E Mërkurë, 05.08.2024, 12:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Google mohon largimin nga Kina, kërkon bisedime
E Djelë, 01.17.2010, 11:13am (GMT+1)

 

 

Voal-online -Google Inc hyn në javën e dytë të rrezikut të lartë të politikës së llogaritur me qeverinë e Kinës, në mes spekullimeve se firma ka vendosur të dalë nga tregu më i madh i Internetit në botë për shkak të shqetësimeve nga spiunazhi kibernetik.

 

Motori më popullor i kërkimit në botë, Google, tha javën e shkuar se ishte duke menduar rreth ikjes nga Kina pas vuajtjes së një sulmi të sofistikuar kibernetik ndaj rrjetit të tij që rezultoi me vjedhjen e disa prej pornave të tij intelektuale.

 

Kompania ka thënë se nuk dëshiron më të censurojë përmbajtjen e motorit të tij në gjuhën kineze google.cn, dhe do të provojë të negociojë një motor kërkimi legal të pacensuruar, ose të ikë nga tregu kinez.

 

Shumica e flitrave në google.cn ishin ende në punë të dielën, ndonëse kontrollet në disa kërkime, përfshirë ngjarjen e 4 qershorit 1989 në Tiananmen, duket se janë lënë të lira.

 

 

Shpallja e Google tërhoqi vëmendjen e 384 milionë netistave të Kinës, tregut më të madh në botë të përdoruesve të Internetit, teksa blogët dhe mediat vendëse citonin njerëz të brendshëm të thonin se Google ka vendosur tashmë t'i mbyllë zyrat e tij në Kinë.

 

Google e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se kompania është ende duke skanuar rrjetet e tij të brendshme qëkur ndodhën sulmet kibernetike në mes të dhjetorit. Google gjithashtu tha se do të mbajë bisedime me qeverinë kineze në javët e ardhshme të afërta.

 

Kina ka provuar të zbutë kërcënimin e Google për të ikur, duke thënë se ishin shumë rrugë për ta zgjedhur çështjen, por duke këmbëngulur se të gjitha kompanitë e huaja, përfshirë Google, duhet t'iu binden ligjeve kineze.

 

Washingtoni tha se po lëshonte një notë diplomatike ndaj Kinës duke kërkuar zyrtarisht sqarime për sulmet. Çështja e Google rrezikon të bëhet një tjetër ngacmim në marrëdhëniet Kinë-SHBA, tashmë të tendosura nga diskutimet lidhur me shkallën e shkëmbimit të parase kineze, proteksionizmin e tregut dhe shitjen e armëve të SHBA Taivanit.

 

Washingtoni prek kohësh është i shqetësuar lidhur me programin spiunues kibernetik të Pekinit. Një komision kongresional këshillues tha në nëntor se qeveria kineze duket se gjithnjë e më shumë po hyn në kompjuterat e SHBA për të mbledhur të dhëna të dobishme për ushtrinë.

 

Kur Google filloi uebsajtin e tij google.cn më 2006 me vendimin e vetëcensurimit të kërkimeve, tha se veprimi i kompanisë do të japër përfitime për popullin kinezë që të zgjerojë burimet e informacionit.

 

"Ne mendojmë se kemi marrë një vendim të arsyeshëm, ndonëse nuk mundtë jemi të sigurtë se do të rezultojë më I miri," i tha një zëdhënës i lartë i Google Komitetit të SHBA për Marrëdhënie Ndërkombëtare më 2006.

 

Veprimi i Google duke denoncuar publikisht censurën dhe duke akuzuar hakerat kinezë për ndërmarrjen e sulmeve që rezultuan në vjedhjen e pronës së saj intelektuale u pa si një lëvizje e guximshme.

 

 

"Nuk kemi parë kurrë një kompani të përdorë ndaj qeverisë kineze një mënyrë të tillë konfrontuese publike," tha  James McGregor, këshilltar i lartë i marrëdhënieve publike të këshillimores Apco Worldwide.

 

Por kjo mund t'i kthehet kundër duke parë tashmë se e ka dëmtuar perspektivën e saj në Kinë lidhur me hamendjen që nxit kërcënimin se do të largohet.

 

Analisti i JPMorgan, Dick Wei, tha se ai mendon që marrëdhëniet e Google me qeverinë kineze janë tashmë të tendosura dhe edhe po të vendosë të rrijë, do t'iu nënshtrohet rregullave edhe më të rrepta.

 

Analisti i UBS,  Wang Jinjin, gjithashtu beson se marrëdhëniet e Google me tregun e reklamave janë düemtuar, si rezultat i kërcënimit dhe se ato zgjedhin më shumë tani Baidu Inc.

 

Të shtunën, Yahoo u ndodh në telash pasi kompania partnere kineze e saj, Alibaba Group, kritikoi deklaratat e saj në mbështetje të Google.

 

Duke parë çfarë ndodhi me Google, rivalja Microsoft Corp tha se nuk ka ndërmend të largohet nga Kina.

Microsoft shpreson të dërgojë motorin e vet të kërkimit Bing Internet në Kinë, motor që ka vetëm një përqindje të vogël të tregut, por mund të përfitojë nëse Google, No. 2 pas rivales vendëse Baidu Inc, ik nga Kina. (http://www.reuters.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË DORË TË ZGJATUR NDIHME HAITITNga BILL CLINTON dhe GEORGE W. BUSH, ish presidentë të SHBA (01.17.2010)
Buzëqeshja e Claude - Shpëtimi i Claude 2 vjeçar simbolizon shpresën për Haitin - Fotoreportazh (01.16.2010)
HAITI MIDIS JETËS DHE VDEKJES (Fotoreportazh) (01.16.2010)
HAITI: NDOSHTA TË VDEKURIT JANË 200 MIJË - HILLARY CLINTON SOT NË HAITI (01.16.2010)
PENTAGONI DËRGON 9000 USHTARË NË HAITI Hymnet fetare dhe qarjet e fëmijëve mbushin natën e Haitit (01.15.2010)
Mali i Zi dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike (01.15.2010)
OBAMA - HAITIANËVE: AMERIKA ËSHTË ME JUHAITI: NDOSHTA TË VDEKURIT JANË 200 MIJË - HILLARY CLINTON SOT NË HAITI& (01.14.2010)
Hymnet fetare dhe qarjet e fëmijëve mbushin natën e HaititNË HAITI KATASTROFË E PAPARË NJERËZORE, BOTA NË KËMBË (01.14.2010)
Mauritania e njohu Kosovën (01.13.2010)
NË HAITI KATASTROFË E PAPARË NJERËZORE, BOTA NË KËMBË (01.13.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]