E Shtunë, 04.27.2024, 04:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VETËVENDOSJE - STAVILECI FYEN DHE TALL POPULLIN E VARFËRUAR TË KOSOVËS,  PËRBUZ DHE PËRÇMON GRATË SHQIPTARE

E Shtunë, 02.28.2015, 09:07am (GMT+1)


Lëvizja "Vetëvendosje" është e shqetësuar për gjuhën e përdorur së fundi nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, një gjuhë përbuzëse për popullsinë e varfëruar të Kosovës, e veçanërisht për gratë.

"Ky ministër në vend se të shpjegojë arsyet e mjerimit dhe të moszhvillimit ekonomik në Kosovë, që vijnë si pasojë e konceptit keq-qeverisës të pushtetit ku ai është pjesë, e hedh fajin për këtë varfëri tek masat e gjera që në Kosovë i përkasin shtresës së varfër të shoqërisë. "Me 300 euro rrogë mos i bëni 7 fëmijë", tha ministri i zhvillimit ekonomik Blerand Stavileci, duke shpërfaqur kështu gjithë ideologjinë e biopushtetit, e cila pasi i ka zhveshur shumicën e shqiptarëve të Kosovës prej shumë të drejtave qytetare, politike e ekonomike, tashmë po synon t'i zhveshë ata edhe prej kontrollit mbi jetët e tyre, mbi familjet e tyre, mbi të vetmen pronë që u ka mbetur, e që është trupi i tyre biologjik".

"Gjuha e tillë nuk i përket vetëm këtij ministri. Jemi dëshmitarë të deklaratave të ndryshme nga shumë zyrtarë të qeverisë, të cilët barazinë gjinore dhe të drejtat e grave i shndërrojnë në riprodhim të kushtëzuar, në fajësi mbi vdekshmërinë foshnjore, apo si në këtë rast, si fajësi për varfërinë e përgjithshme. Kjo gjuhë është përdorur edhe më parë nga aparati racist i Millosheviqit, që i akuzonte nënat shqiptare si "gra te egra" të cilat dinë vetëm të "bëjnë fëmijë"".

VV thekson se kjo gjuhë e përdorur nga pushtetarët synon që ta shpjegojë mërgimin masiv, arratisjen e popullit të Kosovës prej kushteve të mjerueshme ekonomike e shoqërore, përmes fajit biologjik të këtij populli. "Sugjerimi i ministrit nuk ka të bëjë me planifikimin familjar, por me dëshirën për të shfajësuar qeverinë, e cila është fajtori i vërtetë për kushtet e pajetueshme të ndërtuara në Kosovë. Nuk do të mund të ketë kurrë barazi, as ekonomike, as qytetare e as gjinore, me një qeveri që ka mendësi të tillë, pushteti i së cilës rrjedh edhe riprodhohet prej pabarazisë".

"Gruaja në Kosovë vazhdon të mbetet shtylla kryesore e shoqërisë, jo për shkak të pjesëmarrjes së saj simbolike në strukturat e pushtetit, por për shkak të pozitës së saj në shtresat e mesme dhe të ulëta të shoqërisë. Përderisa pabarazia rëndon mbi supet e saj, ajo kryen dy të tretat e punës në këtë shoqëri, pasi detyrohet të punojë si në profesion ashtu edhe në shtëpi. Gruaja nuk është fajtore për moszhvillimin dhe për varfërinë në Kosovë, ajo është viktimë e këtij moszhvillimi, i cili është rrjedhojë direkte e hajnisë dhe e injorancës e prapambeturish, që fatkeqësisht ka uzurpuar poltronat e ministrive në Kosovë", thekson VV. (Kosova Sot)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT SHTATËMBËDHJETË VJET MË PARË NISI LUFTA NË KOSOVË (02.28.2015)
DOKUMENT - BUJAR NISHANI I JEP BEHGJET PACOLLIT DEKORATËN 'NDERI I KOMBIT' (02.28.2015)
KOSOVË - TRE TË ARRESTUAR PËR TERRORIZËMAkuza - rekrutim, financim dhe pjesëmarrje në grup terrorist (02.27.2015)
ZËRI I AMERIKËS - RASTI I VRASJES SË VËLLEZËRVE BYTYÇI (02.27.2015)
ZAEV - PUSHTETI MAQEDON KA PËRGJUAR 6 AMBASADORË TË HUAJ (02.27.2015)
FACEBOOK - ARBEN ISLAMI TREGON SE KU ISHTE DHE KU ËSHTË SOT KUFIRI I KOSOVËS ME MALIN E ZI (02.27.2015)
THAÇI - GJYKATA SPECIALE DUHET NGRITUR, NUK KEMI ÇARE (02.27.2015)
ANTON QUNI BËN THIRRJE PËR DURIM DERI NË DALJEN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË UÇK-së (02.27.2015)
SHQIPTARËT - MË TË RREZIKUARIT NË VOJVODINË (02.27.2015)
KERRY LAVDËRON SERBINË PËR BISEDIME ME KOSOVËN (02.27.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]