E Djelë, 04.28.2024, 05:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ITALI-SHQIPËRI-SERBI TAKIM NË ROMË Ministrat e jashtëm të të tre vendeve takohen në kryeqytetin italian. Ministri i Jashtëm i Italisë Gentiloni: “Eshtë një sinjal i qartë dhe për Europën”
E Premte, 01.23.2015, 06:16pm (GMT+1)



Në Romë u zhvillua sot takimi tre palësh mes ministrave të jashtëm të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë, një nismë e diplomacisë italiane për të nxitur dialogun në Ballkan, ku ajo sheh te Tirana dhe Beogradi, dy faktorët më të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit.

Ministri italian i jashtëm Paolo Gentiloni pati fillimisht dy takime të vecanta me homologun shqiptar Ditmir Bushati dhe atë serb Ivica Dacic, përpara se të niste takimi tre palësh. Në përfundim të tij, në një konferencë të përbashkët shtypi, ai u shpreh se "ky takim i parë trepalësh është dhe një mesazh i qartë drejtuar Europës", ndërsa nënvizoi se për Italinë, integrimi europian i Shqipërisë dhe Serbisë "është një angazhim strategjik, i cili duhet bashkëndarë edhe me Europën". Sipas ministrit italian "takimi i sotëm është i rëndësishëm për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve", duke uruar që "ky të jetë një hap i parë për të ecur përpara dhe në muajt që vijnë", deklaroi ministri Gentiloni.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, në fund të dhjetorit të shkuar, kryeministri italian Matteo Renzi, deklaroi se shpresonte që dhe ai vetë të mirëpriste në Romë një tjetër takim trepalësh në nivel kryeministrash.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë qenë prej kohësh në nivele formale. Vizita në muajin nëntor e kryeministrit Edi Rama në Beograd, shënoi një hap të rëndësishëm, pavarësisht tensionit me të cilin u prit nga kryeministri serb Aleksandër Vucic, qëndrimi i Tiranës lidhur me Kosovën.

"Takimi i sotëm i kontribuon stabilitetit në rajonin e Ballkanit perëndimor dhe normalizimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë" u shpreh ministri Ditmir Bushati, duke theksuar se vullneti i palës shqiptare në këtë drejtim ishte dëshmuar dhe me vizitën e kryemiistrit Rama në Serbi. Sipas zotit Bushati "dialogu duhet të pasohet dhe nga një forcim i shkëmbimeve tregtare duke rrëzuar paragjykimet ekzistuese".

Frymës së bashkëpunimit i ka mëshuar edhe ministri serb Ivica Dacic. "Ne duhet të mësohemi të flasim për të gjitha problemet, edhe kur për to nuk kemi konsensus. Duhet të përqëndrohemi te pikat që na bashkojnë dhe jo te ato që na ndajnë", u shpreh zoti Dacic.

Nisma e Italisë është propozuar që pranverën e vitit të shkuar, nga ministrja e atëhershme italiane Emma Bonino. Ajo u rikonfimua dhe nga pasuesja e saj Federica Mogherini, e cila aktualisht është Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit europian, ndërsa u konkretizua nga kreu aktual i diplomacisë italiane Gentiloni.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHJAGA - ANËTARËSIMI I KOSOVËS NË NATO, VLERË E SHTUAR PËR SIGURINË RAJONALE (01.23.2015)
STOLTENBERG NË PRISHTINË - TERRORIZMI, KËRCËNIM PËR TË GJITHË (01.23.2015)
KOSOVA MIRATOI NË PARIM LIGJIN PËR PËRFSHIRJE NË LUFTËRA TË HUAJALigji pason shqetësimet për shtimin e numrit të qytetarëve të përfshirë në luftërat ne Lindjen e Mesme (01.23.2015)
JOZEFINA TOPALLI REAGON PËR LABORATORIN E KOKAINËS - SHQIPTARËT T'I DALIN ZOT VETES, VENDI ËSHTË NË RREZIK, KOHA NUK PRET (01.23.2015)
GRIDA DUMA - 21 JANARI ISHTE MOSMENAXHIM I SITUATËS, 4 VIKTIMAT ISHIN TË PAFAJSHME (01.23.2015)
SOT NË PROTESTA GJILANI, KAMENICA E SUHAREKA (01.23.2015)
MUSTAFA NUK I ARSYETON DOT PROBLEMET ME TË CILAT PËRBALLET KRYEMINISTRI DHE QEVERIA E TIJ (01.23.2015)
EDHE GJILANI MARSHON SOT KUNDËR JABLLANOVIÇIT DHE NË MBROJTJE TË TREPÇËS (01.23.2015)
SEKRETARI KERRY - SHKATËRRUAM CELULAT E ISIS-it NË KOSOVË (01.23.2015)
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I NATOs SOT VIZITË NË KOSOVË (01.23.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]