgatitjen e mundshme të sulmeve të ngjashme në Gjermani. "Situata është serioze, ka shkaqe për t'u shqetsësuar si dhe për masa parandalimi, por jo për panik", theksoi ministri.

Politikanët duan të mbrojnë vlerat evropiane

Minsitri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier foli për një sulm ndaj vlerave evropiane "të cilat duhet t'i mbrojmë me të gjitha fuqitë". Kryetari i partisë kristiansociale, Horst Seehofer, e ka quajtur këtë vepër si "barbare".

Politikani konservator Wolfgang Bosbach thotë se "nuk duhet të bëjmë kurfarë kompromisesh me ata që duan ta rrënojnë rendin tonë të lirive." Ndërsa liderja e ekologjistëve, Katrin Göring-Eckart, pohon se "ne në Evropë duhet t'i mbrojmë së bashku demokracinë dhe lirinë. Nuk duhet të lejojmë që të na përçajnë."

Gregor Gysi, kryetari i grupit parlamentar të së Majtës në Bundestag, kërkon "që kjo vrasje të përndiqet dhe të zbardhet me të gjitha mjetet e lejuara juridike." Njëkohësisht "nuk duhet lejuar që kjo vepër e tmerrshme të keqpërdoret nga racistë dhe ksenofobë në Gjermani, të cilët mund t'i ashpërsojnë parullat e tyre kundër bashkëqytetarëve tanë me prejardhje të huaj". Edhe sekretarja e përgjithshme e partisë socialdemokrate, Yasmin Fahimi, ka shprehur drojën për mundësinë e "ashpërsimit të lëvizjeve armiqësore ndaj të huajve në Gjermani, siç është "Patriotët Evropianë kundër Islamizimit të Perëndimit" (Pegida). "Askush nuk duhet ta instrumentalizojë këtë sulm terrorist për të mbjellur urretje", thuhet në reagimin e saj.

Në anën tjetër, Alexander Gauland, zëdhënësi i partisë konservatore të djathtë, Alternativa për Gjermani, pohon se "kërkesat e lëvizjes Pegida, pas këtij sulmi, fitojnë peshë dhe aktualitet. Partitë e vjetra duhet të mendojnë shumë mirë nëse edhe më tej mbeten në pozicionet e tyre kundër njerëzve nga Pegida."
Je suis Charlie

Shoqatat e dënojnë ashpër këtë sulm

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Michael Konken, e quan "të paimagjinueshme një sulm të tillë në një vend demokratik dhe të lirë. Kjo është një përpjekje e fanatikëve që me mjetet më brutale të ndalojnë kritikat ndaj islamistëve."Organizata Reporterët pa kufij e ka quajtur ditën e sulmit si një "ditë të zezë për lirinë e shtypit në Evropë". Edhe shoqatat myslimane në Gjermani e kanë dënuar këtë sulm dhe e kanë quajtur si "aboslutisht të papranueshëm". Edhe këto shoqata paralajmërojnë nga rreziku i keqpërdorimit të këtij sulmi për ashpërsimin e retorikës ndaj të huajve në Gjermani.

Reagimet jashtë Gjermanisë

Viktimave, familjarëve të tyre, krerëve të Francës dhe tërë popullit francez i kanë ardhur telegrame ngushëllimi dhe mbështetje nga të gjitha vendet demokratike. Presidenti i SHBA-së Barack Obama e ka quajtur këtë atentat si një "sulm të tmerrshëm dhe skandaloz". Ai ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes dhe dënimin e merituar të atentatorëve. Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka nënvizuar se "lufta kundër të gjitha formave të terrorizmit duhet të vazhdojë." Sipas tij, "ky është një sulm kundër vlerave fundamentale dhe lirisë së shtypit, e cila është shtylla e vlerave tona demokratike".

Sulmin në Francë e ka dënuar edhe Rusia. Zëdhënëssi i presidentit Vlladimir Putin, Dmitri Peskov, tha se "Rusia i dënon ashpër të gjitha format e terrorizmit." Sipas tij, lufta kundër terrorizmit nuk është e mundur pa "bashkëpunimin multilateral". Këtë sulm terrorist e kanë dënuar edhe Britania e Madhe, Italia, Komisioni Evropian dhe shumë vende dhe institucione të tjera në mbarë botën. Në rrjetet sociale njerëzit nga mbarë bota dënojnë ashpër sulmin ndaj gazetës satirike në Paris dhe solidarizohen nën moton "Je suis Charlie".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FRANCA NË ZI KOMBËTARE - PËR HERË TË FUNDIT FRANCA KA MBAJTUR ZI KOMBËTARE PËR 11 SHTATORIN 2001 (01.08.2015)
SHTATË TË ARRESTUAR NË FRANCË PAS SULMIT TË SË MËRKURËS (01.08.2015)
NE JEMI TË GJITHË CHARLIE ! - RRETH 100 MIJË FRANCEZË PROTESTOJNË KUNDËR TERRORIZMIT (01.08.2015)
IDENTIFIKOHEN TRE AUTORËT E SULMIT NDAJ 'CHARLIE HEBDO', DY PREJ TYRE FRANKOALGJERIANË (01.07.2015)
Zëri i Amerikës, NISHANI - SHQIPTARËT DO TA FITOJNË LUFTËN KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (Intervistë) (01.07.2015)
JE SUIS CHARLIE - PARRULLA E SOLIDARITETIT NDAJ GAZETËS CHARLIE HEBDO MBUSH RRJETET SOCIALE DHE RRUGËT NË PARIS,BRUKSEL,LONDËR (01.07.2015)
HOXHAJ - NDIKIMI RUS NË BALLKAN SHUMË HERË MË I FUQISHËM SE 10 VJET MË PARË (01.07.2015)
PËRPLASJA E BANDAVE NË SHQIPËRI (01.07.2015)
Radio Evropa e Lirë, HARADINAJ - GJYKATA SPECIALE, E PADREJTË (Intervistë) (01.07.2015)
Kosova Sot - GJITHNJË TË PAPREKSHËM PERSONAT E PUSHTETSHËM TË LIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPSIONIN (01.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]