E Martë, 05.07.2024, 09:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HAITI MIDIS JETËS DHE VDEKJES (Fotoreportazh)
E Shtunë, 01.16.2010, 09:33am (GMT+1)

 

 



PORTOPRENS, HAITI Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera dhanë më shumë ndihma të urgjencës dhe furnizime në Haitit të premten në një përpjekje të intensifikuar për ta shpëtuar vendin e dërmuar nga tërmeti nga gjendja e kolapsit.

 

Teksat mjekët merreshin me pacientë mes jetës e vdekjes, qeveritë e huaja punuan për të krijuar një sistem në përkrahje të jetës së fëmijëve, për ta kthyer Haitin në normalitet pas tërmetit shtatëballësh që tronditi vendin të martën.

 

Me  1 000 trupa në terren, dhe më shumë ngarkesa ushqimore, ujë dhe pajisje në dërgim e sipër, zyrtarët e SHBA u përballën me një objektiv kompleks dhe të vështirë në ringjalljen e vendit të torturuar, ku shkalla e papunësisë ishte 70 për qind para fatkeqësisë.

 

Departamenti i Shtetit tha se një anije transporti me 600 000 racione ditore ushqimi është duke arritur dhe një shtesë ndihme ushqimore  $48 milionë do të jetë gati, e mjaftueshme për disa muaj. Nja 100 000 autobote me ujë po vijnë nëpërmjet detit, do të sillen edhe instalime për pastri të ujit dhe Pentagoni do të dërgojë rreth 10 000 trupa në vend.

 

 

 

"Ne jemi në fazën e urgjencës," tha zëdhënësi i Departamenti Shtetit P.J. Crowley. "Në ditët e ardhshme ne do të përqëndrohemi në rimëkëmbjen e përgjithshme... për ta stabilizuar popullsinë. Do të jetë një sfidë afatgjatë rindërtimi i Haitit."

 

Por në një vend qeveria e të cilit ka dështuar krejtësisht, ekonomia e dobët e të cilit është rrënuar dhe populli i të cilit është lënë në mëshirë të fatit, sfidat janë të frikshme.

 

Të premten haitianët e dëshpëruar u vërsulën mbi ushqimin dhe ujin, dhe natën, në një kryeqytet ku as drita nuk ka, u vërdallosën në terr. Trupat e të vdekurve mbushni rrugët dhe varrezat.

 

Financieri Jean Jude Lesperance, 42 vjeç, tha se miqtë e tij janë përpjekur prej dy ditësh t'ia gjejnë atij një shtrat, por e gjitha çfarë mundën të gjejnë ishte një karrike llamarine.

 

 

"Kur do të marrë fund kjo?" pyeti ai me një zë që ishte më tepër pëshpërimë. "Më ndihmo."

 

Kryqi i Kuq Haitian tha se 50 000 veta mund të kenë humbur jetën në këtë tërmet, ndonëse vlerësimet  e tjera ishin më të larta. Pesë amerikanë përfshirë një nëpunës të Departamentit të Shtetit janë konfirmuar të vdekur, por thuhet të jenë më shumë të vdekurit. Në një rast të rrallë të një lajmi të mirë, një prift nga Uashingtoni që mungonte prej momentit të tërmetit, reverendi Arsene Jasmin, u gjet gjallë.

 

Nëndrejtori i Programit Botëror të Ushqimit për vendin, Benoit Thiry, tha se shpërndarja e ushqimit të premten po shkonte "shumë keq".

 

Agjencia tha se ajo shpërndau biskota me shumë kalori për vetëm 1 700 në gjithë atë Port-au-Prince, një qytet 2 milionësh, të enjten. Synimi i agjencisë ishte të arrinte më shumë se 10 000 veta të premten dhe ta dyfishojë këtë sasi të shtunën.

 

Por organizatorët ishin të detyruar të përballeshin me një mori problemesh, përfshirë vështirësitë e gjetjes së mjeteve të trasnportit dhe zënien e rrugëve nga trupat pa jetë. "Shkalla e urgjencës është ndoshta më e keqja që ka pasur ndonjëherë  Programi Botëror i Ushqimit," tha Thiry.

 

Shumica e qeverisë haitiani ishte praktikisht jashtë loje. Shërbimi i postës elekronike nga shtetet e Bashkuara për në Haitit ishte ndërprerë të premten, dhe Haiti ia dorëzoi kontrollin e trafikut ajror në aeroportin e kryeqytetit ushtrisë së SHBA. Sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton bëri të ditur se do të fluturojë në Haiti të shtunën për ta parë nga afër rrënimin, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka në plan të arrijë të dielën.

 

 

'Përmbytur nga ndihma'

 

Ekipet e shpëtimet priten me ankth për pajisje dhe kolegë që do të ishin të aftë të zbarkonin për shkak të hapësirës së kufizuar dhe vështirësive të komunikacionit. Disa avionë kishin fluturuar shumë kohë duke kërkuar vend ku të ulen, dhe ka më tepër kufizime për avionët joushtarakë.

 

"Aeroporti aktualisht është i përmbytur nga nndihma," tha Hans Van de Vens, një zyrtar hollandez i kërkim shpëtimi që po shpresonte të gjente ekipin hollandez të cilit i ishte ndaluar zbarkimi ditën e djeshme.

 

 

Zyrtarët thanë se situata në aeroport emërtuar sipas patriotit haitian Toussaint L'Ouverture ishte përmirësuar që të enjten, kur avionë privatë arritën pa paralajmërim. Ata u lejuan të zbresin, për shkak të rrezikut që mund të vinte nga përplasjet, por avionët e tjerë u kthyen mbrapsht, " tha oficeri i Forcave Ajrore Ty Foster.

 

"Hapësira ajrore është shumë më mirë. Tani kemi komunikim të mirë," tha ai.

 

 

 

Forcat Ajrore të SHBA po japin ndihmë në kontrollin e trafikut ajror dhe një avion ushtarak amerikan AWACS qëndron duke vëzhguar dhe duke ndihmuar kontrollin e trafikut ajror. Zyrtarë të tjerë thanë se aeroporti mund të përballojë vetëm 90 zbritje dhe ngritje avionësh në ditë.

 

Nja dymbëdhjetë avionë njëherësh ishin në pistë të premten, duke përfshirë avionë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara, Meksika, Venezuela, Nikaragua dhe izraeli. Ekipe ndihme nga Rusia, Kolombia, Hollanda, Britania dhe vende të tjera erdhën me gjeneratorë, pajisje shpëtimi, barna dhe ushqime.

 

 

Por me një aeroport të vogël i aftë të përpunojë një numër të vogël avionësh, pajisjet e domosdoshme do të arrinin ngadalë. "Jemi në ankth, natyrisht. Ne e ndiejmë se do të ndihmojmë shumë," tha Al Perez  i Departamentit të Zjarrfikësve të kontesë Miami-Dade, që po priste për zbarkimin e një avioni me pajisje që ishte vonuar. Ekipi i kërkim shpëtimit kishte arritur një ditë më parë, por me gjysmën e pajisjeve.

 

Në mëngjesin e së premtes 1 067 kërkues-shpëtues të huaj ishin në kërkim të të mbijetuarve me 114 qenë, tha Nicholas Reader, një zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare.

 

 

'Do të duhen ditë'

 

Arritja e avionëve në aerport është vetëm njëri nga problemet. Një tjetër problem është arritja e makinave dhe personelit si dhe rregullimi i tyre. Mbetej problem dërgimi i furnizimeve në qytet.

 

"Ne kemi plot kamionë gati, por nuk kemi shoferë," ha Joe Kratochvil, pjesëtar i ekipit kërkim-shpëtim nga konteja Fairfax.

 

Gjeneral Kolonel Ken Keen, nënkomandant i Zonës Jugore të SHBA, iu tha reporterëve në aeroport të premten se "po jepej një ndihmë thelbësore ndërkombëtare" për të ndihmuar rimëkëmbjen e Haitit.

 

 

"Do të duhen ditë për ta dhënë gjithë ndihmën e duhur," tha ai.

 

Keen tha se helikopterët e SHBA nga USS Carl Vinson, që kishte arritur në brigje, po sillte furnizime në Port-au-Prince të premten.

 

Edhe një ditë tjetër kishte pak shenja që qeveria haitiane të përfshihej në operacionet e ndihmës. Zyrtarët e ndihmave thanë se ministrat ishin në takime me dhuruesit ndërkombëtarë për të bashkërenduar ndihmat humanitare.

 

 

"Janë duke u përpjekur me të gjtha mundësitë," tha Keen, duke nënvizuar vdekjet e të afërmve të shumë zyrtarëve të lartë dhe kolapsin e shumë ministrive.

 

Crowley, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, tha se qeveria e SHBA po përqëndrohet në "çfarë ndihme I duhet Haitit në 30 ditët e ardhshme, çfarë i duhet Haitiit në gjashtë muajt e ardhshëm . . .Ne jemi duke parë si t'i çojmë atje ku duhet me qindra mijë furnizime. . . të cilat do të sigurojnë jetën e popullit të Haitit për një periudhë të gjerë kohe."

 

 

Mark L. Schneider nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave tha: "Ky është një nga shkatërrimet më të medha që ndonjë vend në këtë rajon të ketë pësuar në histori, dhe ka ndodhur ndaj një vendi që më së paku është I aftë të japë përgjigjen e duhur".

 

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama bëri të ditur se do të presë ish presidentët Bill Clinton e George W. Bush të shtunën për një diskutim rreth bashkërendimit të ndihmës mbarëbotërore për Haitin.

 

 

Obama gjithashtu tha se kish folur në telefon me presidentin hatian René Préval. Obama tha se Préval ishte shumë i emocionuar në falënderimin e Shteteve të Bashkuara. "Ai tha se është pa masë i prekur nga miqësia dhe bujaria e popullit amerikan," tha Obama. "Ai tha: 'Nga thellësia e zemrës ime dhe në emër të popullit të Haitit, faleminderit, faleminderit, faleminderit.'"/Elida BUÇPAPAJ

 

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HAITI: NDOSHTA TË VDEKURIT JANË 200 MIJË - HILLARY CLINTON SOT NË HAITI (01.16.2010)
PENTAGONI DËRGON 9000 USHTARË NË HAITI Hymnet fetare dhe qarjet e fëmijëve mbushin natën e Haitit (01.15.2010)
Mali i Zi dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike (01.15.2010)
OBAMA - HAITIANËVE: AMERIKA ËSHTË ME JUHAITI: NDOSHTA TË VDEKURIT JANË 200 MIJË - HILLARY CLINTON SOT NË HAITI& (01.14.2010)
Hymnet fetare dhe qarjet e fëmijëve mbushin natën e HaititNË HAITI KATASTROFË E PAPARË NJERËZORE, BOTA NË KËMBË (01.14.2010)
Mauritania e njohu Kosovën (01.13.2010)
NË HAITI KATASTROFË E PAPARË NJERËZORE, BOTA NË KËMBË (01.13.2010)
Tërmeti rrënoi Haitin - mijëra njerëz nën gërmadhaNë Haiti katastrofa natyrore shkaktoi katastrofë dhe tragjedi njerëzore (01.13.2010)
Google nuk pranon diktatin e Pekinit, kërcënon të largohet nga Kina (01.13.2010)
KUJTESË PËR ATË QË E RUAJTI DITARIN E ANA FRANKUT (01.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]