PETICION I REPORTERS SANS FRONTIERES - LET INK FLOW, NOT BLOOD - LE TË RRJEDHË BOJA, JO GJAKU
E Premte, 01.09.2015, 11:35am (GMT+1)
Voal-online.ch - PARIS - Reporter Sans Frontieres (Reporterët Pa Kufij) kanë ndërmarrë në shkallë botërore peticionin "Let ink flow, not blood - Le të rrjedhë boja, jo gjaku. Me këtë rast organizata botërore për nxitjen dhe mbrojtjen e lirisë së informimit ka lëshuar edhe këtë deklaratë:
Masakra ndaj gazetarëve të Charlie Hebdo përbën aktin më të rëndë kundër lirisë sonë. Kjo orë e errët në historinë e medias botërore ka kulmuar natyrën ekstreme të dhunës së cilës gazetarët i nënshtrohen kur ata kritikojnë apo thjesht përmendin religjionin - një akt i cilësuar shpesh nga fondamentalistët si 'blasfemi'.
Ne bëjmë thirrje për një fushatë të gjerë kundër të gjithë grabitqarëve të lirisë së shtypit të cilët përdorin arsye religjiore për të kryer akte të tmerrëshme kundër gazetarëve dhe kundër karikaturistëve. Kur grupet radikale hapën zjarr me armë automatike brenda organizatave në Francë, në Irak apo në Pakistan, janë të drejat e publikut ato që janë vënë në shenjestër.
Esktremistët ndihen të trimëruar kur disa qeveri ndjekin politika drakoniane. Kur një krijues uebsajti është ndëshkuar me një mijë kamixhikime në Arabinë Saudite pse 'ka fyer islamin', kur një gazetar afgan për pka i shpëtoi dënimit me vdekje për 'blasfemi' apo kur vendet e ndryshme bënë fushatë për një ndalim ndërkombëtar të 'përfoljes së religjionit', liritë tona janë në rrezik.
Prandaj, që boja të rrjedhë në vend të gjakut, ne iu bëjmë thirrje politikanëve përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe liderëve fetarë me një shqetësim për lirinë, që t'iu rezistojnë të gjithë atyre që duan t'i kufuzojnë liritë tona më themelore.
Ja linku për të nënshkruar peticionin: http://fr.rsf.org/petitions/charlie/petition.php?lang=en
The massacre of Charlie Hebdo's journalists constitutes the gravest of attacks on our freedoms. This dark hour in the history of the world's media has highlighted the extreme nature of the violence to which journalists are exposed when they dare to criticize or just question religion an action often branded as "blasphemy" by fundamentalists.
We appeal for a broad campaign against all the predators of press freedom who use religious grounds to perpetrate horrific acts against journalists and cartoonists. When radical groups open fire with automatic weapons inside news organizations in France, Iraq or Pakistan, it is the public's rights that are being targeted. Extremists feel encouraged when certain government pursue draconian policies. When a website creator is sentenced to a thousand lashes in Saudi Arabia for "insulting Islam," when an Afghan journalist narrowly avoids a death sentence for "blasphemy" or when countries campaign for an international ban on "defamation of religion," our freedoms are in danger.
So that ink should flow instead of blood, we call on politicians, civil society representatives and religious leaders with a concern for freedom to resist all those who would limit our most fundamental rights.
Here the link to subscribe:
http://fr.rsf.org/petitions/charlie/petition.php?lang=en
www.voal-online.ch
|