E Djelë, 04.28.2024, 10:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - SOLIDARIZIM ME VIKTIMAT E SULMIT NË PARIS Gazetarët në Kosovë mbajtën tubim në shenjë nderimi për viktimat e sulmit në Paris. Sulmin e dënoi edhe Bashkësia Islame e Kosovës

E Enjte, 01.08.2015, 04:26pm (GMT+1)



Me moton "Je suis Charlie", (Unë jam Charlie), gazetarët në Kosovë ju bashkuan sot tubimeve përkujtimore gjithandej në nderim të viktimave të sulmit të së mërkurës në revistën franceze Charlie Hebdo, që la pas vetes 12 të vrarë.

Kryetari i Asociacionit të gazetarëve të Kosovës, Zekiria Shabani tha se sulmet e tilla që synojnë të godasin fjalën e lirë, do të dështojnë.

"Kjo është një ditë e dhimbshme për ne dhe me fjalë nuk mund të përshkruhet ajo çfarë ndjejmë për kolegët tanë. Në solidarizohemi me ta. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se sulmi i djeshëm dhe çfarëdo sulmi ndaj mediave, ndaj gazetarëve, është një përpjekje e dështuar për ta mbytur fjalën e lirë", tha zoti Shabani.

Veprimtarisë së gazetarëve ju bashkua edhe zëvendës ambasadorja e Francës në Kosovë, Lise Motomalaya e cila tha se do të donte të falënderonte të gjithë njerëzit posaçërisht në Kosovë, për shprehjen e solidaritetit më viktimat dhe familjet e tyre.

Në ambasadën franceze u hap një libër zie.

Mbrëmjen e së mërkurës në qendër të Prishtinës janë ndezur qirinj ndërsa sulmin e kanë dënuar udhëheqësit më të lartë të institucioneve por edhe partive politike në Kosovë. Në reagime theksohet mbështetja për Francën, ndërsa sulmi cilësohet si akt i drejtuar kundër vlerave të lirisë, demokracisë e fjalës së lirë.

Sulmin e ka dënuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. Duke ngushëlluar ambasadoren franceze në Prishtinë, Bashkësia Islame e dënon ashpër "këtë  akt  terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm. Vlerat njerëzore  në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes se përbashkët evropiane", thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Deutsche Welle - S'KA KOMPROMIS ME TERRORIZMIN! (01.08.2015)
FRANCA NË ZI KOMBËTARE - PËR HERË TË FUNDIT FRANCA KA MBAJTUR ZI KOMBËTARE PËR 11 SHTATORIN 2001 (01.08.2015)
SHTATË TË ARRESTUAR NË FRANCË PAS SULMIT TË SË MËRKURËS (01.08.2015)
NE JEMI TË GJITHË CHARLIE ! - RRETH 100 MIJË FRANCEZË PROTESTOJNË KUNDËR TERRORIZMIT (01.08.2015)
IDENTIFIKOHEN TRE AUTORËT E SULMIT NDAJ 'CHARLIE HEBDO', DY PREJ TYRE FRANKOALGJERIANË (01.07.2015)
Zëri i Amerikës, NISHANI - SHQIPTARËT DO TA FITOJNË LUFTËN KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (Intervistë) (01.07.2015)
JE SUIS CHARLIE - PARRULLA E SOLIDARITETIT NDAJ GAZETËS CHARLIE HEBDO MBUSH RRJETET SOCIALE DHE RRUGËT NË PARIS,BRUKSEL,LONDËR (01.07.2015)
HOXHAJ - NDIKIMI RUS NË BALLKAN SHUMË HERË MË I FUQISHËM SE 10 VJET MË PARË (01.07.2015)
PËRPLASJA E BANDAVE NË SHQIPËRI (01.07.2015)
Radio Evropa e Lirë, HARADINAJ - GJYKATA SPECIALE, E PADREJTË (Intervistë) (01.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]