E Mërkurë, 05.15.2024, 04:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zëri i Amerikës, NAIM TËRNAVA - SULMI NË PARIS S'KA LIDHJE ME BESIMIN (Intervistë)

E Djelë, 01.11.2015, 09:34am (GMT+1)



Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dënoi ashpër sulmin dhe vrasjet e së mërkruës në Paris. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, ai tha se ngjarjet e tilla nuk kanë të bëjnë me besimin, ndërsa vlerësoi lartë rolin e Francës në luftën për çlirimin e Kosovës. Myftiu Tërnava mbështet cdo përpjekje për të parandaluar përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme,  përfshirë edhe ligjin për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja.


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava e dënoi sot ashpër sulmin e së mërkurës në Paris që la pas vetes 12 të vrarë. Në një bisedë për Zërin e Amerikës ai tha se aktet e tilla që po bëhen në emër të islamit, nuk kanë të bëjnë asgjë me porositë që dalin nga mësimet e Kuranit.

"Them dhe e ngris zërin lartë duke dënuar atë akt barbar, qyqar, naiv dhe të pamoralshëm, i cili ndodhi në Paris nga njerëz kriminel të cilët asgjë nuk kanë të bëjnë me parimet fisnike islame, por janë kundër tërë asaj që urdhëron i madhi Zot në Kuran dhe vet shëmbëlltyra e ndritur e Muhamedit a.s. Pejgamberit tonë të fundit".

Ai tha se njerëzit për motive të ulta, për interesa të grupeve e klaneve, po e keqpërdorin besimin duke bërë përpjekje të arsyetojnë krimet. Feja, tha ai, urdhëron në paqe, tolerancë e harmoni në mes të gjithë njerëzve, pa dallim vendi, gjuhe e ngjyre.

"Ndaj unë si myfti, shfrytëzoj këtë rast që të shprehë keqardhjen time dhe ngushëllimet e mia për tërë atë që ka ndodhë në Paris. Dhe këtë dhimbje i përcjell edhe kombit francez, por edhe familjarëve të cilët humbën më të dashurit të tyre, qeverisë franceze, që ditën të qëndrojnë krah për krah me Kosovën në kohën kur Kosova kishte nevojën më të madhe të ndihmës nga aleatët tanë evropian dhe ata amerikan, por edhe nga bota mbarë".

Myftiu Tërnava thotë se institucionet islame kudo qofshin, duhet të jenë më të zëshëm dhe më të guximshëm për të thënë atë që duhet.

"Kurani nuk i jep të drejtë askujt të vrasë në emër të tij. Të bëj krim e të dhunojë në emër të tij. Mirëpo, duhet pasur shumë kujdes të gjithë ne në respektimin e vlerave, të qytetërimeve fetare, të kulturave fetare të popujve të ndryshëm. Duhet që këto kultura, këto qytetërime të mos kenë përplasje, por të kenë harmoni mes vete dhe të bashkëjetojnë njëra me tjetrën".

Luftërat në Lindjen e Mesme kanë shtuar shqetësimet edhe për përfshirjen e qytetarëve të rajonit në zhvillimet e atjeshme. Askush nuk e di numrin e saktë, por shërbimet e zbulimit pohojnë se mund të ketë disa qindra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria që mund të jenë duke luftuar në radhët e militantëve në lindjen e Mesme. Deri tash besohet se mbi 20 qytetarë të Kosovës kanë humbur jetën në ato luftëra.

Myftiu Trënava shprehu bindjen se thirrjet e Bashkësisë Islame kanë ndikuar në zvogëlimin e përfshirjes së qytetarëve nga Kosova. Ai tha sot sërish së askush nuk duhet të niset në atë rrugë duke u arsyetuar në emër të besimit.

"Sepse ajo rrugë për në Irak dhe për në Siri sot, nuk ka asgjë të bëjë me fenë dhe me konditat, parimet, fondamentet e fesë sonë të shenjtë islame. Ndaj edhe nuk duhet marrë atë rrugë dhe se ajo rrugë nëse merret, duhet të dijë çdonjëri që shkon në atë rrugë se po punon kundër asaj që urdhëron Zoti, urdhëron Pejgamberi, ngase të marrësh pjesë në një vend ku bëhen krime edhe nëse vet nuk bën krim, je i dyshuar që vërtetë ke marrë pjesë o pasive o aktive në krimet që i kanë bërë ndoshta të tjerët, nëse dikush edhe i shpëton vet aktit të krimit duke qenë atje. Atje po vrasin, po dhunojnë, po kriminalizojnë, po maltretojnë njerëz të pafajshëm, që i Madhi Zot xh.sh. para 14 shekujve na ka thënë se "˜të vrasësh një njeri është sikur të vrasësh tërë njerëzimin dhe të bëhesh shkaktar të shpëtosh një njeri është sikur ta shpëtosh mbarë njerëzimin".

Së shpejti parlamenti i Kosovës pritet të hedhë për miratim një ligj për parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit. Myftiu Tërnava thotë se kjo do të jetë një ndihmesë e madhe në përpjekje për të parandaluar shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në Siri dhe Irak.

"Besoj që kjo është një punë e mirë në raport me ruajtjen e shëndetit të të riut tonë, flas për shëndetin e gjithëmbarshëm dhe mirëqenien e gjithëmbarshme të të rinjve tanë, këtu në këtë nënqiell ku i Madhi Zot xh.sh. na ka krijuar dhe na ka bërë neve që të qëndrojmë, të rrimë, ta ruajmë dhe ta përparojmë këtë vend, sepse për neve, ky është vendit ku duhet të jetojmë dhe të vdesim".

Myftu Tërnava tha se kombi shqiptar është i vetëdijshëm në atë masë sa të mos i lejojë askujt destabilizimin e tij në emër të fesë.

"E ndjej veten jashtëzakonisht mirë se ende në Kosovën tonë nuk ka ndodhur edhe ekscesi më i vogël ndërfetar. Pra, është një respekt ndërfetar i madh, është një harmoni dhe është një besim i ndërsjellë me të gjitha besimet që frymojnë dhe jetojnë në Kosovë. Ndaj, Kosova, Shqipëria, vendet tona ku jetojnë shqiptarët, kombi shqiptar, është model që duhet ndjekur për bashkëjetesë fetare edhe shtetet tjera në zhvillim".


Ai thotë se institucionet dhe bashkësitë fetare duhet të bashkërendojnë veprimet për të penguar dhe parandaluar çdo përpjekje për të nxitur veprime të skajshme në këto hapësira dhe për ruajtur e kultivuar tolerancën si një nga vlerat më të mëdha të kombit shqiptar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TENSIONE NË LDK - PËRPLASEN VJOSA OSMANI E SADRI FERATI! (01.11.2015)
PËRFUNDON E QETË PROTESTA E VETËVENDOSJES (01.10.2015)
KRERËT E BASHKËSIVE MYSLIMANE NË SHQIPËRI, KOSOVË, MAQEDONI, MAL TË ZI E BOSNJË DËNOJNË ASHPËR SULMIN NË 'CHARLIE HEBDO' (01.10.2015)
JA SI I ETIKETOJNË ELEKTORATI I LDK-së KLANIN QË KA KAPUR KREUN E SAJ (01.10.2015)
VJOSA OSMANI KËRKON DEMOKRATIZIM TË LDK-së, TË ZBATOHET PARIMI 1 ANËTAR, 1 VOTË (01.10.2015)
SOT PROTESTOHET NË GJAKOVË KUNDËR DEKLARATAVE TË JABLLANOVIQIT (01.10.2015)
Kosova Sot - SHTETI MBAN SEKRET TREGTINË E DËMSHME ME SERBINËDyshohet se po mbulohen e fshihen skandalet, aferat korruptive dhe krimi i organizuar (01.10.2015)
VUÇIÇ NË KOSOVË MË 12-14 JANAR (01.09.2015)
HETIMET PËR BANKËN E SHQIPËRISË MBYLLEN - NUK DIHET KU SHKUAN 7 MILIONË DOLLARËT (01.09.2015)
VJEN NË TIRANË DON LU, AMBASADORI I RI I SHBA - PREZATON SHQIP VETEN DHE FAMILJEN (01.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]