SINDIKATA E METALISTËVE PËRKRAH GREVISTËT E TREPÇËS
E Enjte, 01.22.2015, 09:49am (GMT+1)
Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës-Sindikata Industriale, me rastin e fillimit të grevës së punëtorëve të Trepçës për ruajtjen e këtij aseti me rëndësi kombëtare, përkrah dhe solidarizohet me këta punëtorë dhe i mbështet në kërkesat e tyre.
Kjo sindikatë e ka përjetuar rëndë transformimin e pasurisë së ndërmarrjeve industriale në Kosovë nga AKM dhe AKP, ku me shitjen e tyre i ka mbyllur me dhjetëra e mijëra vende të punës dhe ka shkatërruar ekonominë e këtij vendi.
Me këtë po synohet që edhe Trepçën ta tjetërsojnë për interesa të profiterëve.
Minatorët dhe punëtorët e Trepçës dhe të gjithë punëtorët e industrisë, kërkojnë nga Qeveria dhe Parlamenti, që pasuritë kombëtare të ruhen, ku këtu bën pjesë edhe "Trepça".
www.voal-online.ch
|