E Djelë, 05.19.2024, 02:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Hymnet fetare dhe qarjet e fëmijëve mbushin natën e Haitit
NË HAITI KATASTROFË E PAPARË NJERËZORE, BOTA NË KËMBË

E Enjte, 01.14.2010, 02:56pm (GMT+1)

 

 



 


Në natën e verbër të Haitit, hymnet fetare lartohen nga grupet e njerëzve që ndodhen nën qiellin e hapur për siguri dhe solidaritet ndaj njërit tjetrit.

 

Zërat e grave përhapin jehoninën e tyre nga kodra në kodër, nga rruga në rrugë, teksa haitianët luten për të vdekurit e tyre dhe i luten Zotit t'i kursejë nga vuajtjet e mëtejshme pasi tërmeti ka vrarë me dhjetëra mijë veta dhe rrënuar pjesën më të madhe të kryeqytetit.

 

Ndërkohë që këngët fetare i qetësojnë shpirtërat, nuk pushojnë qarjet dhe dënesjet e fëmijëve të plagosur, disa të shtrirë në rrugë pranë pellgjeve të gjaku janë kujtesë e vrazhdë e vuajtjes së pamerituar të Haitit.

 

"Oh Zoti im, kush do ta ndihmojë vendin time tani?" tha Manuel Deheusch, një biznesmena haitian që erdhi rrufeshëm nga Republika Dominikane fqinje të shohë për miqtë e tij dhe pronat e tij.

 

"Bota duhet të na ndihmojë ne tani. Ne nuk ia dalim dot kësaj vetëm," shtoi ai, duke tundur dhe duke i pëshpëritur emrt e familjeve shtëpitë e të cilëve u rrënuan teksa ai po kthehej në Portoprens (Port-au-Prince) në mbrëmjen e hershme.

 

Radhët e trupave pa jetë përhapen nëpër rrugë, disa pa u kujtuar askush për ta, të tjerë të mbuluar me një çarçaf a një rrobë.

 

Jashtë Hotel Villa Creole, ku gazetarët dhe punëtorët e ndihmave së bashku bëjnë gjumin e natën, shtrihen dy trupa në rrugën pranë.

 

"Është një punë gati e paarritshme," thotë një vullnetar vendas, duke u përpjekur të marrë të plagosurit dhe të tmerruarit e shumë të rënë për të fejtur nëpër rrugë jashtë hotelit, edhe ai dëmtuar nga tërmeti.

 

E para që dërgoi ndihmat ishte Republika Dominikane fqinje, e cila çoi pak kamiona me ndihma, pak ambulanca, duke marrë në spitalet e veta disa nga të palgosurit para se të binte nata.

 

Haitianët ndërkohë vazhdojnë të kërkojnë poshtë rrënojave njerëzit e tyre.

 

 

"Ndihma nga jashtë ështëe  domosdoshme, sepse kapaciteti i organizmave të ndihmës këtu është dobësuar shumë," tha Mike Stewart, drejtor i organizatës bamirëse Hope for Haiti (Shpresë për Haitin), i cili ka improvizuar një spital të vogël jashtë Villa Creole. Aty trajtohen ata që kanë kocka të thyer apo rrjedhje të brendshme gjaku.

 

"Shumë janë nga ata që nuk i shpëtojmë dot," tha Stewart. "Në mëngjes ndihma do të jetë edhe më pa rezulatet. Ne na duhet të bëjmë operacione, por nuk kemi pajisje. Të gjitha organizatat e ndihmës kanë pasur shumë punë për të bërë."

 

Paqeruajtësit e OKB nja 9000 veta përpiqen të ndihmojnë, por janë në pikë të hallit për vete.

 

 

"Nuk kam arritur ende ta telefonoj time shoqe. Ajo mund të mendojë se kam vdekur," tha një paqeruajtës kilian, që kërkoi të mos i përmendet emrin.

 

Ai dhe disa kolegë helmetëblu nga vendet e tjera të Amerikës Latine po përpiqeshin me buldozerë të hiqnin rrënojat nga rruga.

 

Pas tërmetit të parë dy valë të tjera goditëse e tronditën përsëri Haitin.

 

Ndërkohë që Haiti ka përjetuar pa masë dhunë në të kaluarën, reporteri pa një atmosferë çuditërisht të qetë në rrugë dhe disa herë njerëz i janë lutur t'iu japë pak ujë, i cili menjëherë është ndarë midis shumë njerëzve të etur dhe të uritur./Elida BUÇPAPAJ

(http://www.reuters.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Mauritania e njohu Kosovën (01.13.2010)
NË HAITI KATASTROFË E PAPARË NJERËZORE, BOTA NË KËMBË (01.13.2010)
Tërmeti rrënoi Haitin - mijëra njerëz nën gërmadhaNë Haiti katastrofa natyrore shkaktoi katastrofë dhe tragjedi njerëzore (01.13.2010)
Google nuk pranon diktatin e Pekinit, kërcënon të largohet nga Kina (01.13.2010)
KUJTESË PËR ATË QË E RUAJTI DITARIN E ANA FRANKUT (01.12.2010)
Bie niveli i hidrocentraleve, por përmbytjet shtohen (01.12.2010)
Kryeministri Berisha dje në terrenin e zonave të përmbytura (01.12.2010)
NJË PJESË E MIRË E SHKODRËS TASHMË ËSHTË E LUNDRUESHMENga Jonuz Hallaçi, BBC Shkodër  (01.12.2010)
"Efekti Hillary" - Hillary Clinton, Modeli i Diplomacisë së Shekullit XXI (01.11.2010)
PËRMBYTJET VUNË NË PROVË ZONAT VERIORE (01.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]