E Djelë, 05.19.2024, 02:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Google nuk pranon diktatin e Pekinit, kërcënon të largohet nga Kina
E Mërkurë, 01.13.2010, 08:44am (GMT+1)

 

 

Voal-online Google ka vendosur të mos iu nënshtrohet më diktateve të Pekini. Motori më i përhapur i kërkimit në botë ka shpallur se nuk do të ketë asnjë lloj filtri në Kinë, duke kërcënuar se do të pezullojë çdo lloj aktiviteti në tregun e pasur kinez.

 

Drejt këtij "hapi ekstrem" të mundshëm kompaninë Google e ka shtyrë zbulimi se ndaj saj janë ndërmarrë sulme kibernetike (cyberattacks) "shumë të sofistikuar nga ana e spiunëve kinezë për t'i gjurmuar veprimtarët e të drejtave të njeriut.

 

Në një deklaratë të lëshuar dje për media në emër të kompanisë nga shefi ligjor i saj David Drummond, ku shpjegohet vendimi për të ndalur censurën ndaj rezultateve të kërkimeve në Kinë. Me sulme të tilla kompania është përballur që në mesin e dhjetorit të shkuar. E njëjta gjë ndodh edhe ndaj së paku njëzet kompanive të tjera nga më të larmishmet, përfshirë Internetin, financat, teknologjinë, mediat e tjerë.

 

Qëllimi kryesor i sulmeve, thuhet në deklaratë, është marrja e imejlleve (emails) të shkëmbyera mes veprimtarëve të të drejtave të njeriut. Google i porosit klientët e saj në Kinë të marrin masa mbrojtëse anti viruse dhe anti spiunuese.

 

Deklarata vlerëson reformat ekonomike kineze që kanë nxjerrë nga varfëria qindra milionë njerëz, si dhe rolin thelbësor të Kinës në përparimin ekonomik botëror.

 

Në këtë kontekst, Google.cn filloi në janar 2006 veprimtarinë në Kinë duke besuar në përfitimet e popullit kinez në marrjen e informacionit bashkëkohor, duke treguar njëkohësisht kujdes për të mos rënë ndesh me ligjet e Kinës.

 

"Vendimi ynë për të shikuar operacionet tona të biznesit në Kinë ka qenë pabesueshëm i vështirë, dhe ne e dimë se do të kemi pasoja të mundshme të konsiderueshme. Ne duam ta bëjmë të qartë se ky vendim është marrë nga drejtuesit tanë në Amerikë, pa dijeninë apo përfshirjen e të punësuarve tanë në Kinë, të cilët kanë punuar pa masë për ta bërë Google.cn kaq të suksesshëm sa është sot. Ne jemi të përkushtuar për të punuar me përgjegjshmëri që ta zgjidhim këtë çështje të vështirë," mbyll deklaratën për media shefi ligjor i Google, David Drummond. (http://www.repubblica.it) (http://www.washingtonpost.com)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUJTESË PËR ATË QË E RUAJTI DITARIN E ANA FRANKUT (01.12.2010)
Bie niveli i hidrocentraleve, por përmbytjet shtohen (01.12.2010)
Kryeministri Berisha dje në terrenin e zonave të përmbytura (01.12.2010)
NJË PJESË E MIRË E SHKODRËS TASHMË ËSHTË E LUNDRUESHMENga Jonuz Hallaçi, BBC Shkodër  (01.12.2010)
"Efekti Hillary" - Hillary Clinton, Modeli i Diplomacisë së Shekullit XXI (01.11.2010)
PËRMBYTJET VUNË NË PROVË ZONAT VERIORE (01.11.2010)
Në Florida temperaturat më të ulëta të 112 viteve të fundit (01.11.2010)
Shkodër: Situata mbetet serioze, Buna afër nivelit kritik (01.11.2010)
Ministria e Energjitikës mbi vërshimet në Shqipëri: Situata drejt normalizmit të mëtejshëm (01.10.2010)
Shkodër: Vazhdon evakuimiNga Menada Zaimi (01.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]